nga Brunilda Ternova
Sopranoja Tefta Tashko Koço, një nga figurat e rëndësishme të interpretimit vokal në Shqipëri, me zërin e saj të bukur dhe autentik, gjatë karrierës së saj të shkurtër
shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. E lindur në Egjipt në
vitin 1910, pjesëmarrëse aktive
që në femijërinë e hershme në jetën
artistike të Korçës, e formuar artistikisht në Paris dhe në Romë, bilbili shqiptar që i dhuroi emocione të papërshkrueshme publikut të epokës,
do të ndahej nga jeta në moshë shumë të re duke
lënë një boshllëk të thellë në kulturën
dhe artin shqiptar.
Vitet e Para
Tefta Tashko Koço u
lind më 2 nëntor 1910 në Fajun te Egjiptit, nga një familje intelektuale dhe patriotike shqiptare. Babai,
Thanas Tashko, me
origjinë nga Frashëri i Korçës, emigroi
në Egjipt bashkë me
bashkëshorten Eleni Zografi, e cila ishte e bija e patriotit
shqiptar Pandeli Zografi.
Thanas Tashko ishte një nga figurat më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Egjipt dhe mbështetës i shumë nismave kulturore dhe patriotike: ishte botues i gazetave “Shkopi”, “Sopata” dhe “Rrufeja”, ishte autor dhe aktivist i projekteve patriotike “Fan S. Noli Noli” dhe “Vatra” me seli në Sh.b.a., ishte promovues dhe furnizues me armë i patriotëve që luftuan kundër Perandorisë Otomane për pavarësinë e Shqipërisë, etj.
Thanas Tashko ishte një nga figurat më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Egjipt dhe mbështetës i shumë nismave kulturore dhe patriotike: ishte botues i gazetave “Shkopi”, “Sopata” dhe “Rrufeja”, ishte autor dhe aktivist i projekteve patriotike “Fan S. Noli Noli” dhe “Vatra” me seli në Sh.b.a., ishte promovues dhe furnizues me armë i patriotëve që luftuan kundër Perandorisë Otomane për pavarësinë e Shqipërisë, etj.
Në vitin 1921 - gjashtë vjet pas vdekjes së bashkëshortit - Eleni Zografi bashkarisht me fëmijët, 4 meshkuj dhe
3 femra, kthehet dhe vendoset në qytetin e saj të lindjes, në
Korçë - që ishte një nga qëndrat më të rëndësishme kulturore të vendit e që gelonte nga aktivitetet artistiko-kulturore. Gjejmë në këtë periudhë
kohe grupin muzikor “Vatra” dhe “Lira”, Shoqërine e Arteve
të Bukura si dhe shumë grupe të tjera
të vogëla kulturore të cilat ishin po aq
produktive sa edhe më të njohurit.
Tefta ishte që në fëmijërine e saj të hershme një protagoniste e spetakleve muzikore, dhe filloi të aktivizohej në grupet e ndryshme artistike bashkarisht me Jorgjie File Truja (një tjetër artiste e muzikës vokale shqiptare), duke marre pjesë si soliste në shfaqjet artistike që organizoheshin shpesh në qytet. Falë talentit të saj, me 26 qershor 1926, në moshën 15-vjeçare ajo u paraqit me koncertin e saj të parë zyrtar para artdashëve të qytetit. Këto aktivitete artistike kushtëzuan ndjeshëm fatin dhe zgjedhjet e saja të ardhëshme artistike dhe të jetës. Tashmë, kishte lindur një artiste!
Tefta ishte që në fëmijërine e saj të hershme një protagoniste e spetakleve muzikore, dhe filloi të aktivizohej në grupet e ndryshme artistike bashkarisht me Jorgjie File Truja (një tjetër artiste e muzikës vokale shqiptare), duke marre pjesë si soliste në shfaqjet artistike që organizoheshin shpesh në qytet. Falë talentit të saj, me 26 qershor 1926, në moshën 15-vjeçare ajo u paraqit me koncertin e saj të parë zyrtar para artdashëve të qytetit. Këto aktivitete artistike kushtëzuan ndjeshëm fatin dhe zgjedhjet e saja të ardhëshme artistike dhe të jetës. Tashmë, kishte lindur një artiste!
Në Francë
Ndërmjet 1927 dhe
1935, Tefta u
zhvendos me familjen e saj në Montpellier
të Francës, ku filloi studimet
muzikore të shkollës së mesme për kanto
me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930 do të regjistrojë në Paris për shtëpinë
diskografike “Pathe”, këngët e
para popullore shqiptare me grupin e njohur
iso-polifonik lab
të kompozitorit Neço H. Muko.
Në vitin 1931 fillon vitin e parë të studimeve për kanto pranë ‘Conservatoire National de Musique et de
Déclamation’ me mjeshtrat e kalibrit të Jean
Sere, Leo Bermandi e te André Gresse. Në shtator po të atij viti, ajo do te jete pjesemarrse në konkursin
muzikor “Një Opera Komike”
(ita. Un’Opera Comica) i organizuar nga Konservatori i Parisit, duke luajtur rolin e ‘Madama Butterfly’. E zgjedhur në mënyrë unanime nga juria midis 127
kandidatëve të tjere te pranishem ne
konkurs, u vlerësua për cilësine
e saj te lartë vokale dhe interpretuese, duke u
renditur nder te parat
ne mesin e 17 fituesve. Ne fund te vitit të parë, do te marre pjesë në
një konkurs të kantos lirike, duke fituar çmimin e dytë. Ndersa midis viteve 1935-1936 do te mbaroj specializimin per kanto
në Romë (Itali).
Kthimi në Shqipëri
Aromen e tokes se saj, megjithatë, kurrë
nuk e kishte harruar. Më 26
nëntor 1935, pas
kthimit të saj në Shqipëri, Tefta realizoi koncertin
e saj të parë në qytetin e Korçës, duke arritur një sukses te jashtezakonshem. Vitet 1935-1939
ishin për të një
periudhë e karakterizuar nga një punë
e madhe dhe intensive artistike, plot me koncerte te cilat
zhvilloheshin në të gjithë vendin: Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, etj.
Në një letër drejtuar kompozitorit te njohur shqiptar
Baki Kongoli, e cila daton pikerisht në këtë
periudhë, duke shpjeguar vështirësite e ndryshme me
të cilat përballej në turne, ajo shkruan:
“Koncerti u prit me entuziazëm
nga publiku dhe këngët e Elbasanit u pelqyen e u percollen me sukses. Kjo
persa i perket kënaqësise morale, ndersa persa i perket anës materiale,
u detyruam të paguanim 37 franga ari nga xhepat tona për
shpenzimet e pianos dhe te salles
per koncertin”.
Në këto shfaqje Tefta do te shoqërohej ne piano fillimisht nga pianisti
Tonin Guraziu i cili me pas do te
zëvendësohet nga pianistja e talentuar Lola
Aleksi Gjoka. Në vitet e para të luftës se dyte boterore, Tefta do te realizoje një sërë koncertesh ne radio dhe disa të tjera drejtepersedrejti nëper qytete të
ndryshme shqiptare. Për disa kohë u angazhua edhe në
përgatitjen e talenteve të reja
në Liceun Artistik, duke punuar si docente - një post që u detyrua ta braktise për shkak të shfaqjes së sëmundjes në
vitin 1937.
Në të njëjtin vit, ajo do të njihet me baritonin
Kristo Koço, edhe ai gjithashtu një artist i diplomuar jashtë vendit e i sapokthyer në Shqipëri. Do te martohen në
vitin 1940 e nje vit me pas do te nisen
per në Milano, ku Tefta regjistron nje sere këngësh të muzikës popullore shqiptare. Gjate kthimit per ne
atdhe do t’u linde djali i tyre,
Eno, i cili vite me pas duke ndjekur gjurmët
e prindërve të tij do të bëhet dirigjent
orkestre i muzikës klasike e i njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Eno Koço
ka botuar në vitin 2000 një libër dedikuar
nënës se tij të titulluar “Tefta Tashko dhe
koha e saj” i cili përmban dëshmi të
shumta që pershkruajnë jetën e kësaj
gruaje të jashtëzakonshme dhe
të talentuar .
Repertori Muzikor
Tefta Tashko Koço renditet
në atë grup artistësh të talentuar të cilët në fillim të shekullit të njëzetë, pasuruan repertorin e
muzikës popullore tradicionale
dhe qytetare shqiptare me forma dhe
finesa të reja teknike. Shumë nga artistët e asaj kohe -
përmes zërave operistikë të sopranove, të tenorëve dhe të
baritonëve – i transformuan
këto dy zhanre muzikore duke i lartësuar
falë interpretimeve cilësore artistike. Zërat e këngëtarëve profesionalë
shqiptarë të atyre viteve, në
përgjithësi gërshetoheshin me tingujt instrumental
perëndimor të orkestrave, me intonacionet e rafinuara si dhe me formulimin konceptual të muzikës klasike. Tefta Tashko
Koço i përkiste artistikisht muzikës së dhomës që dëftonte
origjinën gojore të këngës popullore shqiptare, si dhe asaj
operistike që bazohej
në leximin dhe përpunimin e
partiturave. Ajo i konceptonte këngët lirike qytetare si arie
dhe arioza e kishte si qëllim kryesor gjatë interpretimeve arritjen e frymëzimit melodik - i cili krijonte imazhin e
tingullit dhe te ritmit
muzikor të këngës.
Janë tashme të njohura edhe sot e kësaj dite për
publikun shqiptar këngët e repertorit të saj që i përkasin kësaj shkalle
muzikore, si: Kroi fshatit
tonë, Dola në dritare,
Kur më vjen burri nga stani, Oh ku po shkon moj goce e vogël, Unë o ty moj
të kam dasht, Ishin dy kunata, Zare trëndafile, Bilbil çapkëni, Qante lulja
lulen, Kenke nur i bukurisë, Fryn Veriu, etj.
Shumica e këngëve të
repertorit të saj i përkasin poemave dhe
poezive të njërit prej miqëve të saj më të mirë,
të madhit Lasgush Poradeci. Gjejmë katër
poezi të shndërruara
në këngë dhe me muzikë të kompozitorit Dhimitër
Kovaçi: Të ritë e vitevet të mi, Fryn Veriu, Foli nëna me vajtim, Mall
i vjershëtorit; Dy të tjera me muzikë
të kompozitorit Kristo
Kono: Kur mu rite vogëloshe dhe Kroi i fshatit tonë; Ndërsa ‘Kush ta fali
bukurinë’ me muzikë të kompozitorit Dhimitër Falli.
Poeti yne i madh Lasgush Poradeci do të shprehet për Teften në këtë mënyrë: “...
Tefta ishte një artiste
e cila kishte vendosur të merrej
me Art në kuptimin e vërtet
të fjales dhe jo ta
përdorte atë thjesht si një instrument për tu ushqyer. Ajo
edhe pse kishte mundësi të punonte si docente deshironte të jetonte me frytet e
artit dhe të koncerteve të saja. Në
drejtim të Teftës nuk mund të them thjesht gjëra
informuese, por unë jap gjithë zemrën time.” Përveç këngëve
popullore dhe lirike shqiptare, Tefta futi
në programet dhe në shfaqet e saja edhe ariet e muzikës lirike
klasike të autorëve të njohur në nivel botëror si Wolfgang
Amadeus Mozart, Gounod,
Franz Schubert, Giuseppe Verdi, Donizetti, Pergolesi,
Belini, Puccini, Rossini, etj.
Jeta e saj edhe pse e shkurtër ka qenë shumë aktive dhe intensive, plot me koncerte
dhe shfaqje në të cilat nderonte veten dhe vendin e saj edhe në teatrot europjane.
Ajo mori pjesë në
vitet 1937 dhe 1938 si soprano profesioniste
në Panairin Lindor (ita. Fiera dell’Est) në Bari
të Italise. Në vitin 1938 me artisten Lola Aleksi Gjoka do të jetë prezente në Panairin
Francez në Paris të Francës. Së bashku
me një tjetër këngëtare të famshme të epokës Marie Kraja dhe me këngëtarë
të mirënjohur shqiptarë të atyre
viteve - si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo
Pali, etj – mori pjesë në Festivalin
e Folklorit të
mbajtur në Firence të Italise më 30 maj 1939. Në vitin 1945, interpreton me sukses rolin e Mimi-së në operën “La Boheme”
nga Giacomo Puccini,
pastaj rolin e Rosinës në “Berberi
i Seviljes” nga Gioachino Rossini,
rolin e Violetës në “La Traviata”
nga Giuseppe Verdi, rolin e Leilës në “Peshkatarët
e Perlave” nga Georges Bizet, etj. Regjistroi dy herë për shtëpinë diskografike
italiane “Columbia” - gjatë
viteve 1937 dhe 1942 - disqe të cilat përmbajnë shumë
këngë të shkëputura nga repertori i muzikës klasike vokale dhe 45 këngë
lirike të muzikës qytetare
shqiptare. Regjistrimet diskografike u
shoqëruan nga orkestra e mirënjohur
italiane e ‘Teatro alla Scala’
e udhëhequr nga dirigjentët Segurini,
Rizza, Consiglio e Ruisi.
Tefta kishte një repertor prej rreth 90 këngësh
popullore që i përkisnin të gjitha
rajoneve shqiptare e rreth 36 prej tyre ishin regjistruar në disqe rreth
viteve 1930, 1937
dhe 1942 në Paris
dhe në Milano. Vlen të përmendet se,
në një pjesë te
rasteve regjistrimet janë bërë me nxitim dhe jo gjithmonë
kur cilësia e zërit
te sopranos ishte në formën e saj më të
mirë. Megjithë mungesën e cilësisë teknike të regjistrimeve 78 gpm (rrotullim për minutë) të viteve 1930 si dhe
ato të kryera në shirita rreth viteve 1940
dhe 1950, këngët e regjistruara janë dokumente të paçmuara që përmbajnë konceptin interpretues të këngëtares.
Stili i saj i këngës lirike qytetare adoptoi nga arti i kultivuar delikatesën e nevojshme për të prodhuar linja elegante melodike.
Tefta Tashko Koço
është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe
ndërkombëtare si një soprano
lirike me një formacion
të përsosur: tone të lehta dhe të gjalla, intonacione të pastra dhe të qarta,
teknikë të përsosur vokale dhe performancë skenike të matur dhe të rafinuar.
Fikja e zërit te bilbilit
Tefta sëmuret rëndë e në vitin 1946
shtrohet në spital për tu kuruar
kundër sëmundjes së kancerit që po e
vriste dalëngadalë. Edhe pse mjeket u përpoqën të
kryenin gjithçka të mundshme
për ta kuruar me teknikat e kohës, nuk ishin në gjendje që ta shpëtonin nga vdekja. Ajo energji e pashtershme që
e kishte karakterizuar gjatë
gjithë jetës së saj tani po shkonte drejt fundit.
Rreth mesnatës së 22
dhjetorit 1947, në moshën 37 vjeçare, do të
shuhet jeta e një artisteje të madhe dhe sublime të kulturës muzikore shqiptare. Ajo ishte e bukur dhe elegante, e
talentuar dhe me stil te rafinuar, serioze dhe konstante në punën e saj, ambicioze
dhe e disiplinuar në drejtim të përsosmërisë
së saj artistike. Muzika kishte mbetur gjithmonë pjesë e jetës dhe qënies
së saj. Edhe pse nuk i realizoi të gjitha ëndrrat dhe
projektet që kultivoi për vite
me radhe në fushën e saj profesionale,
arriti të na lërë në trashëgimi krijimet
voluminoze artistike që dëshmojnë për atë që dikur konsiderohej përsosmëria e këngës
së kultivuar shqiptare. Ajo dhe arti i saj ishin një sinergji e konsoliduar e hijeshisë
femërore dhe e
kulturës shqiptare të niveleve të
larta që sot më shumë se kurrë - kur arti është
trasformuar në një kontekst pa përmbajtje - na ofron
sugjerime për reflektime të mëtejshme. Pas vdekjes i’u akordua titulli kombetar “Artiste e Popullit” e sot
në Shqipëri për nder të saj jepen çmime
dhe organizohen gara e konkurse artistiko-kulturore.
versione in lingua italiana: http://brunildaternova.blogspot.it/2010/03/tefta-tashko-koco-lusignolo-albanese.html
Nessun commento:
Posta un commento