(përktheu nga italishtja në shqip:
Brunilda Ternova)
Inaugurimi i ekspozitës – që do të qëndrojë e hapur duke nisur nga data 28 korrik deri me 30 korrik, nga ora 19:00 deri me 21:00, – do të zhvillohet me anë të një konference të kryesuar nga kuratori Skënder Luzati, autor i monografisë homonime mbi urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit të Shkodrës, libër i cili edhe do të prezantohet përpara publikut me këtë rast.
Profesor Luzati ka mbuluar pozicionin e Sekretarit të parë të Shoqatës së Arkitektëve, ka qënë anëtar i Lidhjes së Artistëve të Shqipërisë dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij pranë Akademisë së Shkencave duke punuar për dymbëdhjetë vjet në fushat e studimit të arkitekturës. Në kërkimet e tij, përfshih këtu edhe tezën e doktoraturës, i ka dedikuar një vend të shquar veprave të artistit shkodran Nikollë Idromeno – personalitet poliedrik që kreu studimet e Arteve të Bukura në Venecia e i cili ishte një novator i madh në fushën e arkitekturës, planifikimit urban, pikturës, fotografisë dhe skenografisë shqiptare.
Kjo veprimtari, e sponsorizuar nga Ministria e Kulturës, përfaqson një moment të thellimit kulturor dhe historik dedikuar origjinës albanofone të Campomarino-s (arbërisht: Këmarini),.
“Është emocionuese të kemi në sallonin tonë kulturor një mysafir si Dr. Luzati i cili, me kumtesen e studimeve të tij, do të na lejojë të përjetojmë një fazë historiko-ekonomike të Shkodrës me rëndësi jetike në kontekstin e Rilindjes dhe Pavarësisë Shqiptare. Figura e Idromenos do të mbahet mend dhe do të festohet sepse ishte vendimtare në kontekstin e arkitekturës së atij momenti historik duke u karakterizuar nga një kapacitet i madh krijues.” – u shpreh këshilltarja Giuseppina Occhionero.
Falë Presidentes së shoqatës “Borgo Antico”, zonjës Costanza Carriero, një kampion përfaqësues i ekspozitës do të ekspozohet përgjat rrugëve të Paese Vecchio – Hora a Vjetër, me rastin e Natës së Bardhë të Solidaritetit të shtunën më datë 27 korrik. Veprimtaria, e cila përforcon lidhjet midis dy brigjeve të Adriatikut e në veçanti midis rajonit të Molise-s, Shkodrës dhe Tiranës, si rezultat i sinergjisë ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Shoqatës “Borgo Antico” të Campomarino-s, u organizua nga zonja Maria Assunta Fazzano ndërkohë që përgatitjet për ekspozitën u kryen nga zonja Giovanna Raspa – të dyja bashkarisht konsulente të Formez/PA te Rajonit të Molise-s.
Link në gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/07/nikola-idromeno-personaggio.html
Nessun commento:
Posta un commento