lunedì 9 agosto 2010

Ekstrakt nga libri: Origjina Shqiptare e Qyteterimit ne Sardenje.


nga Alberto G. Areddu
(Përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova)



Në lidhje me emrat e përgjithshëm të zonës qëndrore  “silurtzi, sulurtzi, lurtzi, lurci, elurei, lirtzis” (shqip: nëpërk uji) (DES ii 31: lircis preromak; për lokalizim stili krahinor  krahaso Pittau ii, 845) e konfrontuar me toponomastikën iberike Ilurcis (nga Pittau 1995, 156) ose me shprehjen Lorthia (i, 587) e ka prejardhjen nga fantasmagoriku: thiu  Λετης  “xha Leuzzi” (nga Blasco 2001, 195) që vështirë se mund ti përshtatet latinishtes dhe greqishtes një krahasim me σίλoυρoς/silurum (shqip: peshk silur, peshk i ujit të ëmbël, peshk mustak, peshk ton) sipas studjuesit Chantraine, 1004. 

Ndërsa gjuha shqipe ofron fjalën  llucë (llucë, lerë, lym)  llucëro (llucëro/ baltosje) të cilave i referohen fjalët sarde lotzoìna, lotzina, lucina, lurtzina (krahaso faqe iii Lotzorai). Por akoma më e përshtatëshme paraqitet etniku Illyrii  nëse nënkuptohet si emër totemik që dëfton një lloj gjarpëri (që ishte kafshë e shenjtë për Ilirët, konfronto Wilkes, 228; Borgeaud, 52-53) që të rikujton rrënjën indoeuropjane *el- (shqip: përdredh, mbështjell) në formën  ίλλυρός (shqip: gjarpër);  Mayer, 54 risjell një formë të tillë që të paktën për mua është e pagjendëshme në fjalorët grek; Pokorny 1140 për *el-; Esichio: είλεός  ή  τοΰ  θηρίου  κατάδυσις  καί στρόφος duke na paraqitur  një *ilur (Mayer, 230-32 mbi prapashtesën ilire –uros) dhe në pjesën finale  -ci/-tzi  element zvogëlues i shqipes  -ç/-thi (Camaj, Wort., 122) që e gjejmë në toponomastikë konfronto faqe iii: Olithi, Ossi, Benetutti; që është e mundur të ketë hyrë nga substrati në formën greke mesdhetare –ιτσι(υ) i dokumentuar në greqisht vetëm pas shekullit të IX pas K., Rohlfs , Gr. 170; 
Pra është e mundur që kuptimi origjinal të ketë qenë “gjarpërush” (“s”-ja sipas gjasave ka të bëjë me një aderencë të nyjës “su” ashtu si edhe në rastet e tjera). Në vende të tjera nëpërka e ujit quhet idru (sipas Puddu, 792) që i korrespondon latinishtes HYDRA (krahaso edhe shprehjen e përgjithëshme  thrake të Asklepit: Zυμ[λ]υ[ζ]δρηνος  pra  “gjarpër uji”, sipas Georgiev 1983, 1155), ose tartza (shiko faqe ii: supozohet me origjinë ballkanike). Studjuesi Pittau ii, 846, për sulurtzi shton krahasimin me fjalën korsike lurca (një lloj zvarraniku që i ngjan një merimange tarentulë), e duke iu kthyer lidhjes që ai bën  me toponimet iberike studjuesi Caro Baroja, 308-9 mendon se emrat si Ilerda, Ilurco, Ilorci nuk janë gjë tjetër veçse variante të Illyricum.




Faqe nr 18 (ita.Pagina numero 18)


Fjala “tzurunga“  “ngatërrim, përdhredhje e mëndafshit, e fillit” (DES, II 603) ka ngelur pa etimologji. Fjala ështe e lokalizuar në zonën e Olzai (midis Barbagias dhe Ogliastrës) sipas studjuesit Farina 1989, 405, 525, por është e mundur që edhe mbiemri Thurungrone të jetë ruajtës i të njëjtës bazë. Nuk na bind dhe aq Blasco LS, (që ndjek gjurmët e Wagner), i cili e lidh me fjalën nuoreze Thrilingrone  “krimb shiu”, pasi duke parë format qiellëzore  log. Sett. Tilinğa, tilinğone, do na rezultonte në shkrimin mediterran *Thurunglone.
Sipas studjuesit Pittau I, 986, fjala shkon bashkë me Tolumba “nyje” (Dorgali) nga “sardishtja” (pra pre-latinishte e orientalizuar) συριγξ “shiringë, bucelë e rrotës”, që semantikisht është shumë e dyshimtë”.
Në gjuhën shqipe gjejmë një fjalë që i përshtatet shumë më mirë asaj sardenjase: Štëllungë  “furkë, furkëlesh” (DAI, 575;  Leotti, 165  shtullunga “tufë leshi, sovajkë”. Sipas studjuesit Demiraj, 376 rrjedh nga folja Štjell  “kreh leshin, pështjell, shtjelloj” me prejardhje të shumta, i përafërt me greqishten στέλλω dhe gjermanishten stellan “vënie, vendos”.  Studjuesi  Oriel, 438 thekson origjinën indo-europjane (nga proto-shqipja *stela), me prapashtesën –ungë  që është shumë e shpeshtë në gjuhën shqipe  (dhe pellazgjike sipas Van Windekens 1952, 48, por që mungon në gjuhën dhe toponomastikën sarde).
Shqipja  arbërishte na ofron gjithashtu fjalët  çurruga dhe xhirruga “cikërrima”  të cilat nëse rrjedhin nga e njëjta bazë do të përshtateshin:
- nga një bazë deri në burimin e qiellëzuar do të kemi: th-, tz-, në gjuhën sarde (krahaso rastet e ndryshme  në  faqen ii); kjo mund të jete fryt i një metateze antike (nga një formë tashmë e qiellëzuar në Š, flas këtu faqe  III: Aritzo) ose mund të rrjedhë nga një bazë alternative *sk- , *skh- , (krahaso raste të tjera në  faqen  ii).  
Mund edhe të hipotizojmë një bazë të ndryshëme për format sarde dhe shqipe, meqënëse po ti afrohemi dialektit Osk, do të gjejmë se fjala hasta dëftonte  “Verunreinigung der Wolle” (Vetter, 363): “cum ea (lesh) carrunt quod in ea haeret neque est lana , quae in Romulo Naevius appellat asta ab Oscis” (Marrone, L. Lat., 7, 54).
Mbetet problematike lidhja, duke pare izolimin që ka fjala. Edhe sinonimi “tintirrìa (de filu)”  “ngatërrim i fillit” (DES, II 486) që u konsiderua një fjalë thjeshtë e çuditëshme , të risjell  fjalën shqipe  tjerrë  “pëlhurë e tjerrur”, tjerrë “shtëllunge leshi”, nga folja tjerr (italisht: filare) (Orel, 457 nga proto-shqipja  *terka që lidhet me  tokarishten tärk “vërtitet”, me latinishten torqueo
*terkwo, sipas Meyer, 431 me të dhënat indiane : tarkú- “spindel”, po kështu edhe Demiraj, 387 prandaj humbja e buzoprapaqiellëzores Kw nuk është aspak e pazakonshëme në gjuhën shqipe.

 










Nessun commento:

Posta un commento