domenica 6 novembre 2011

Familja Duka-Ёngjëlli

nga Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro
(përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova)

Bandiera di Battaglia della famiglia Ducas Angeli 
Ashtu si edhe shumë familje të tjera arbërore ajo e Duka Engjëllit ka origjinë iliro-bizantine. Historiani Straboni e përmend origjinën e kësaj familje në Librin e Shtatë të Gjeografisë (rreth vitit 40 para erës sonë) në të cilin përfshin edhe trungun e Enkelej Bakiadi (ita. Enchelli  de' Bacchiadi), princët e Kadmit dhe Harmonis, si njërin nga fiset më të shquar të Epirit gjatë periudhës në të cilën ishte në pushtet fisi i fuqishem ilir i Molosëve. Euridike - nëna e Filipit II të Maqedonisë (Filip Amyntas) dhe gjyshja e Aleksandrit të Maqedonisë - ishte e bija e Neoptolemit Enkelej Bakiadi (i transformuar më pas në Angeli-Bakro o Bakaros) dhe i përkiste kësaj familjeje. Por për të gjetur më shumë informacion të besueshëm është e nevojshme të bëjmë disa kërkime historike në shekullin e XIII.
Pas pushtimit latin të Konstandinopojës më 1204, prapaskena historike e principatave të njëpasnjëshme në Lindjen Bizantine paraqitet shumë e ndërlikuar: Baldovini - kont i Fiandres, ishte ndërkohë i pari Perandor latin i Kostandinopojës. Në vazhdim shumë Shtete vasale u formuan në “Greqi” ku ndër më të rëndësishmit kemi: Mbretërinë e Selanikut, Principatën e Akaisë, Principatën e Mores dhe Dukatin e Athinës. Ndërkohë Venecia kishte marrë qytetet më të rëndësishme detare të brigjeve greke dhe shqiptare, të tilla si Koroni, Methoni, Zante, Qefalonia, Durrësi dhe shumë të tjera, duke përvetësuar kështu të drejtën e dominimit të detit Adriatik dhe të detit Jon. Midis Peleoponezit verior dhe jugut të Shqipërisë, në atë kohë u krijua një zotërim me origjinë greko-shqiptare, i quajtur Despoti i Epirit, i pavarur nga organigrami i shteteve satelite të Kostandinopojës latine, duke kapur kulmin e shkëlqimit të tij me familjen e Ёngjëll-Duka, zotërinj të Angjelokastros (Angelocastro), qytet kështjellë në Etoli, ku ende edhe sot flitet gjuha shqipe.
Despotati pati një rëndësi të madhe në arenën politike midis Shqipërisë, Greqisë dhe Thesalise, falë Teodor Ёngjell Duka (ita. Teodoro Angelo Ducas), me në krye të cilin Shteti Epiriot arriti përhapjen më te madhe territoriale: pushtoi Thesalinë e më pas falë pushtimit të Selanikut u kurorëzua ‘Basileus i Romei-ve’. Përhapja e tij përfundoi me betejën e Klokotnika më 1230 e fituar nga bullgarët, të cilët e zunë rob Teodorin e me pas dhe e verbuan. Në 1231 në fronin Epirot u ngjit Mëhill Duka Ёngjëll Komeni II (ita. Michele Ducas Angeli Comneno), i cili vazhdoi politikën ekspansioniste të paraardhësve të tij. U lidh farefisnisht me Manfredin e II të Svevia, duke i dhënë për grua vajzën e tij Elenen, dhe me Princin Guliem VII Villehardouin të Akaisë, të cilit i dha për grua vajzën e tij të dytë, Anën. Të gjitha ambicjet e Mëhillit përfunduan në disfatën e Pellagonisë më 1259. Më pas mundi të rimarre sërisht Despotin e Epirit por me kusht që të njihte sovranitetin e perandorit bizantin Mëhilli VIII Palaeologu (ita. Michele VIII Paleologo). Despoti i fundit i Epirit ishte Thomai, i biri i Niceforit (1296 -1318). Pas pushtimit serb më 1348, Despoti u nda në midis  serbëve dhe shqiptarëve: serbët dominonin veriun e Epirit ku ishte guvernator Thoma Preljumbovic me kryeqytet Janinën; në jug të Epirit ishin formuiar dy Shtete, respektivisht nga shqiptarët Gjin Bue Shpata në Arte dhe Pjetër Losha në Angjelokastro.

Bibliografia:
Cronaca Gianiniota (Branusi ed. Atene 1965);
Cronaca di Morea ( anonimo pubbl. da Hopf- Berlino 1873).
http://www.facebook.com/profile.php?id=100002413267676&ref=tn_tinyman#!/notes/vincenzino-ducas-angeli-vaccaro/ducas-angeli-famiglia/235706459824442

..........................................................................................................................................................
(versione in lingua italiana)

La familgia DUCAS ANGELI
di Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro

Come  molte altre famiglie, quella dei Ducas Angeli , ha origini  illirico- bizantine. Lo storico romano Strabone ne ricorda le origini nel suo Libro Settimo di Geografia( 40 a.C. circa)  dove annovera la  stirpe degli Enchelli  de' Bacchiadi , signori d di Cadmo e di Armonia, come una delle tribù più in vista  d'Epiro durante il periodo , nel quale, troneggiava la potente tribù dei Molossi. La madre di Filippo d'Aminta, nonna di Alessandro il Macedone, Euridice,  filglia di  Neoptolemo Enchelli Bacchiade ( rotacizzato in Grecia, in seguito, Angeli-Bakro o Bakaros),apparteneva a questa famiglia. Per trovare notizie più certe è necesario risalire al XIII,  questo grazie allo sprono datomi dalla mia amica Brunilda Ternova, alla quale ripongo tutta la mia stima.
Dopo la conquista latina di Costantinopoli ( 1204) , intricato si presenta il  proscenio storico dei principati susseguitisi  nell'Oriente Bizantino: Baldovino, conte di Fiandra, fu il primo imperatore latino in Costantinopli; coneguentemente molti Stati vassalli vennero costituiti in Grecia, fra i più importanti vanno ricordati : il regno di Tessalonica, il Principato di Acaia, il principato di Morea , e il Ducato di Atene. Venezia occupò  le città marittime più importanti delle coste albanesi e greche, come Corone, Modone, Zante, Cefalonia, Durazzo ed altre ancora, arrogando, in tal modo, il predominio sull'Adriatico e sullo Jonio. Tra la Grecia settentrionale e l'Albania meridionale, in quel periodo sorse una Signoria di origine greco-albanese, denominato Despotato di Epiro, indipendente dall'organigramma degli stati satelliti della Costantinopoli latina, raggiungendo il massimo splendore con la famiglia degli Angeli-Ducas, signori di Angjellokastros ( Angelocastro) , paese fortezza,  in Etolia, ove si parla ancora la lingua albanese. Il Despotato ricoprì una grande importanza nello scacchiere politico tra l'Albania, La Grecia e laTessaglia, grazie  a Teodoro Angelo Ducas, con il quale lo stato epirota raggiunse  la massima estensione territoriale: riuscì a conquistare la Tessaglia e con la conquista di Tessalonica fu incoronato "Basileus dei Romei . La sua ascesa ebbe fine con la battaglia di Klokotnika (1230) vinta  dai Bulgari, dai quali ,Teodoro, venne fatto prigioniero ed in seguito accecato. Nel 1231 sul trono Epirota ascese Michele Ducas Angeli Comneno ( MicheleII), che proseguì la politica  espansionistica dei suoi predecessori; si legò in parentela con Manfredi II di Svevia, dandogli in moglie la figlia Elena e con il Principe di Acaia Guglielmo VII Villehardouin, a cui dette in moglie la secondogenita Anna. Tutte le ambizioni di MicheleII finirono con la sconfitta di Pelagonia ( 1259). Riusci a rimpadronirsi del Despotato, ma dovette riconoscere la sovranità dell'imperatore bizantino Michele VIII Paleologo. L'ultimo despota d'Epiro fu Tommaso, figlio di Niceforo ( 1296 1318). In seguito al'invasione serba ( 1348) il despotato venne diviso tra Serbi e Albanesi; nel sttentrione dominavano i Serbi, di cui governatore era  Tommaso Preljumbovic, con capitale Giannina; nel meridione si erano costituiti due stati retti rispettivamente dagli albanesi Gin Bua Spata in Arta e Pietro Losha in Angelocastro.

Bibliografia: Cronaca Gianiniota( Branusi ed. Atene 1965);
Cronaca di Morea ( anonimo pubbl. da Hopf- Berlino 1873).
http://www.facebook.com/profile.php?id=100002413267676&ref=tn_tinyman#!/notes/vincenzino-ducas-angeli-vaccaro/ducas-angeli-famiglia/235706459824442

Nessun commento:

Posta un commento