lunedì 25 settembre 2017

Feja dhe Shoqëria


A është shoqëria gjithashtu e prirur për sëmundje mendore, apo është kjo vetëm diçka që vuan një individ në mënyrë specifike? A është e mundur që një shoqëri dhe sistemi i saj, të jenë te sëmurë? Si do ta dinit? Cilin standard do të përdorni për të diagnostikuar shëndetin e një shoqërie të tërë, përveçse Natyrës e cila është e pavarur nga të gjitha sistemet socio-ekonomike njerëzore?
A ndryshon natyra e botës për t’iu përshtatur njeriut, apo ndryshon njeriu për t’iu përshtatur natyrës së botës? Nëse, dhe kur, njeriu ndërhyn mbi botën, aspektet pozitive a i kapërcejnë efektet kolaterale negative? Sa nga natyra kontradiktore mund të durojë njerëzimi? A do të përdornit strukturat e veta të brendshme morale për ta diagnostikuar atë (sëmundjen), dhe a nuk është kjo përdorim i mashtrimeve skizofrenike për të vlerësuar shëndetin mendor? 



Nessun commento:

Posta un commento