lunedì 25 settembre 2017

Kabinat e bibliotekave publike ne Austri.


Ajo qe vihet re neper sheshet dhe rruget e ndryshme te Austrise – por edhe te vendeve te tjera te Europes veriore – jane te ashtequajturat Kabinat e Bibliotekave Publike (ang: Public Bookcase; gjerm: Öffentlicher Bücherschrank). Kane forma, madhesi dhe ngjyra nga me te ndryshmet dhe sherbejne per shkembimin dhe ruajtjen e librave pa patur formalitetet e bibliotekave te medha institucionale. Jane te instalauara ne vende publike si sheshet, anet e rrugve, parqe (si ne rastin e fotografise sime) , etj., dhe librat qe kane brenda jane gjithmon ne dispozicion per gjithkend. Kto jane libra te perdorura qe perbejne ne thelb nje biblioteke te lire huazimi: nese merr nje liber, duhet te kthesh/vendosesh nje tjeter ne vend te atij qe more. Edhe pse jetojme ne nje epoke digjitale ku i jipet me shume rendesi librave elektronike online, librari te ketilla funksionojne per mrekulli e kjo tregon nje nivel te caktuar te besimit te ndersjellte ne popullsi dhe nje nivel te larte qytetarie, plus qe reduktojne kostot e transaksioneve te jetes se perditshme
Fatkeqsisht biblioteka te ketilla ne Itali nuk egzistojne, perveçse nje qe ndodhet ne qytetin e Bolonjes e vendosur brenda nje ndertese si nje biblioteke normale e jo ne nje kabine. Persa i perket Shqiperise besoj se nuk do rezistonin as 24 ore pa u shkaterruar nga vandalet. 

Nessun commento:

Posta un commento