mercoledì 2 febbraio 2011

Pionierët Modernë të Demokracisë Pjesëmarrëse Italiane.

intervistë me Giovanni Favia, nga Brunilda Ternova

Politika përfaqësuese italiane është kthyer tashmë në një strukturë të vjetëruar dhe në një model të dështuar. Objektivat e lobeve tradicionale partiake, të ndërtuara në bazë të aleancave elektorale, konsistojnë në fitimin e një vote më shumë për të patur një deputet më shumë në Parlament e për të ruajtur dhe ushtruar në ketë mënyrë, pushtetin ekonomiko-politik në vend.

Lëvizja 5 Yje (ita. Movimento 5 stelle) është një forcë politike relativisht e re në Itali e themeluar në tetor të 2009, si një rrjedhoje e natyrshme e Listave Qytetare të krijuara më parë nga qytetarët e thjeshtë në 2007. Dhe jane pikërisht qytetarët aktorët kryesor, partnerët dhe bashke-vepruesit e kësaj Lëvizje, e cila në shumë aspekte nuk është shumë e ndryshme nga tradita tipike shqiptare e Pleqësisë së Fshatit ose e Bashkësisë Lokale. Kjo lëvizje nuk i përket asnjë kahu poltik të majtë ose të djathtë, por është një lëvizje e lindur nga poshtë, nga kërkesat dhe nevojat popullore për paradigma të reja duke mos u bazuar më në ideologjitë shterp dhe figurat e udhëheqësve politik. Në këtë mënyrë është distancuar qartazi si nga zbrazëtia e vlerave boshe të partive ashtu edhe nga e ashtëquajtura “demokraci” përfaqsuese.

Me fjalë të tjera, ajo që po ndodh aktualisht në arenën politike italiane është një revolucion popullor i pashoq që në keto dy vitet e fundit po jep rezultate pozitive dhe domethënëse. Demokracia direkte tashmë nuk është një utopi por po kthehet në një realitet të prekshem në rajonin e Emilia Romanjës (që ndodhet në Italinë e veriut), ku ‘Lëvizja 5 Yje’ ka korrur suksesin më të madh në nivel kombëtar. Për të na folur mbi këtë realitet të veçant në llojin e vet, kemi zhvilluar një intervistë me Këshilltarin Rajonal të kësaj lëvizje në E. Romanja, Xhovani Favia (Giovanni Favia) i datëlindjes 1981.

Brunilda Ternova: Personalisht, realiteti i ‘Lëvizjes 5 Yje’ më ka bërë përshtypje që në fillimet e saja. Më pas u përpoqa të mësoja e të kuptoja sa më shumë, jo vetëm nga ajo që dëgjoja dhe lexoja nëpër media e në internet, por edhe duke thelluar njohjen nga brenda të Lëvizjes suaj në mënyrë direkte. Çfarë është Lëvizja 5 Yje, si ka lindur dhe cila ishte panorama e situatës politike italiane që çoi në krijimin e saj?

Xhovani Favia: Lëvizja është krijuar nga bashkimi i atyre qytetarëve italianë që kanë vendosur të rimarrin kontrollin e politikës, të pakënaqur nga politikanët profesionistë. Ne jemi të bindur se për të vepruar në të mirën e përbashkët janë të nevojshme informimi dhe ndershmëria – dhe jo tesera e një partie apo lidhjet me ndonjë pushtet të fuqishëm. Kjo është arsyeja pse të gjithë mbështetësit tanë përpiqen për tu informuar më së miri, natyrisht përmes kanaleve alternative – sepse nëpër mediat tradicionale këto lajme nuk gjejnë hapsirë. Situata politike italiane është e bllokuar prej vitesh, dhe kjo jo vetëm me hyrjen në skenën politike të Berluskonit, por nga vet grupet e pushtetit të lidhura ngushtë me lobet ekonomike. Nuk bëhet asgjë në interes të kombit, por gjithshka bëhet vetëm për përfitime personale ose të elites. Kjo situatë ishte bërë e padurueshme.

Ne duam të mendojmë për të ardhmen e Atdheut tonë dhe të fëmijëve tanë, të bindur se të kesh si parametër të vetëm zhvillimi rritjen e PBB-së (Prodhimi i Brendëshëm Bruto) është një dështim total, pasi parametrat e mirëqenies duhet të jenë të tjera: zhvillim i përballueshëm, e drejta e informimit dhe e kulturës, bashkëpunimi midis njerzve, lëvizshmëria e popullsisë që të ketë një ndikim të ulët, kujdesi shëndetësor të jete i mundëshëm për të gjithë, … . Në të vërtetë, Lëvizja në Itali ka koordinuar dhe bashkuar shumë njerëz që i mendonin gjërat në këtë mënyrë prej kohësh, por të cilëve partitë tradicionale nuk u jepnin zë e nuk i merrnin në konsideratë, pasi ishin tepër të distancuara nga problemet dhe nevojat e popullit e tepër të përqëndruara në përleshjet oborrtare midis tyre.
Për tu lidhur me njëri-tjetrin, kemi përdorur në fillim instrumentin e meet-up (ang. takime njohëse) në internet. Meet-up janë Grupe Diskutimi të shtrira në nivel lokal. Më pas kemi filluar të mblidhemi e të takohemi drejt për së drejti, për të proçeduar me propozime dhe projekte konkrete. Kjo ka sjellë lindjen e miqësive të shëndosha dhe të shumë programeve konkrete që parashtroheshin në bazë të realiteve të ndryshme.

Këto takime zhvillohen gjithmonë dhe vazhdimisht, sepse ne nuk jemi politikanë profesionistë, por jemi qytetarë që kemi “huazuar” vetveten në politikë për të kryer një shërbim qytetar. Jemi impenjuar që këtë detyrë të mos e kryejmë për më shumë se 10 vjet, dhe ndërkohë, i kemi imponuar vetes uljen e rrogave tona. Përveç kësaj, ne si Lëvizje kemi hequr dorë nga kompensimet e fushatave zgjedhore që Shteti u jep partive, por që një referendum i pothuajse 20 vjet më parë e kishte shfuqizuar. Fatkeqësisht, partitë i kanë ndryshuar emrin referendumit për të rifituar paratë dhe e gjith kjo, është kryer duke shkelur sovranitetin popullor!

Brunilda Ternova: Pra partitë tradicionale, nuk janë në gjendje ti japin formë dhe zë sovranitetit popullor dhe të përmbushin këtë funksion. Lëvizja juaj është bazuar në logjikën e Demokracisë Pjesëmarrëse, jo vetëm duke patur një plan të qartë dhe zgjedhje elektorale plotesisht transparente në të gjitha nivelet, por edhe një pjesëmarrje aktive brenda institucioneve. A mund të na shpjegosh në terma konkretë, se në çfarë konsistojnë dhe si zhvillohen proçeset e vendimmarrjes publike të asambleve dhe ato të institucioneve?

Xhovani Favia: Në Lëvizjen tonë, secili nga ne llogaritet dhe ka peshë vetëm për një. Nuk egziston një udhëheqës partiak. Organizata jone është shumë flesibël dhe horizontale si strukturë. Mbledhjet tona janë të shpeshta, si në nivel qyteti ashtu edhe qarku. Kemi një axhendë dhe një rend të ditës – zakonisht të krijuara përmes diskutimeve dhe bashkëbisedimeve në internet -, kemi propozimet dhe më pas vijojnë votimet e hapura. Pra, në këtë mënyrë është krijuar edhe programi ynë, të cilit i përmbahemi të gjithë pa përjashtim – si ata që janë zgjedhur nëpër Komuna të ndryshme ashtu edhe ne që jemi zgjedhur në nivel Rajonal.

Brunilda Ternova: A mund të na flisni për përmbajtjen e programit të Lëvizjes dhe sa prej objektivave keni arritur deri tani të realizoni?


Xhovani Favia: Programi është në të vërtetë shumë i pasur në përmbajtje por unë po mundohem ta përmbledh në bazë pikash. 1) Në lidhje me energjinë, ne synojmë përdorimin e burimeve energjitike të rinovueshme/alternative dhe jemi absolutisht kundër energjisë bërthamore. 2) Në lidhje me mbeturinat, synojmë rriten e përqindjeve të mbledhjes së tyre derë më derë, shtëpi më shtëpi. Është e nevojshme pakësimi i tyre duke zvogëluar numrin e amballazheve e duke u fokusuar në blerjen e produkteve direkt tek burimi, pra tek prodhuesi. 3) I duhet thënë ‘Ndal Betonizimit të Territorit’. Janë te panevojshme ndërtimet e mëtejshme duke lënë bosh gjith ato hapësira industriale ndërkohë që numri i popullsisë nuk është se njeh ndonjë rritje. Zgjidhja më e mirë do të ishte ristrukturimi dhe rikualifikimi i ndërtesave tashmë egzistuese. 4) Shërbime shëndetsore publike për të gjithë e, sidomos, një sistem shëndetsor të mire parandalues dhe nje stil jetese të shëndetshme për popullsinë. Në këtë drejtim puna për të edukuar popullsinë është shume e nevojshme. 5) Ushqimi, është pjesë përbërëse e atij stilit të jetës që përmendëm pak më parë. Ne po punojmë për nxitjen e konsumit të prodhimeve lokale – të ashtëquajturat ‘prodhime me 0 km. distancë’ – të cilat janë produkte sezonale dhe për këtë arsye nuk kanë kosto transporti për të mberritur në tryezat tona. Në këtë mënyrë favorizojmë dhe ndihmojmë ekonominë tonë lokale. 6) Uji është një e mirë publike e përbashkët, për këtë arsye duhet të ndalohet edhe proçesi i privatizimit të tij. 7) Në lidhje me konceptin e Lëvizshmërisë, e ardhmja i përket autostradave dixhitale, për të cilat Italia ka një nevojë të madhe, dhe jo autostradave të asfaltit. Duhen përdorur sa më pak makinat private dhe të parapëlqehen më shumë për tu perdorur transportet publike, me një infrastrukturë më të lehtë e të zhdërvjellët. Duhet të udhetojmë më pak duke përdorur më shumë tele-punën (punën në largësi/në distancë) të mundësuar nga teknologjia. 8) Në lidhje me transparencën e demokracisë nëpërmjet internetit, është e nevojshme trasmetimi i plotë i seancave të punës së qeverisë lokale si dhe të bashkëndarjes së vendim-marrjeve. 9) Në lidhje me Arsimimin, nevojitet ballafaqimi i eksperiencave edukuese falë ngritjes së një rrjeti midis shkollave, përdorimi i e-book (librave elektronikë) për të kursyer sa më shumë të ardhura dhe koston e letrës, rikuperimi dhe rigjenerimi i materjaleve informatike të ndërrmarrjeve dhe enteve me të cilat mund të pajisen shkollat. 10) I duhet thënë ‘Jo Mafies’! Sipërmarrjet dhe apaltet publike, duhet të jenë transparente në të gjitha proçeset vendimarrëse ndërsa pasazhet e parave, duhet të kryhen në formë elektronike e të regjistrohen në llogari rrjedhese të cilat të rezultojne të publikuara në internet. 11) I duhet thënë ‘Jo Kastës’! Duhet ndaluar që vendet publike të punës të okuphen nga të njëjtët individë për më shumë se dy mandate politike, si dhe duhen shfuqizuar rrogat e larta të kastës.

Ja pra Brunilda, siç e sheh programi është vërtet shumë i gjatë por tani për tani, ajo që është më e rëndësishme për tu konsideruar është fakti se – në sajë të presionit tonë – shumë prej këtyre çështjeve janë shqyrtuar. Sidomos një mbi të gjitha, ajo e uljes së pagave. Politikanët në rajonin tonë të Emilia Romanjës – që kanë qëndruar vazhdimisht në pushtet që nga momenti kur është krijuar ky institucion – janë detyruar të pranojnë uljen e pagave të tyre. Sigurisht, ata uljen e rrogave e kanë bërë vetëm për 10% (ne kishim kërkuar një ulje prej 50%), por e rëndësishme është fakti se këtu kemi të bëjmë me një sinjal të ri nisjeje. Përsa i përket ujit publik, Komiteti “Uji e Mirë e Përbashkët” (ita. Comitato Acqua Bene Comune) me të cilët kemi bashkëpunuar, ka mbledhur 1.4 milion firma qytetarësh për një referendum që do zhvillohet në pranverë, me qellim që uji të mbetet i menaxhuar nga institucionet publike dhe jo nga privatët: edhe ky një tjetër rezultat i mirë. Për më tepër, edhe tematikat e energjisë se rinovueshme, konsumit të prodhimeve me zero kilometra, dhe e ndërlidhjes në internet me band të gjerë janë për të gjithë tashme në rendin e ditës. Gjithashtu në nivel lokal mundësuam bllokimin e ndërtimit të një termocentrali të bazuar gjoja në teknologjinë e biomasës (i cili në të vërtet rezultoi se nuk ishte biomasë), si dhe suksese të tjera disa të vogla e disa të mëdha.


Brunilda Ternova: Le të ndalemi një moment për të folur për rolin e Beppe Grillo-s, personalitet i njohur i spetaklit dhe aktivist si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Cili ka qenë kontributi i tij për Lëvizjen dhe si po zhvillohet ky kontribut brenda kuadrit të Lëvizjes?

Xhovani Favia: Beppe Grillo ka qenë grumbulluesi dhe detonatori i një force që njerëzit ushqenin prej kohesh brenda vetvetes. Është e qartë se për një Lëvizje të re si kjo e jona, figura e tij është shumë e rëndësishme, falë vëmendjes së madhe që i rezervojnë mediat tradicionale dhe për aftësinë personale që ai ka për të komunikuar me njerzit nëpërmjet internetit. Por ai nuk është një udhëheqës partiak, dhe Lëvizja jonë funksionon sepse të gjithë ne sjellim kontributin tone mbi tematika për të cilat jemi përgjegjës.

Brunilda Ternova: Kundër çdo parashikimi, Lëvizja në 2009 – pavarësisht nga fakti se u bë subjekt i një dezinformimi të vazhdueshëm dhe sistematik të aplikuar nga mediat dhe partitë tradicionale – arriti të hyj në Këshillin Komunal të Bolonjës duke arritur një numër të lartë preferencash. Si keni punuar për të arritur një rezultat të tillë?


Xhovani Favia: Kemi kryer një punë intensive e të vazhdueshme informuese në formë horizontale, pra direkt me njerzit, e sidomos në sajë të internetit. Është burimi yne më i madh. Idetë e reja i kemi pasur që prej kohësh e cilido që ka dashur dhe ka qënë në gjendje për të na dëgjuar, i ka kuptuar dhe vlerësuar. Po përdor shprehjen “kush ka qënë në gjendje për të na dëgjuar”, sepse shumë njerëz ende nuk e dinë se ne ekzistojmë, edhe pse kemi dy përfaqësues në Kuvendin Rajonal. Situata jonë nga pikëpamja e informacionit është dramatike. Është vërtetë e vështirë për të arritur të komunikosh me popullsinë në tërësi duke mos patur mundësi e mbështetje në mjetet e caktuara të informimit. Por ne po përpiqemi.

Brunilda Ternova: Në 2010 fitorja u ripërsërit, këtë herë në zgjedhjet rajonale, ku ti u zgjodhe Keshilltar Rajonal, duke fituar më shumë se dhjetë mijë preferenca vetëm në qytetin e Bolonjës. Një përgjegjësi e madhe! Si është zhvilluar qasja organizative dhe mendore e Levizjes tani që jeni efektivisht një lojtar në arenën politike që mund dhe di të shprehet në nivel kombëtar?

Xhovani Favia: Në Kuvendin Rajonal jemi dy të zgjedhur: une dhe Andrea Defranceschi. Për fushatën elektorale rajonale patëm mundësi të kishim pak më shumë mbështetetje, kjo falë edhe punës së kryer në muajt e mëparshëm në Këshillin Komunal të Bolonjës dhe të qyteteve të tjera të rajonit. Kjo solli si rrjedhojë rritjen e prezencës sonë në territorin lokal dhe afërsinë ndaj nevojave të qytetarëve. Tani, nga zyrat e Kuvendit Rajonal jemi duke punuar për të krijuar një strukturë më të organizuar, e cila është thelbësore për ndjekjen e të gjitha kompetencave që ka ky institucion.

Brunilda Ternova: Mund të kemi në të ardhmen për Bolonjën edhe një kandidat për Kryetar Bashkie të dalë nga radhët e Lëvizjes? Çilat do jenë sipas teje, implikimet më të mëdha që një eveniment i tillë mund të sjellë në territorin bolonjez?


Xhovani Favia: Kandidati për kryetar bashkie i ‘Lëvizjes 5 Yje’ – edhe pse ne preferojmë ta quajmë Zëdhënës – është Massimo Bugani, i cili është zgjedhur nga aktivistët tanë në asamblenë e përgjithshme. Kësaj radhe besojmë se është e mundur të realizojme diçka gjate votimeve të dyta, meqënëse palët e tjera ndodhen në një situatë pak të turbullt. Ata të qendrës së majtë i kanë varur shpresat te zgjedhjet parimare, për të votuar një individ i cili dy vjet më parë u refuzua nga ana e qytetarëve. Ndërsa përsa i përket qëndres te së djathtës, kanë humbur pa lënë asnjë gjurmë. Nësë kryebashkiaku zgjidhet nga radhët tona, ai ka për të thyer hallkën lidhëse midis lobeve të biznesit dhe politikës e cila është me të vërtetë shumë e ngushtë.


Brunilda Ternova: Në Shqipëri, në kohet e fundit kanë nisur të krijohen lëvizje qytetare – siç është rasti i Lëvizjes për Drejtësi të Shqiptarëve -, të cilat ngjajnë në përmbajtje dhe në strukturë me Lëvizjen tuaj. Cilat do të ishin këshillat dhe idetë që mund ti jipen lëvizjeve të tilla, nën dritën e përvojës suaj duke marrë parasysh faktin se këto lëvizje nuk gëzojnë autoritetin dhe simpatinë e një personaliteti si Beppe Grillo?

Xhovani Favia: Duhet të punojnë në mesin e qytetarëve, gjithmon dhe në çfarëdolloj mënyre. Nuk duhet të lodhen duke zhvilluar takime të vazhdueshme informuese, të dëgjojnë nevojat e njerzve, të përpiqen ti kuptojnë ato, si dhe të hartojnë në baze të tyre një program pune. Edhe pa patur mbështetjen e dikujt si Beppe Grillo, njerzit e perceptojnë angazhimin në territor kur kryhet. Përveç kësaj, duke luftuar dhe fituar sfidat e vogëla së bashku me qytetarët e tjerë, fiton një energji dhe një bindje të papërsëritshme.


Brunilda Ternova: Xhovani, duke të të falenderuar për disponibilitetin, do doja që pyetja e fundit të ketë një karakter pak më personal. Në një farë mënyre, duket sikur politika nxjerr gjithmonë në pah aspektet më negative të atyre individëve që e ushtrojnë atë në pozicionet e komandës. Kjo ekperiencë në politik, si po ndikon në perceptimin tënd ndaj të tjereve dhe ndaj marrëdhënieve njerëzore? Mundohu të bësh një bilanc mes surprizave pozitive dhe negative që ke patur nga miqtë e tu, nga kolegët, nga kundërshtarët dhe nga vetja jote.

Xhovani Favia: Politika është një përvojë që të gjithë qytetarët duhet ta provojnë. Është një eksperiencë që të zhvillon aftësinë e të dëgjuarit dhe të ndërmjetësimit, ndienjën qytetare dhe përgjegjshmërinë. Duke e ekspozuar veten publikisht, duke argumentuar një mendim, duke u matur në menyre civile me persona të tjerë bëhesh më i vetëdijshëm për kapacitetet e tua, të ndihmon të rritesh, ajo është një palestër që të forcon për të dalë nga apatia e një sistemi që gjeneron shumë votues të pandërgjegjshëm dhe konsumatorë seriale. Për fat të keq, ka edhe aspekte negative: jam bërë më dyshues – dhe nuk është një gjë e bukur, kam mësuar të mbrohem dhe të ruhem nga ujqërit e maskuar si qengja, e gjithashtu vuaj nga stresi i vazhdueshëm …. Nuk kam shumë kohë të lirë, dhe për këtë arsye mesi pres ditën kur të kthehem sërisht një qytetar pa detyra përgjegjësie përkundrejt shtetasve.

Përsa i përket njerezve të afërt, disa i kam parë të ndryshojne ndërsa të tjerë kanë mbetur po të njejtit. Mendja e njeriut është e padepërtueshme, dhe njerëzit shpesh të zhgënjejnë, sidomos në ato momente kur gjërat janë duke shkuar për mirë, por në çdo rast nuk duhet trasmetuar mesazhi destruktiv – që i çon njerëzit drejt humnerës së indiferencës – se politika të ndot duart. Politika duhet dhe mund të bëhet me duar të pastra.


Intervista është botuar pranë gazetave:
- Gazeta e Vogël:
pjesa e pare--> http://www.gazetavogel.al/read.php?id=75493
pjesa e dyte --> http://www.gazetavogel.al/read.php?id=75597

- Gazeta Saktivista: http://saktivista.com/2011/02/pionieret-moderne-te-demokracise-pjesemarrese-italiane/

- Tirana Observer: http://www.gazetatiranaobserver.com/tiranaobserver/index.php?option=com_content&view=article&id=58%3Aja-si-levizja-5-yje-po-thyen-tabute-e-politikes-se-vjeter&catid=34%3A6-artikuj-ne-qender 



- Opinionet: http://www.opinionet.net/index.php/attualita/153-intervista-a-giovanni-favia


VERSIONE IN LINGUA ITALIANA


INTERVISTA A GIOVANNI FAVIA di BRUNILDA TERNOVA

La politica rappresentativa italiana si è trasformata ormai in una struttura obsoleta e in un modello fallito. L’obiettivo dei tradizionali gruppi partitici, costituiti in alleanze elettorali, consiste nell'ottenere quel voto in più per avere magari un rappresentante in più al Parlamento e per mantenere ed esercitare il potere politico ed economico sul Paese.
Il Movimento 5 stelle è una forza relativamente giovane in Italia, fondato nell'ottobre del 2009 come naturale conseguenza delle Liste Civiche create in precedenza dai cittadini nel 2007. Sono proprio i cittadini e i giovani gli attori, i partner e i co-operatori principali di questo movimento, che per molti versi non è molto differente dalla tipica tradizione albanese del Consiglio degli Anziani del villaggio o della Comunità Locale. Questo movimento non è né “di sinistra” né “di destra”, ma è un movimento nato dal basso, dalla necessità popolare di nuovi paradigmi basati non più su sterili ideologie e sulle figure dei leader politici. In questo modo prende le distanze in modo nitido sia dal generale vuoto di valori e vaniloquio dei partiti che dalla cosiddetta “democrazia” rappresentativa.
In altre parole, ciò che sta accadendo in questi ultimi due anni sulla scena politica italiana è una rivoluzione popolare senza precedenti che sta iniziando a dare risultati positivi e significativi. La democrazia diretta non è più un’utopia ma si sta trasformando in una realtà tangibile nella regione di Emilia Romagna, dove il “Movimento 5 Stelle” ha ottenuto il suo maggiore successo a livello nazionale. Per parlarci di questa realtà abbiamo realizzato una intervista con il consigliere regionale di questo movimento in Emilia Romagna, Giovanni Favia, classe 1981.

Brunilda Ternova: Personalmente la realtà del Movimento 5 Stelle mi ha colpito sin dai suoi primissimi inizi. Ho quindi cercato di capire quando più possibile, non solo da quello che sentivo e leggevo in giro tramite internet e la carta stampata, ma anche approfondendo la vostra conoscenza direttamente dentro il movimento. Cos’è il Movimento 5 Stelle, come è nato e quale è stata la visione iniziale della situazione italiana che ha portato alla sua creazione?

Giovanni Favia:
Il Movimento nasce dall'unione di quei cittadini che hanno deciso di riprendersi la politica perché insoddisfatti dalle risposte dei politici di professione. Noi siamo convinti che per operare per il bene comune siano necessarie informazione e onestà - e non la tessera di un partito o l'aggancio con un potere forte. Per questo i nostri sostenitori si sforzano tutti di informarsi moltissimo, ovviamente attraverso i canali alternativi - perché sui media tradizionali certe notizie non escono. La situazione italiana è bloccata da parecchi anni, e non solo dall'avvento di Berlusconi, dagli stessi gruppi di potere strettamente interconnessi a lobby economiche. Non si fa nulla per interesse della nazione e della popolazione, ma solo per tornaconti personali o di elites. Questo non era ulteriormente tollerabile.
Noi vogliamo pensare al futuro del nostro Paese e dei nostri figli, convinti che inseguire come unico parametro di sviluppo la crescita del PIL sia un errore clamoroso, perché i parametri del benessere devono essere altri: lo sviluppo sostenibile, l'accesso all'informazione, la cultura, la collaborazione fra le genti, la mobilità a basso impatto, la sanità accessibile,... . In realtà il Movimento ha coordinato e riunito le tante persone che in Italia la pensavano così ma non trovavano voce perché inascoltate dai partiti tradizionali, troppo concentrati nelle loro lotte di palazzo, distantissimi dai problemi e dai desideri della popolazione.
Per conoscerci abbiamo usato, in un primo momento, lo strumento dei meet-up su internet. Sono gruppi di discussione locali. Poi abbiamo cominciato a riunirci, fisicamente, per avanzare proposte. Ne sono nati tante belle amicizie e programmi concreti da presentare nelle varie realtà. E gli incontri proseguono sempre perché noi non siamo professionisti della politica ma solo cittadini "prestati" alla politica che svolgono un servizio civile. Ci impegniamo a farlo per non più di 10 anni, e intanto ci auto-riduciamo lo stipendio. Inoltre come Movimento abbiamo rinunciato ai rimborsi elettorali che lo stato da ai partiti ma che un referendum di quasi 20 anni fa aveva abrogato... Peccato che i partiti gli abbiano cambiato nome per riottenere i soldi... Alla faccia della sovranità popolare!

Brunilda Ternova: I partiti tradizionali, dunque, non sono in grado di dare sostanza e voce alla sovranità popolare e assolvere tale funzione. Il vostro movimento si basa sulla logica della democrazia partecipata, non solamente prevedendo un programma chiaro ed elezioni in perfetta trasparenza a tutti i livelli, ma anche la partecipazione attiva istituzionale. Ci puoi spiegare nel concreto in che cosa consistono e come avvengono i procedimenti decisionali pubblici dentro le assemblee e dentro le istituzioni?

Giovanni Favia: Da noi ognuno conta uno. Non c'è un capo di partito. L'organizzazione è molto snella, orizzontale. Le nostre assemblee sono molto frequenti, a livello cittadino o di quartiere. C'è un ordine del giorno, creato in genere attraverso la discussione via internet, delle proposte e poi si procede al voto palese. Così si è creato il nostro programma, al quale gli eletti nei vari Comuni, e noi in Regione, ci atteniamo.

Brunilda Ternova: Ci puoi parlare dei contenuti del programma del Movimento e quanti di quei obbiettivi siete riusciti fino ad adesso a portare avanti o realizzare?

Giovanni Favia: Il programma è davvero ricco, te lo riassumo per punti. Energia: vogliamo si punti su fonti rinnovabili, e assolutamente niente nucleare. RIFIUTI: Bisogna aumentare la percentuale di raccolta differenziata puntanto sul porta-a-porta. E' necessario cercare di ridurli diminuendo gli imballaggi, puntando sui prodotti alla spina ad esempio. TERRITORIO: Stop alla cementificazione. Inutile costruire ancora con tutti gli spazi industriali vuoti che ci sono e con la popolazione che non aumenta. Meglio ristrutturare e riqualificare. SALUTE: Sanità pubblica per tutti, e soprattutto prevenzione e stili di vita sani. Necessario educare la popolazione. ALIMENTAZIONE: Fa parte di quegli stili di vita sani. Noi vorremmo incentivare il consumo dei prodotti locali, così detti a km. 0, che sono quindi di stagione e non richiedono incredibili costi di trasporto per arrivare sulla nostra tavola. Così si favorisce anche l'economia locale. ACQUA: L'acqua è un bene comune e il processo di privatizzazione deve essere fermato. MOBILITA': il futuro sono le autostrade digitali, di cui l'Italia ha un gran bisogno, non quelle di asfalto. Meno auto e più trasporto pubblico, con infrastrutture leggere. Più telelavoro, meno spostamenti. DEMOCRAZIA INTERNET: Condivisione delle decisione via web e trasmissione integrale delle sedute dell'aula e delle commissioni via internet. SCUOLA: Condivisione delle esperienze educative grazie ad una rete fra le scuole, utilizzo di e-book per risparmiare carta e denaro. Recupero di materiale informatico di aziende ed enti da rigenerare e di cui dotare le scuole. NO MAFIA: Appalti pubblici trasparenti con tutti i processi decisionali e i passaggi di denaro sotto forma elettronica su conti censiti e pubblicati su internet. NO CASTA: Divieto di cumulo di cariche pubbliche, massimo due mandati politici, abolizione degli stipendi d'oro. Ecco Brunilda, come vedi il programma è davvero lungo. Per ora la considerazione più importante da fare è che - grazie alla nostra pressione -  molti di questi temi sono stati affrontati. Uno su tutti, la riduzione degli stipendi: anche nella nostra regione i politici, al potere ininterrottamente da quando esiste questa istituzione, hanno dovuto cedere ed abbassarseli. Certo, lo hanno fatto solo del 10% (noi avevamo chiesto il 50%) ma è un segnale. Sull'acqua pubblica il Comitato Acqua Bene Comune, col quale abbiamo collaborato, ha raccolto 1,4 milioni di firme per un referendum che voteremo a primavera perché l'acqua rimanga a gestione pubblica: un altro bel risultato. Inoltre anche i temi delle energie rinnovabili, del consumo di prodotti a chilometri zero e della connessione a banda larga per tutti sono ormai all'ordine del giorno. Poi a livello locale siamo riusciti a bloccare la costruzione di una centrale a biomasse (che a biomasse non era) e altri piccoli-grandi successi.

Brunilda Ternova: Fermiamoci un attimo a parlare del ruolo di Beppe Grillo, noto personaggio dello spettacolo e da qualche tempo anche attivista sia in Italia che all’estero. Quale è stato il suo contributo per il Movimento e come consideri si stia evolvendo il suo contributo in seno al Movimento?

Giovanni Favia: Beppe è stato l'agglomeratore e il detonatore di una forza che la gente covava dentro. E' ovvio che per un movimento giovane la sua figura sia importantissima per la grande attenzione che i media tradizionali gli riservano e per la sua grande capacità di comunicare via internet. Lui però non è un capo di partito, il movimento funziona perché ognuno apporta il proprio contributo su un tema nel quale è competente.

Brunilda Ternova: Contro ogni aspettativa, il Movimento nel 2009 – nonostante sia stato oggetto di una continua e sistematica disinformazione messa in atto dai media e dai partiti tradizionali – è riuscito ad entrare nel consiglio comunale di Bologna raggiungendo un numero alto di preferenze. In che modo avete lavorato per ottenere un risultato del genere?

Giovanni Favia: Abbiamo fatto un intenso tam-tam informativo orizzontale, soprattutto grazie ad internet naturalmente. E' la nostra grande risorsa. Già allora avevamo idee nuove e chi le ha volute e potute ascoltare le ha capite e apprezzate. Dico "chi ha potuto" perché moltissima gente ancora non sa bene che esistiamo, nonostante due rappresentanti in Assemblea Regionale. La nostra situazione dal punto di vista informativo è drammatica. E' davvero difficile raggiungere l'interezza della popolazione non potendo contare su certi mezzi. Ma noi ci proviamo.

Brunilda Ternova: Nel 2010 la vittoria si è ripetuta, questa volta alle elezioni regionali dove tu sei stato eletto Consigliere Regionale, conquistando più di diecimila preferenze solamente nella città di Bologna. Una grossa responsabilità! Come si è evoluta l’impostazione sia organizzativa che mentale del Movimento ora che siete a tutti gli effetti un attore politico che può e sa dire la sua a livello nazionale?

Giovanni Favia: In Assemblea Regionale siamo due eletti: con me c'è Andrea Defranceschi. Per la campagna regionale abbiamo potuto contare su un briciolo di credito in più, dato dai mesi di lavoro in consiglio comunale a Bologna e in altri comuni della regione. Per questo è aumentato il radicamento nel territorio e la vicinanza alle necessità dei cittadini. Ora, dagli uffici della Regione, stiamo lavorando per creare una struttura molto organizzata, indispensabile per seguire tutte le competenze che questa istituzione ha.

Brunilda Ternova: Ci possiamo aspettare in futuro per Bologna anche un candidato sindaco del Movimento? Quali sarebbero secondo te le maggiori implicazioni che ciò avrebbe nel territorio bolognese?

Giovanni Favia:
Il candidato Sindaco del Movimento 5 Stelle, anche se noi preferiamo chiamarlo Portavoce, c'è e si chiama Massimo Bugani. E' stato eletto dai nostri attivisti in un'assemblea generale. Questa volta crediamo che sia possibile puntare al ballottaggio, perché gli altri schieramenti sono in alto mare. Il centro-sinistra s'è affidato alle primarie per scegliere un uomo che due anni fa era stato bocciato dai cittadini. Del centro-destra nessuna traccia. Il nostro Sindaco spezzerebbe un legame fra affari e politica che è davvero troppo stretto.

Brunilda Ternova: In Albania negli ultimi mesi si stano creando dei movimenti cittadini, - per esempio il ‘Movimento per la Giustizia degli Albanesi’ (alb. Levizja per Drejtesi e Shqiptareve) - e che per certi versi assomigliano nei contenuti e nella struttura a quello vostro. Quali potrebbero essere i consigli e le idee da dare ad un movimento del genere alla luce della tua esperienza e considerato che tali movimenti non possono godere dell’autorità e della simpatia di un personaggio come Beppe Grillo?

Giovanni Favia:
Lavorare fra i cittadini, sempre e comunque. Non stancarsi mai di fare incontri informativi, di ascoltare le loro esigenze, di cercare di capirle e trarne un programma di lavoro. Anche senza l'appoggio di un personaggio come Beppe i cittadini riconoscono l'impegno sul territorio. Inoltre lottare e vincere le piccole sfide al fianco degli altri cittadini dona un'energia e una convinzione unica.

Brunilda Ternova: Giovanni ringraziandoti molto per la disponibilità vorrei farti un’ultima domanda di carattere più personale. In un certo senso, dalla politica sembra sempre emergere la parte peggiore di chi la esercita nei posti di comando. Come sta incidendo sulla tua percezione del prossimo e dei rapporti umani questa esperienza in politica? Prova a fare un bilancio tra le sorprese positive e quelle negative che hai avuto dai tuoi amici, collaboratori, avversari e da te stesso.

Giovanni Favia
: Fare politica è un’esperienza che tutti i cittadini dovrebbero provare. Si sviluppa capacità d’ascolto, mediazione, senso civico, responsabilità. Esporsi pubblicamente, argomentare un pensiero, misurarsi civilmente con altre persone ti rende più consapevole dei tuoi mezzi, ti fa crescere, è una palestra che ti rafforza per poter uscire dal torpore di un sistema, che genera troppi elettori incoscienti e consumatori a ripetizione. Purtroppo, ci sono anche lati negativi: sono diventato più diffidente - e non è una bella cosa, ho imparato a guardarmi le spalle, a diffidare dei lupi travestiti d’agnello, inoltre soffro costantemente di stress…. Non ho più tempo libero, ed anche per questo, attendo con piacere il giorno in cui tornerò ad essere un cittadino senza incarichi di responsabilità verso la cittadinanza.
Per quanto riguarda le persone a me vicine, alcune le ho viste cambiare, altre sono rimaste se stesse. L’animo umano è insondabile e spesso le persone deludono, specie quando hai il vento in poppa, ma in ogni caso non bisogna mai far passare il messaggio distruttivo, che porta solo le persone nell’abisso dell’indifferenza, che facendo politica ci si sporca le mani. La politica si deve e si può fare con le mani pulite. 

Brunilda Ternova: Grazie Giovani!
Giovanni Favia: Grazie a te!

Nessun commento:

Posta un commento