Reagojnë
ashpër Arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës
ekstremiste greke.
Shkruar
nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare
mesjetare Duka- Ëngjëlli
(me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)
Këto
ditë, përmes
mediave, informohem se qeveria
greke, përveçse e përqëndruar në synimin
për të zgjidhur çështjen e saj ekonomike - e fundosur tashmë në karakatina
të errëta dhe shpellare
-, me anë të një parlamentari të ekstremit të djathtë - me tone dhe pikëpamje të thartuara -, vazhdon e
patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë Arbërore ndryshe e njohur si Arbëreshe, bashkarisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të
lavdishme. E gjith kjo tendencë të bind që të mendosh
negativisht për rolin që luan entiteti
shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë
mbizotëruese (dhe abuzuese e fondeve publike europjane, përfshih edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturit Komunitet Europian.
Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi
Shtet që nuk njeh
minoritetet gjuhësore që egzistojnë në atë
territor për më shumë se gjashtë shekuj:
Arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten Arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me
dinjitet ekstrem.
publikuar me 7 shkurt 2013 ne Gazeten Shqip: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/07/replika-shqiptaret-kane-qene-ne-greqi-gjithmone/ |
Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia daton në
fund të 1200 dhe
në fillim të 1300, e megjithatë kronisti bizantin
Kantakuzeno, përmend se në malet e
Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epiriote të tilla si ai i
Buas dhe Maseretëve.
Në lidhje me të njëjtin argument dhe të
njëjtën periudhë kohore na flet
edhe dijetarja Ana Komnena (1083 - 1150),
e cila në veprën e saj “Alessiade” e identifikon
këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon
se ata
janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë mbret.
Në
vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshem
të Greqisë bizantine (kujtojmë këtu
se Greqia nuk ka egzistuar kurrë
si një entitet shtetëror), për të
populluar tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit,
Lakonis, Arkadias, Mores dhe të Thrakës.
Popullata
shqiptare, krenare për origjinen e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej
pozitivisht në krahasim me atë greke
- kësaj të fundit
i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë
aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet që
rezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio,
1270 - 1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia,
në More, në Lakoni,
në Negroponte ose ndryshe Eubea
dhe në Thesali ishin të mirëpopulluara me shqiptarë të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave
që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.
Nga
kjo dëshmi
është e qartë se popullata shqiptare
e vendosur në
Greqi rreth shekullit të XIII -të, nga një entitet
nomad ishte transformuar në një entitet
sedentar duke u kujdesur për tokën
dhe bagëtine në një mënyrë më racionale.
Për
shkak të ngjarjeve historike të shekujve të XV-të dhe XVI-të, shkaktuar nga ekspansionizmi
i njëpasnjëshem i imperializmit osman, shumë familje Arbërore/ Arbëreshe u zhvendosën në
jug të Italisë ku dhe egzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fat e që
mbeti në Greqi, luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftrave për pavarësinë
e vendit në çerekun e parë
të shekullit të XIX-të. Në këtë kontekst duhet të permendim personazhet heroike të tillë si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenja
e anijeve Bubulina e shume të
tjerë.
Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disa nga
faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasave ndoshta injoranti, deputet
grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është
ky individ, Hermes ose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo! Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom i arrogancës e i
budallallëkut të pakujdesshëm.
Komuniteti Europian, si garantues i qytetërimit të Kontinentit të Lashtë, vazhdon të mbetet i shurdhër e i verbër
përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon
ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë Arvanitase. Më 16 shtator të 1969, arbëreshi
i Kalabrisë, Papas
Antonio Bellushi bashkarisht me studjues
të rinj europjanë, do të raportojnë rezultatet
e hetimeve të tyre në lidhje me gjendjen diskriminuese
të shtetit grek përkundrejt
pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi po sjellim në vijim kundërpërgjigjen
që mbajti politika greke:
1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk egziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk egzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare.
Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh.
i autorit: ky është paradoks,
egziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një
rëndësie shumë të madhe”;
2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk
flet gjuhën tonë (greke),
nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit
tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;
4) Qëndrimi i gazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësore në Greqi si Arvanitasit, Vllehët, Pomakët (bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.
publikuar me 8.02. 2013 ne Gazeten Telegraf: http://gazetatelegraf.com/greqia-me-bashkepunimin-e-qyteterimit-europian-mohon-paturpesisht-ekzistencen-historike-te-popullit-arberesh/ |
Kontraditat
dhe arroganca
e Qeverisë greke dhe e
parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicave etnike, duhet
të jetë një tematikë që Bashkimi
Europjan duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm pasi,
e ashtuquajtura Europë e civilizuar deri tani i ka vendosur qëllimisht ne
Erebo (sh.p.: bota e përtejme).
Gjithshka
mund të injorohet, por
jo Historia!
[ Linku i artikullit në gjuhën italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/02/la-grecia-con-la-complicita-della.html
]
Nessun commento:
Posta un commento