"Shkatërrimet më të mëdha - thotë Mamedovi - komunizmi i bëri në
ndërgjegjen e njerëzve. Njerëzit nuk duan të punojnë shumë e të jetojnë
mirë. Duan të punojnë keq e të jetojnë po keq. Kjo është e gjithë e
vërteta.
Marrim universitetet. Katër vjet materializëm dialektik,
katër vjet historia e partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, katër
vite të tjera thellimi në komunizëm shkencor - dhe e gjitha kjo rezultoi
në një gënjeshtër të madhe!
Pas 73 vjet bolshevizëm njerëzit nuk dinë
ç'është liria e mendimit, e në vend të saj venë lirinë e veprimit. Dhe
kjo liri veprimi tek ne do të thotë liri të vrasësh. Kjo është e gjithë
pierestrojka, gjithë mendimi i ri.
Por si u ndërtua komunizmi?
Komunizmin e ndërtoi Stalini me ndihmën e miliona fëmijëve jetimë, të
uritur, këmbëzbathur që endeshin rrugëve të Rusisë. Vidhnin ç'të
mundnin. Stalini i mbylli nëpër konvikte. Atje mësuan urrejtjen, kur u
rritën u veshën me uniformat e Komisariatit të Popullit për Çështjet e
Brendshme, që e mbante popullin nën një frikë shtazarake. Urdhëro, të
lutem shumë. Ja ku e ke komunizmin."
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento