sabato 29 luglio 2017
Publikime të Qemal Satafës në Gazetën Fashizmi më 1939.
Grupi komunist i Shkodrës kishte disa ide interesante për mënyrën si mund të rritej lëvizja komuniste në Shqipëri: ishin për pushtimin italian, pasi Italia do të sillte kapitale, kapitali do të hapte fabrika e në fabrika do të zhvillohej proletariati, dhe ja ku më në fund Shqipëria do të bëhej pjesë e revolucionit botëror.
Një prej anëtarëve, Qemal Stafa, e mori mjaft seriozisht këtë qëndrim, duke përfituar bursë studimi në Itali e duke publikuar hartime në Gazetën Fashizmi (që publikohej në Shqipëri) ku Shteti shqiptar i përpara luftës përshkruhet si shtypës, e Italia si pranvera që solli lirinë.
Nëse do të kishte jetuar më gjatë, do të ishte përfshirë në luftën për pushtet me Enver Hoxhën (me rezultat të njëjtë, por kujtesë të ndryshme), por vdiq më 5 maj - pikërisht në datëlindjen e Marksit, e kuptohet simbolika për të kuqtë, ka vlerën e vet.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento