sabato 29 luglio 2017

“Why We Fight: Manifesto of the European Resistance" - Guillaume Faye


Filia = Dashuri Vëllazërore
[Në veprën “Nicomachean Ethics” të Aristotelit, termi “Philia” zakonisht përkthehet si "miqësi" ose “dashuri”.]
Koncepti aristotelian nënkupton 'miqësi' etno-kulturore, konsensus midis anëtarëve të të njëjtit Qytet [nënkupto: shteti dhe kombi].
Për Aristotelin, demokracia është e mundur vetëm brenda grupeve etnike homogjene, ndërkohë që despotët gjithmonë kanë mbretëruar mbi shoqëritë e fragmentuara.
Një shoqëri multietnike është domosdoshmërisht antidemokratike dhe kaotike, sepse mungon FILIA, kjo vëllazëri e thellë, e mishit dhe e gjakut të qytetarëve. Tiranët dhe despotët perçajnë dhe sundojnë, ata duan që Qyteti [nënkupto: shteti dhe kombi] të perçahet nga rivalitetet etnike. Kusht i domosdoshëm për të siguruar sovranitetin e popullit qëndron në unitetin e tij.
Kaosi etnik pengon zhvillimin e të gjitha formave të dashurisë vëllazërore. Një qytetari formohet në bazë të afërsisë - ose nuk formohet aspak. Doktrina abstrakte, integruese e Revolucionit Francez e parashikonte njeriun thjesht si një "njeri", si një banor, si një konsumator. Shpirti qytetar, siç jane siguria publike, harmonia shoqërore dhe solidariteti, bazohet jo vetëm në arsimim apo bindje, por në unanimitetin kulturor - në vlerat e përbashkëta, ne mënyren e jetesës dhe sjelljet e lindura.
[shkëpuur nga libri “Why We Fight: Manifesto of the European Resistance” i autorit francez Guillaume Faye]



Nessun commento:

Posta un commento