venerdì 8 dicembre 2017
Arsimimi i komunisteve gjate diktatures
Dokumenti i mëposhtëm është pjesë e një letre të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes, dërguar Sekretarit të KQ të PKBS (B) Zhdanov, lidhur me çështje të statusit dhe problematika të tjera të PKSH-së .
Moskë, 20 korrik 1947.
III. Mbi edukimin ideologjik e kulturor të anëtarëve të partisë.
Niveli arsimor i anëtarëve të partisë sonë paraqitet në formën e mëposhtme:
Në parti ka vetëm 40-50% analfabetë. Janë të paarsimuar 1607 anëtarë partie ose 10.9% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, kanë përfunduar shkollën fillore 10759 anëtarë ose 73%, kanë përfunduar jo plotësisht gjimnazin 1354 anëtare partie ose 9.2%, kanë përfunduar kursin e plotë të gjimnazit 801 anëtare partie ose 5.4%, studentë universiteti 175 anëtarë partie ose 1.1%, kanë përfunduar arsimin e lartë 5 anëtarë ose 0.03% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të partisë sonë. Duke mbajtur parasysh nivelin e përgjithshëm ideologjik, tepër të ulët të anëtarëve të partisë, problemet e edukimit ideologjik janë probleme tepër thelbësore për partinë tonë. Për përgatitjen ideologjike të anëtarëve të partisë kemi krijuar shkollën qendrore, me kurse të kategorisë së parë e të dytë dhe një shkollë me korrespondencë, për komunistët që punojnë në organizatat e departamenteve. Për anëtarët e partisë që ndodhen në fshat, të cilët nuk janë në gjendje të mësojnë në mënyrë autodidakte, në qendrën e çdo nënprefekture (rajone) bëhen konferenca teorike mujore. Por, rezultatet e arritura deri më tash nuk janë ato që priteshin. Ato mbetet të bëjnë shumë më tepër. Ne, po marrim një sërë masash me qëllim përmirësimin e organizimit të kësaj pune. Veçanërisht duhet theksuar, se puna ideologjike e zhvilluar, ka dhënë shumë pak rezultate, pikërisht midis anëtarëve të partisë që banojnë në fshat. Nisur nga kjo, ne kërkojmë të komandohen dy shokë sovjetikë – njëri specialist për problemet e organizimit të punës ideologjike dhe tjetri për punën në sektorin e kulturës së përgjithshme të agjitpropit të partisë tonë.
[Hamit Kaba – Et’hem Çeku, «Shqipëria dhe Kosova në Arkivat Ruse, 1946-1962», Prishtinë 2011.]
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento