Solstiku apo solstici (lat solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.
Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.
Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.
Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento