giovedì 16 giugno 2011

Referendumi, mjet i sovranitetit popullor

nga Brunilda Ternova 

Eshtë zhvilluar në Itali më 12 – 13 qershor, një nga referendumet shfuqizuese më të rëndësishme të këtyre dy dekadave të fundit, me një pjesëmarrje aktive prej 57,04% të popullsisë. Qytetarët italianë janë shprehur me anë të votës së tyre mbi çështje themelore dhe jetike që kanë të bëjnë me Ujin, Centralet Bërthamore dhe me ligjin mbi Pengesën Legjitime. Ky referendum shfuqizues do të hyjë në historinë italiane, si i pari rast në të cilin interneti dhe social network-et kanë vepruar si një bord i mirëfilltë informacioni duke anashkaluar masmediat tradicionale zyrtare, të cilat nuk shkëlqejnë as në cilësi dhe as në saktësinë e informacionit të ofruar. Pjesmarrja e popullsisë dhe fitorja e sovranitetit popullor, ka dëshmuar se impenjimi qytetar ndaj problemeve dhe argumenteve të rëndësishme që prekin direkt interesat dhe të ardhmen e tyre, është i mundëshëm dhe i realizueshëm.


Kundër privatizimit të ujit

Pyetja e parë referendare kishte të bënte me kujdestarinë dhe menaxhimin publik të shpërndarjes së ujit duke shfuqizuar nenin 23 bis të ligjit 133/2008 dhe nenin 15 të dekretit 135/2009 (i ashtëquajturi dekreti Ronchi), te cilët parashikonin në mënyrë skandaloze privatizimin e shërbimeve publike: shërbimet hidrike, transportin publik dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
Sërisht argumenti i ujit kishte të bënte edhe me pyetjen e dytë referendare, e konkretisht me shfuqizimin e nenit 154 të dekretit legjislativ n.152/2006. Ky nen favorizonte operatorët privat të shërbimeve hidrike si dhe përfitimet e tyre nga rritja e çmimeve dhe tarifave të ujit, jo vetëm për të mbuluar shpenzimet operative dhe mirëmbajtjen e sistemeve por edhe për të pëfituar nga biznesi i furnizimit me ujë të pijshëm në kurriz të qytetarëve.
Shfuqizimi i këtyre dispozitave është një reagim i fuqishëm popullor kundër procedurave të vendosura nga klasa politike aktuale (si e majtë ashtu edhe e djathtë) mbi privatizimin e ujit – i cili duke qënë një e mirë e përbashkët publike dhe një e drejtë universale njerëzore për të jetuar, nuk mundet në asnjë mënyrë as të privatizohet e as të jetë subjekt spekullimesh. Propaganda e paskrupullt, që kryhet nga lobe të caktuara ekonomike dhe nga një grusht politikanësh të shitur, për të privatizuar gjithshka publike është një fyerje e inteligjencës dhe llogjikës njerzore. Nuk është e vërtetë që privatizimet garantojnë cilësi të shërbimit të ofruar, përkundrazi, privatët nga njëra anë do të rrisin tarifat duke kursyer në mirëmbajtjen e infrastrukturave dhe nga ana tjetër do të rrisin çmimin dhe kërkesën për ujë të pijshëm në shishe – biznes ky i adminstruar nga multinacionale të tjera private. Në një situatë të tillë dramatike – ku uji konceptohet dhe trajtohet si mall dhe jo si një e drejtë njerzore – rrezikohet seriozisht sovraniteti i  Shtetit dhe i qytetarëve (mjafton këtu të përmendim luftën civile të zhvilluar në Bolivi dhe në Indi falë kontrollit të arit blu nga multinacionalet Suez Environnement dhe Véolia Environnement). Jo rastësisht, më 28 korrik 2010, Asambleja e Përgjithshme e O.K.B.-së shpalli nëpërmjet Rezolutës A/64/L.63/Rev.1, që e drejta për të patur ujë të pijshëm dhe shërbime higjeniko-sanitare është ndër të drejtat themelore të njeriut. Kjo rezolutë është një hap vendimtar për të trajtuar konkretisht problemin e mungesës së ujit dhe çlirimin e këtij burimi natyror jetik nga llogjika spekulluese e tregut privat. E drejta për ujë është tashme zyrtarisht pjesë e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut.

Kundër Centraleve Bërthamore
Pas katastrofës së Çernobilit, një referendum i 8 nëntorit 1987, ndaloi ndërtimin e centraleve bërthamore dhe përdorimin e kësaj teknologjie obsolete në territorin Italian. Katastrofa e Fukushimës ka rritur sot ndjeshëm e më shumë se kurrë debatin mbi energjinë bërthamore si në Itali ashtu edhe në vende të tjera të botës, duke i kushtuar sidomos një vëmendje të veçantë sigurisë së centraleve tashmë të ndërtuara.
Pyetja e tretë referendare i referohej pikërisht energjisë bërthamore, duke kërkuar shfuqizimin e dekret-ligjit n.112 të 25 qershorit 2008 ratifikuar nga ligji n.133 i 6 gushtit 2008, që krijonte mundësine e realizimit në territorin kombëtar të centraleve bërthamore. Me të drejtë shumica e italianëve u shprehën për shfuqizimin e këtyre ligjeve, të bindur se energjia bërthamore është sa e rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, po aq e vjetëruar teknologjikisht dhe aspak ekonomike sepse përdor burime energjitike jo të ripërtëritshme. Uraniumi, lënda djegëse që përdoret në centralet bërthamore, nuk është i riperteritshem dhe gjendet me pakicë në natyrë, aspekt ky që e rrit shumë lart çmimin e tij në tregjet e shit-blerjes. Egziston gjithashtu problemi i mbeturinave bërthamore që mbetet akoma i pazgjidhur nga shkenca moderne, edhe sepse teknologjia që disponohet aktualisht nuk është akoma në gjendje të kryejë trajtimin e këtyre mbetjeve radioaktive, të cilat thjesht groposen nën tokë duke ndotur ujrat, florën dhe faunën. Kostoja e përgjithshme e ndërtimit, e funksionimit, e trajtimit të mbeturinave radioaktive dhe e depozitimit të tyre, kapërcen shumën e 10 miliard euro për central, duke e tejkaluar së tepërmi koston e përgjithshme që nevojitet për impiantet e energjive të riperteritshme (si dielli, uji, era, biomasa, gjeotermale etj). Rrezikshmëria e centraleve rritet akoma më shumë për faktin se territori gjeografik italian – së bashku me Japoninë dhe territorin e Kalifornisë – ka një nivel të veprimtarisë sizmike ndër më të lartët në botë. Një aspekt ky i rëndësishëm që nuk mund të nënvlerësohet as nga ne shqiptarët (aktiviteti sizmik në Shqipëri është ndër më të lartët në Europë), nëse në të ardhmen multinacionalet e huaja do kenë dritë jeshile nga pushtetarët e korruptuar shqiptar për të ndërtuar centralet e tyre ose për të na mbushur me mbeturinat e tyre radioaktive.
Sfida e civilizimit të sotëm modern është konvërtimi i sistemit energjitik, nga ai i burimeve të shterueshme (nafta dhe bërthamorja), në atë të një sistemi të qëndrueshëm e të bazuar në burimet energjitike të ripërtëritshme, të pastra dhe të sigurta për njeriun.

Kundër ligjit mbi Pengesën Legjitime
Për të qartësuar se çfarë është ky ligj, është e rëndësishme të thuhet se kodi italian i procedurës penale u lejonte të pandehurve të drejtën e spostimit të seancave të proçesit gjyqësor, në rast se nuk ishin në gjendje të paraqiteshin në gjyq për arsye të një force madhore ose të një pengese legjitime. Një pjesë e ligjit italian nr.51, aprovuar më 7 prill 2010 e i njohur ndryshe si Ligji mbi Pengesën Legjitime, i mundësonte Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministrave të qeverisë, mos paraqitjen e tyre në seancat gjyqsore. Në ato proçedura penale në të cilat rezultonte i akuzuar kryeministri italian, ky i fundit falë ligjit në fjalë, ishte i legjitimuar të mos paraqitej në seance, duke detyruar gjykatësit e çështjes të shtynin proçeset e tij gjyqësore në një moment të dytë në kohë, e jo më vonë se gjashtë muaj. Pyetja e katërt referendare kishte të bënte pikërisht me shfuqizimin e këtij ligji abuzues Ad Personam e të krijuar ad hoc vetëm për kryeministrin italian i cili, në harkun kohor të këtyre 18 viteve në pushtet, ka koleksionuar në menyrë abuzive të paktën 37 ligje të këtij lloji. Një ligj i tille e i pashoq –  që nuk ka homolog në asnjë vend të botës së qytetëruar – ka favorizuar në mënyrë të rrezikshme aktivitetin e organizatave kriminale dhe miliona keqbërës të cilët kanë mbetur të pandëshkuar, duke u’a hequr viktimave të drejtën legjitime për të gjetur drejtësi në organet shtetërore. Sipas Shoqatës Kombëtare të Magjistraturës janë 15 mijë proceset gjyqësore që kanë nglelur të pashqyrtuara nga ky ish-ligj abuzues që u shfuqizua falë referendumit.

Në vend të epilogut
A mundet një referendum popullor të de-legjitimojë qeveritë dhe të rikonfiguroje kufijtë dhe  bilancin politiko-ekonomik të një shteti? A është referendumi popullor me të vërtet bartës i kësaj ‘fuqie’, pavarsisht nga konteksti i demokracis përfaqësuese, ku organet qeverisëse aplikojnë ndërmjetësimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve?
Në doktrinën e përfaqësimit politik, referendumi, nënkupton idealin absolut, pasi është manifestimi i drejtpërdrejtë i vullnetit popullor, që sipas filozofit zviceran dhe teoricienit të demokracisë, Rousseau, nuk mund ti delegohet organeve përfaqsuese të tilla si parlamenti, këshilli i ministrave etj. Referendumi është një formë institucionale që ka një karakter të drejtpërdrejtë demokratik dhe origjina e tij historike, na rikthen mbrapa në kohë tek strukturat e lashta politiko-juridike të kantoneve të Zvicrës. Në kantonin e Bernës, sidomos që prej shekullit të XVI-të, vendimet më të rëndësishme (rekrutimi i mercenarëve, aleancat me shtetet e huaja, etj) i’u nënshtroheshin votimit popullor, dhe pikërisht në këtë model institucional është identifikuar forma e parë e konceptit bashkëkohor që kemi sot mbi Referendumin. Këto forma pjesëmarrjese të drejtpërdrejta e që datojnë që nga 1294, quhen në gjermanisht Landsgemeinde (Kuvende Kantonale) dhe ende ekzistojnë në disa kantone zvicerane si Obwald, Midwald, Glaris, Appenzell Rhodes Interieures, Appenzel Rhodes Exterieures etj, ku qytetarët takohen rregullisht për të diskutuar, për të vendosr mbi punët e qeverisjes dhe kryerjen e zgjedhjeve. Duke nisur nga fillimi i shekullit të IX-të koncepti i referendumit do të jetë nje praktikë tipike e kantoneve zvicerane e më pas do të jetë pjesë themelore e Kushtetutes Federale të viti 1848, e cila, pikërisht për tu miratuar si ligj i’u nënshtrua referendumeve popullore kantonale. Kushtetuta Federale, e miratuar në vitin 1874, është ende sot e kësaj dite në fuqi e në sajë të referendumeve dhe mbledhjes së firmave qytetare, çdo ligj pa përjashtim është subjekt i votimit popullor, duke përfaqësuar në këtë mënyrë një nga elementet më të rëndësishëm të historisë së demokracisë zvicerane. Ndryshe nga Zvicra, demokracia direkte e të cilës është vërtet për tu admiruar e për tu marrë si shembull sidomos nga ne shqiptarët, Kushtetuta italiane nuk parashikon në brendësi të saj një referendum deliberativ (vendimor) por vetëm referendumin shfuqizues. Në Itali referendumi i parë i këtij lloji trajtonte argumentin e divorcit dhe i përket vitit 1974, ndërsa referendumi i parë popullor i kryer në gjith historinë e Republikës italiane është ai i 2 qershorit 1946 ku qytetarët zgjodhën sistemin e Republikës si formë qeverisje në vend të Monarkise. Nga ky moment e më pas, rritja e numrit të referendumeve të zhvilluara në Itali ka qënë i pandërprerë dhe i vazhdueshëm. Si i vetmi instrument ligjor në duart e njerëzve i aftë të copëtoj sundimin e politikës përfaqësuese të korruptuar, demokracia e drejtpërdrejtë pjesëmarrëse që e shprehu vetveten nëpërmjet referendumit të fundit në Itali, dëshmon edhe një herë se Referendumi është një ndër mjetet më të përshtatshme e të mundshme të demokracisë se vërtet sot për sot.
Në fund të fundit e jo rastësisht, sociologu dhe ekonomisti politik gjerman Max Weber është shprehur se “në politikë arrihet e mundshmja vetëm kur synohet sistematikisht e pamundura”.


Artikulli eshte botuar ne:
- Saktivista: http://saktivista.com/2011/06/referendumi-mjet-i-sovranitetit-popullor/

- Gazetaonline: http://www.gazetaonline.net/2011/referendumi-mjet-i-sovranitetit-popullor.html

- Shqiptari i Italise: http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/34-itali/1395-referendumi-mjet-i-sovranitetit-popullor.html

- Albanian Media Agency: http://www.ama-news.al/2011/06/referendumi-mjet-i-sovranitetit-popullor/

- Gazeta e Vogel: http://www.gazetavogel.al/read.php?id=85351

- Tirana Observer: http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7981:brunild-ternova&catid=40:forum&Itemid=72

-  Gazeta Shqip: http://www.gazeta-shqip.com/#/ndryshe/06e5a6f8ac1c1ae02ed9001a680b487f.html


----------------------------------------------------------------------------------


Komente mbi artikullin

Brunilda Hoxha
Referendumi duke qënë një nga format e demokracisë së drejpërdrejtë i jep mundësi të shprehurit të vullnetit të lirë të popullit në vendimarrje, ku me anën e votës së lirë qytetarët miratojnë apo hedhin poshtë një propozim të caktuar. Ndoshta kjo rrugë do t'i jepte zgjidhje një mori problemesh edhe në shoqërinë e sotme shqiptare.Pse të mos imitojmë shembuj me efekte pozitive, kuptohet të përshtatura me ezigjencat tona reale.Aktualisht problemet e politikës shqiptare i kanë ngecur në grykë shqiptarëve, të cilat përbëjnë dhe nyjen kryesore në zinxhirin e reformave për integrim,apo shumë probleme të politikës së jashtme,rregjistrimi mbi baza etnike etj, mund ta gjenin shumë mirë zgjidhjen nëpërmjet referendumit, kuptohet nëse rezultati nuk do të manipulohej. 

Ali Asllani Uji + Ajri = Jeten, Jeta nuk privatizohet! Ti qofsh e NDERUAR perhere Brunilda. Te falenderoj une ty qe me ke sjelle nje kenaqesi leximi me kete rast studimi qe e kishe bere! 
Dorian Koçi
Pergezime Bruna, per kete artikull.Shqiperia gjendet para nje fushate te tille privatizimesh, ku nje grup manaxheresh, ekonomistesh dhe gjithfare tjeter politiakanesh po mundohen te percjellin ne opinionin publik se vetem privatizimi mund te shpetoje sektore te ndryshme te sherbimeve dhe ekonomise. Deshiroj te sjelle ketu ne vemendjen e lexuesit rastin e privatizimit te hekurudhave ne Angli, i cili rezultoi i pasuksesshem dhe me kosto te larte aksidentesh pasi kompania private abuzonte ne mirembatje te rrjetit dhe investime.E njejta problematike ne vendin tone ka te beje dhe me koncesionet e pasurive minerale qe jepen me kushte skandaloze. Te pershendes! 
Eva Brinja te lumt Bruni shpuz je,bravo.
 

venerdì 10 giugno 2011

Sono indignato e il 10 giugno protesterò davanti all'Assemblea.

I giovani di una città senza finestre
di Eljan Tanini - attivista del “Gioventù Indignata"

(traduzione di Brunilda Ternova)



Martedì ho due esami che devono essere superati per forza e lasciamo stare poi il fatto, che dovrei presentare anche la tesi di laurea in questi giorni. In realtà, non voglio neanche farli, a causa di ‘un'altra cosa importante’! Li ho lasciati da parte, leggendo pochissimo ... Perché? Il giorno 10 giugno alle ore 16:00 protesterò dinanzi agli uffici dell'Assemblea Parlamentare di Tirana per una indignazione che dovrebbe unire tutti i cittadini e soprattutto le generazioni più giovani. Ho una rabbia dentro di me che non è possibile trattenere e usare solamente nei miei scritti ...
“Gioventù Indignata” è un gruppo creatosi in modo casuale sul social network di Facebook, svegliando così in tutti noi, l’ego dei movimenti civici. Questo perché, da un lato la virtualizzazione è un aspetto positivo e valido nel sollevare le opinioni, dall’altro, in un certo modo lì è come se avessi una parte di casa mia ... In realtà non è solamente questo, è una rivoluzione contro quelle proteste di parte e contro i pensieri noiosi della Politica. Le persone che stanno iniziando ad avere familiarità con questa nuova visione stanno incominciando anche a capire che ci si sente meglio se si protesta in modo pulito.

Il 10 giugno, protesteremo in strada contro i complessi della nostra società, contro la perdita e lo spegnimento delle generazioni, contro l’indifferenza, contro la violenza, contro il potere, contro il pensiero corrotto di chi sostiene che in Albania manca la gioventù, per sfidare tutti i parlamentari che pensano di poter fare ciò che vogliono, contro l’abbandono di questo Paese, contro la costipazione mentale, le elezioni, il voto, la carta dello studente, il sistema sanitario non funzionante, le idiozie dei politici che non gli vogliamo più votare, l'ignoranza del potere, l'essiccazione della mente e molto altro ancora ...
In questo Paese l’Indignazione inizia perchè la morale si è persa, perchè il potere è diventato violenza, perché chi perde le elezioni non accetta di perderle – trasformando le menzogne e le speculazioni in idolatria della loro forza. In effetti, una buona parte dei politici del Paese dove vivo non vorrei neanche vederli! Accendo la TV e vedo sempre più le solite facce e anche quando spengo la Tv i loro volti rimangono come delle macchie sullo schermo!
Il sistema pensa molto poco al bello, ecco perché ai politici non vorrei lanciare dei sassi ma delle torte! No signori, le mie giornate non possono essere sempre le stesse e uguali! Pensare all’Indignazione comune, davanti agli uffici del Parlamento Albanese e ai caffé del quartiere ‘Blloku’- con quelle sue strade dove la gente se la tira - vicino al vecchio establishment che continua a governare da anni, è come lo spirito del defunto che si trasforma in un sistema per rivoltarsi contro questo sistema.
In questa città senza finestre tutto sta diventando quasi normale, il Paese è diventato così comune - quasi una routine - facendoci amare sempre di più la bugia e la convinzione che dopo di noi non ci sarà più nessuno! La gente sta incominciando non solo a porsi ma anche a sollevare domande: Loro ci stanno stancando, noi abbiamo bisogno di vivere meglio, mangiamo ogni giorno dei pesticidi! Cosa fare? L’Impero dovrebbe cadere, lo spettacolo è diventato di moda, l'impero calpesta ogni giorno gli impegni che ha preso e io di nuovo non so a chi credere? Le leggi sono state fatte bene e il sistema si ubriaca davanti allo schermo, ma io non so con chi dovrei lamentarmi perché tutto non mi sembra più ragionevole?

Noi, i giovani di questo paese, lo sappiamo molto bene - poiché ce lo ribadiscono sempre - che siamo il futuro! Ma non è così! La frase è diventata così di cattivo gusto da fare supporre che non ci sia nessuna soluzione. Io sono giovane e lo so benissimo, ecco perché protesterò in strada con tutta la mia rabbia. Protesterò il 10 giugno ricordando che in questo giorno c’è stata la riunione della Lega di Prizren 1878-2011, e lo ricorderò in tutti gli altri 10 giugno che soggiungeranno in futuro dato che non me ne starò inutilmente annusando l’odore del sistema ... Lo sapevate che nessuno di questi nostri governanti ama i giovani?! Perché loro ci temono e sanno molto bene la facoltà che hanno i giovani di unirsi contro di loro. Essi approfittano della nostra indifferenza alla reazione! Loro sanno bene che in Albania i giovani non parlano e il nostro silenzio è il loro dolce preferito. Ragion per cui il 10 giugno dobbiamo protestare per rompere il silenzio!
I peccati dei nostri padri ci hanno INDIGNATO! Manca il lavoro ma anche il desiderio di lavorare, la televisione contempla un'altra vita e la gente vive in un mondo a seconda di come gli viene servito, ma io personalmente sono stanco delle parole che sostengono la morte della gioventù in questo Paese!

Il Gruppo “Gioventù Indignata”, creato casualmente dai giovani grazie alle stesse idee e pensieri, riuscirà a mantenere a lungo nel tempo questo spirito pulito! Nessuno ci dà soldi per le cose che vogliamo realizzare anzi, i soldi li abbiamo messi di tasca nostra per l'acquisto del materiale necessario: ieri siamo usciti a trovare dei cartoncini presso alcuni magazzini alla periferia di Tirana, abbiamo svolto la riunione in un ufficio improvvisato, abbiamo utilizzato delle vecchie lenzuola bianche per scriverci sopra con lo spray, ognuno porterà una bandiera con sé e anche un fischietto per creare un singolo spirito in cui nessuno farà il leader. Ho lasciato tutto, venerdì pomeriggio protesterò in piazza ...
                                                                                                                   


Version ne Gjuhen Shqipe


Kam indinjatë, më 10 qershor do vërshoj para Kuvendit

Nga Eljan Tanini - aktivist i Rinia në Indinjatë 


Rinia e një qyteti pa dritare


Të martën kam dy provime të mbartura të cilat duhet ti mar me patjetër. Lër pastaj temën e diplomës të cilën duhet ta dorëzoj këto ditë. Në fakt, as nuk dua ti bëj fare karshi një rëndësie tjetër! I lashë duke lexuar vetëm pak… Pse? Sepse në datë 10 Qershor ora 16:00 do dal para zyrave të Kuvendit në Tiranë për një Indinjatë që duhet të bashkojë gjithë qytetarët, duke afruar më shumë edhe brezin e ri. Kam një duf brenda meje që nuk mund ta mbaj kot vetëm duke shkruar në letra… Rinia në Indinjatë është një grup i cili u krijua fare rastësisht në facebook duke zgjuar kështu egon e levizjeve qytetare tek të gjithë ne. Ja pse është i mirë virtualizmi, vlen edhe për të ngritur mendimet; por edhe pse atje kam një pjesë të shtëpisë sime… Në të vërtetë nuk është vetëm kaq, është revolucion për aq sa i përket të protestuarit anshëm dhe të protestuarit kundër mendimeve të lodhshme politike. Njerëzit që po e njohin pak nga pak këtë frymë të re, po fillojnë të kuptojnë se edhe ata ndihen më mirë nëse dalin të protestojnë pastër.

Në datën 10 Qershor, do dalim në rrugë kundër komplekseve të shoqërisë sonë, humbjes dhe djegies së brezave, indiferencës, dhunës së pushtetit, mendimeve të kalbura se këtu nuk ka rini, sfidës ndaj të gjithë kuvendsave që mendojnë se mund të bëjnë si të duan, mos largimit nga ky vend, kapsllëkut mendor, zgjedhjes, votës, kartës së studentit, shëndetësisë aguridhe, idiotësive të politikanëvë të cilët nuk duam t’i votojmë më, injorancës së pushtetit, tharjes së mendjes e shumë të tjera…

Në këtë vend Indinjata fillon kur morali ka humbur, pushtetshmëria është bërë dhunë, ai që humb zgjedhjet nuk mund ta pranojë sepse gënjeshtrën dhe spekulimin e kanë bëre idhtari të forcës së tyre. Ne fakt, një pjesë e mirë e politikanëve në vendin ku jetoj as që nuk dua ti shoh me sy! Hap televizorin, shoh gjithmonë e më shumë fytyra të ngjashme, e mbyll atë, dhe përsëri fytyra e tyre mbetet e njollët mbi ekran!

Sistemi ka filluar të mëndojë shumë pak për të bukurën, prandaj nuk dua ti gjuaj me gurë, por me tortë! Jo zotërinj, ditët e mia nuk mund të jenë të njëjta, prandaj të mendosh për Indinjatën e përbashkët në një vend si zyrat e Kuvendit të Shqipërisë afër kafeve të Bllokut me nja dy rrugë të tangerllikut të madh, afër ish qeverisjes shumë vjeçare, është njësoj që frymën e të ndjerit për tu ulur të gjithë bashkë në kafe ta kthesh në një sistem kundër këtij sistemi.

Në këtë qytet pa dritare çdo gjë po bëhet thuajse normale, ndërsa vendi është bërë i zakonshëm, thuajse rutine, duke na pëlqyer gjithmonë e më shumë gënjeshtra dhe vetëbesimi se të tjerë nuk ka pas meje (nesh)! Njerëzit po fillojnë jo vetëm të shtrojnë por edhe të ushtrojnë një pyetje: Ata po na lodhin, ne duhet të jetojmë më mirë, po hamë çdo ditë pesticide! Çfarë duhet të bëjmë? Perandoria duhet të bjerë, spektakli është bërë modë, perandoria po shkel çdo ditë angazhimet që ka marrë dhe unë përsëri nuk di kujt ti zë besë? Ligjet e ndërtuara janë shumë të mira, sistemi dehet vetëm para ekranit, por unë nuk di kujt duhet t’i ankohem sepse çdo gjë nuk më duket më e ndjeshme!

Ne të rinjtë e këtij vendi, e dimë shumë mirë se gjithmonë na thonë se jemi e ardhmja! Por nuk është kështu! Është bërë fjali kaq e shpifur, sa duket sikur nuk ka asnjë zgjidhje. Une jam vetë e ri, dhe e di shumë mirë se dua të dal në rrugë me gjithë dufin që kam. Prandaj do dal në këtë 10 Qershor, bashkë me idenë se 10 Qershori mbartet nga Lidhja e Prizrenit 1878-2011, dhe në të gjitha 10 Qershorët e tjerë qe do të vijojnë sepse nuk mund të rri kot e të nuhas erën e sistemit... A e dini që asnjë nga këta qeveritarët tanë nuk i duan të rinjtë?! Sepse ata na kanë frikë, ata e dinë shumë mirë se çfarë aftësish kanë të rinjtë që të bëhen kundër tyre. Ata përfitojnë nga mos reagimet tona! Ata e dinë shumë mirë që në Shqipëri rinia nuk flet, dhe heshtja jonë është ëmbëlsia e tyre. Prandaj në datë 10 Qershor duhet të dalim e të thyjmë heshtjet. Mekatet e etërve tanë na kanë INDINJUAR! Nuk ka punë por edhe deshirë për të punuar, televizioni mendon për tjetër jetë, njerëzit jetojnë vetëm sipas një bote qe u jepet, dhe personalisht jam i lodhur nga fjalët se rinia nuk jeton më në këtë vend!

Grupi i Rinisë në Indinjatë, të takuar fare rastësisht me mendime të njëjta do arrijë ta mbajë gjatë këtë frymë të pastër! Askush nuk na jep lek për ato gjëra që duam të bëjmë, i kemi shtirë vetë lekët për të blerë materialet që duhen; dje dolëm për të marrë kartona tek disa magazina në periferi të Tiranës. Mbledhje në një zyrë të sajuar, apo edhe çarçafë të bardhë të vjetër për të shkruar sipër me sprai, çdo kush me një flamur me vete por edhe një bilbil për zhurmë duke ndërtuar kështu një frymë ku askush nuk do të bëjë liderin. I kam lënë të gjitha, të premten pasdite do dal në rrugë…