giovedì 28 dicembre 2017

Sabiha Kasimati

“Kam ardhur te te them se ti po vret gjithe Intelektualet. Me ke do e ndertosh Shqiperine me teneqexhinj dhe kepucare!?“ - i drejtohet Sabiha Kasimati Enver Hoxhes...
Sot po shohim dhe po "shijojme" rezultatet qe dha "puna e shkelqyer" e kepucareve dhe teqenexhinjeve te Enverit...


"Manipulim i fëmijëve"



Pak vite më parë përvjetori i Bashkimit të Italisë u kthye në një rast meditimi edhe debati për historinë e atij vendi. Pika që shkaktoi debatin më të ashpër ishte organizimi i shfaqjeve artistike në shkollat fillore dhe në sistemin parashkollor. Në mjaft raste, ndër këngët që duhet të përfaqësonin 150 vitet e atij Shteti, u përfshi dhe “Bella Ciao” (këngë partizane italiane).
Mjaft prindër shprehën botërisht kundërshtinë e tyre, me letra të hapura në media, disa prej tyre arritën deri aty sa tërhoqën fëmijët nga shkollat, vetëm e vetëm për të mos përfshirë fëmijët në këndimin e këngës partizane. Me protestën e prindërve u bashkuan dhe media dhe organizata të ndryshme politike.
Arsyeja e kundërshtisë që shfaqi një pjesë e shoqërisë italiane ishte e thjeshtë; Bella Ciao është një këngë tejskajshmërisht e politizuar (sidomos me hyrjen e saj në kulturën pop të së majtës ndërkombëtare) e cila nuk përfaqëson historinë e vendit, por vetëm të një pjese të saj. Të pjesës e cila fitoi atë që për shumë italian ishte veçse një luftë civile.
Prindërit italian vendosën që fëmijët e tyre, në disa raste edhe katërvjeçarë, të mos himnizonin as luftën civile dhe aq më pak ekzekutimet në masë që e ndoqën. Vendosën, thjesht, që Autoriteti Publik të mos indoktrinonte fëmijët e tyre. Në 2014, zv/Kryeministri shqiptar bëri të ditur programin e festimeve me rastin e “Ditës së Çlirimit”. Në kalendar përfshiheshin edhe aktivitete shkollore, si konkursi për shkollat 9-vjeçare për imazhin e Luftës dhe të kampionateve sportive midis shkollave. Ky do të ishte një rast i mirë që prindërit shqiptarë të mendoheshin më gjatë për aktivitetet kurrikulare dhe ekstrakurrikulare të fëmijëve të tyre se sa për personazhin e filmave vizatimor që do të zbukurojë çantat e fëmijëve gjatë vitit.
“Dita e Çlirimit” sigurisht ka një përmbajtje të fortë, si politike ashtu dhe historike.
I marrim me radhë.
Vendosja e datës së “çlirimit” në një datë të ndryshme nga marrja e Kryeqytetit është një akt politik i pastër. Nuk i referohem këtu debatit “28 apo 29” i cili sigurisht nuk është i dorës së dytë. I referohem faktit që në këtë mënyrë arriheshin dy qëllime. I pari është maskimi i asaj që në të vërtetë shpreh “çlirimi i Tiranës”, një grusht Shteti, ku forca antiqeveritare sulmuan dhe rrëzuan një qeveri të dalë nga një Asamble e ligjshme. Qëllimi i dytë, dhe më i rëndësishmi, shprehte politikisht dhe ushtarakisht vendimin e qeverisë grushtshtetase për të mos pasur “pretendime territoriale” (sic!!!) mbi fqinjët.
Shpesh është argumentuar se për datën e çlirimit mund të zgjidhet ose çlirimi i Kryeqytetit ose i qytetit të fundit. Pikërisht këtu qëndron vendimi politik. Shkodra nuk ishte qyteti i “fundit” i Shqipërisë. Qeveria që u rrëzua me armë përfshinte në sovranitetin e saj dhe territoret e çliruara gjatë fazave të LIIB-së. Pra Shkodra nuk ishte e “fundit”, më tej qëndronte Ulqini.
Partia Komuniste në mjaft raste, përpara nëntorit ’44 kishte deklaruar se do të bazohej mbi parimet e Kartës së Atlantikut dhe parimeve të tjera Aleate, kur përfshihej dhe mosnjohja e kufijve të ndryshuar gjatë luftës (si mund të ndodhte ndryshe kur mos respektimi i tyre cenonte ata që kishin punuar, që prej viteve ’30, për ngritjen e asaj Partie) dhe në të njëjtën kohë dhe që fati i territorit etnik shqiptar do të vendosej pas lufte. Pranimi që Shkodra është “qyteti i fundit” shqiptar pohoi që qeveria e jashtëligjshme e Tiranës braktiste gjysmën e shqiptarëve në duart e armikut.
Dikush mund të protestojë duke vënë theksin në kalimin reparteve bolshevike në atë që për vetë Tiranën duhej të ishte Jugosllavi. Aktiviteti i tyre, gjatë regjimit, është mbuluar me “ndjekje këmba-këmbës okupatorit nazist”. Ajo që gjysma e shqiptarëve zbuluan vetëm vitet e fundit dhe që gjysma tjetër e dinte që në krye të herës, është se repartet bolshevike të nisura nga qeveria e jashtëligjshme e Tiranës u përqendruan bash në zonat ku rezistenca shqiptare kundër ripushtimit jugosllav ishte më fortë. Në thelb veprimtarie e këtyre reparteve kalon nga tradhtia në pjesëmarrje në masakra.
Në përfundim mund të themi se qeveria e re e Tiranës politikisht dhe ushtarakisht jo vetëm që braktisi gjysmën e shqiptarëve por u përpoq aktivisht kundër tyre.

Nga pikëpamja historike, rezultat e “Ditës së Çlirimit” janë edhe më të prekshme, shumë prej nesh i kanë përjetuar, në kurriz.
Partia Komuniste rezultoi të ishte organizata më e madhe kriminale krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Çdo veprim i saj është i rrethuar nga pellgje gjaku. Që prej luftës vëllavrasëse (në kuptimin e parë të fjalës) që mbolli në Jug e deri në masakrat në Veri.
“Dita e Çlirimit” simbolizon vendosjen e regjimit terrorist të kësaj partie. Regjim që nisi me vrasje politike dhe shtypjen e rezistencës së armatosur në Shqipërinë londineze (rezistencë që përfshiu si malësitë e veriut ashtu edhe të jugut) dhe që përfundoi me skamjen e frikshme dhe vrasjet në kufi. As e ndërmjetmja nuk ishte më e lumtur, kampe përqendrimi, arrestime, vrasje dhe përdhunë.
“Dita e Çlirimit” simbolizon të gjitha këto.
Simbolizon se si një pakicë, me forcën e armëve dhe mbi të gjitha me ndihmën e armiqve të Kombit, mund të mbizotërojë shumicën. Simbolizon se si një popull mund t’i shkaktoj dëme të paimagjinueshme vetvetes.

Ky koment do të ishte i panevojshëm nëse ne, shqiptarët, do të ishim paqësuar me të kaluarën, por kjo e kaluar është ende nën lëkurën tonë. E ndjejmë në dhunën që ende vazhdon në territoret e braktisura nga qeveria bolshevike, e ndjemë në indoktrinimin që u bëhet fëmijëve tanë në shkollat botore. Rasti flagrant i 5 majit në Përmet është aty për të na treguar se ç’natyralizimi i “Njeriut të Ri” dhe mbrujtja me ideale antidemokratike dhe antikombëtare është ende vepruese ndër ne, se himnizimi terrorizmit vijon (me një hov jo të papërfillshëm kohët e fundit).
Në një situatë të tillë është detyrë qytetare rezistenca ndaj çdo përpjekje që godet idealet me të cilat Shteti Shqiptar u themelua më 1912.
Është detyrë qytetare mbrojtja e të gjitha vlerave që përbëjnë njëjësinë tonë kombëtare.
Më e pakta që mund të bëni është të bëheni burra e të mos lejoni që fëmijët tuaj të përfshihen në aktivitete politike. Mësojuni vlerat e lirisë dhe mbrojini nga çdo trushplarje vrastare.

Mbrojtja e fëmijëve nga ndikimet (neo)bolshevike është e vetmja garanci për të ardhmen e lirë të vendit tonë!

giovedì 14 dicembre 2017

The soccer team of the Shkodra Gymnasium, 11 January 1931

The soccer team of the Shkodra Gymnasium, 11 January 1931. The team won the soccer championship for the school year 1930-31. ///
Skuadra sportive e gjimnazit shteteror te Shkodres qe me 11 janar 1931 fitoi kampionatin ndershkollor te futbollit per vitin shkollor 1930-31

"Intelektuali i majtë" - nga Prof. Sergio Ricossa


Të dallosh një intelektual “të majtë” nuk është aspak e zorshme, pasi ai shpaloset gjithandej dhe lidhet vetëm me ata që janë shpallur të tillë. Për të, çdo intelektual tjetër është një qenie e ulët, madje nuk është aspak intelektual: është “një shërbëtor i padronëve” apo edhe më keq. Megjithëse bëhen vetëm me njëri tjetrin, intelektualët “e majtë” duket se nuk duhen. I japin vlerësime njeri-tjetrit, por është një do ut des, pra vetëm një shkëmbim dekoratash bujare: “Më jep një nderi i…” të të jap një emër rruge. Kjo, në të vërtetë, nuk i pengon aspak që të shahen mes tyre. Si fisnikët e dikurshëm sfidoheshin vazhdimisht në duel; por duke mos pranuar të ndesheshin me një plebe, pasi e cilësonin si të pahijshme, ashtu dhe intelektualët “e majtë” nuk denjojnë të debatojnë me një njeri të damkosur si i djathtë. Duket se këta nuk duan askënd përtej vetes së tyre, si Narcizi. E duan popullin por si koncept dhe me të gjitha gjasat e urrejnë si një bashkësi njerëzish të gjallë, pra të zhurmshëm, të djersitur, të pasjellshëm, vulgar. Populli i gjallë bëhet i durueshëm vetëm nëse soditet nga lartësia e një podiumi, mjaftueshëm të lartë dhe të veçuar. Rreshtimi i popullit në aradhe, komandimi i tij, përkujdesja, por përkujdesje si për të miturit, dhe në fund vjelja e duartrokitjeve e tij: kjo e tërheq atë që vendoset “majtas”. Tërheqje që bëhet edhe më fortë sa më të largët këta intelektualë ta kenë origjinën nga populli. Në këtë rast mund të interesohen për shoqërinë, ashtu një anëtarë i organizatës për mbrojtjen e kafshëve, interesohet për kafshët: me intensitet dhe shkëputje. Borgjezi përgjithësisht nuk mundet: ose është ende mes popullit apo sapo ka dalë në sipërfaqe dhe nuk e mohon. Populizmi i intelektualit “të majtë” nuk është shenjë e origjinës popullore, përkundrazi. Që të kuptohemi, edhe “majtas” ka persona që i rezistojnë kësaj tërheqjeje. Edhe pse intelektualët “e majtë” vetëkënaqen duke u cilësuar si një rreth homogjen dhe ekskluziv (“unitar”), edhe pse përpiqen t’ju ngjasojnë atyre teologëve që Huygens-i i krahasonte me derrat që “nëse i shkul bishtin njërit, hungërijnë të gjithë”, borgjezi, duke rrezikuar edhe t’ju prishë qejfin, duhet të bëjë dallimet dhe t’i ndajë njëri nga tjetri. Duke bërë kështu, do të zbulojë se në mes të këtij kolektivi ka dhe ndonjë borgjez të vërtetë, që nuk e di se është i tillë, apo e di shumë mirë dhe përpiqet ta fshehë. Mes tyre që ngërdheshen kundër borgjezisë do të zbulojë njerëz të sinqertë dhe mashtrues, të lexuar dhe injorantë. Ajo që borgjezi nuk duhet të lejojë në asnjë rast është që intelektualët “e majtë” të kenë më shumë autoritet moral apo shkencor, apo të çdo lloji tjetër, për të diskutuar rreth drejtësisë, demokracisë, ngritjes së shtresës së ulët, zhvillimin shoqëror apo lirinë. Nuk e kanë këtë autoritet, aq më shumë kur e pretendojnë dhe kalojnë në mburrje apo hipokrizi. Intelektualët “e majtë” kanë zhvilluar një fjalor të tyrin, të veçantë, i errët dhe sugjestionues, për të dhënë mend mbi ato tema.

Në format e saj më të larta, gjuha “e majtë” është një mjet i rrezikshëm dhe poshtërisht efikas. Falë saj, u desh më shumë se një shekull, u deshën shumë vajtime, për të kuptuar që pothuajse e gjithë ekonomia e Marksit është thjesht një lojë fjalësh: jo aq një kështjellë letre sa një kështjellë zërash të fjalorit. Më të mprehtët e kuptuan qysh në krye të herës, megjithatë ende sot nuk kemi një metodë të plotë për të demaskuar çdo llafemadhi të këtij lloji. Kemi disa shënime të shpërndara, si në rastin e sistemeve socialiste të borgjezit Vifredo Pareto, ekonomisti më i mirë italian, në të cilat ju hiqet maska rregullave “të majta”. “Përdorimi në dobi të tezës së mbrojtur vetëm i termave që lidhen me një ide të miratueshme”. Qasja e ideve vlen më shumë se deduktimi logjik.

“Përkufizimet më të errëta janë më të mirat. Duken si jashtëzakonisht të thella dhe shumë veta besojnë se shohin gjëra të mrekullueshme, që në të vërtetë ekzistojnë veçse në imagjinatën e tyre. Është thjesht një rast vetësugjestionimi dhe halucinacioni.” Termat abstrakt preferohen ndaj atyre konkret: të parët pranojnë perfeksionin, të dytët jo. Kundërthëniet janë të ligjëruara në emër të dialektikës. Mënyra më e mirë për t’u mos u përgënjeshtruar është të pohosh çka nuk mund t’i nënshtrohet verifikimit. Irracionalja, asaj që i mungon kuptimi, është një nga elementët e pakundërshtueshëm të intelektualitetit.
Sigurisht, arti i mashtrimit me anë të fjalëve është i vjetër dhe përgjithësisht i respektuar nga njerëzimi. Në të vërtetë nuk ka arsye për të mos admiruar artistët e mëdhenj të çdo fushe, në rastet kur nuk hiqen si shkencëtarë apo filozofë të mëdhenj. Hilet retorike të sofistëve i argëtonin grekët, me kusht që të ishin të ndershme dhe haptazi, apo të nënkuptuara, të pafajshme njësoj si ato të iluzionistëve apo prestigjatorëve në teatër. Protagora u kërkonte studentëve të vet, të thurnin elozhe për diçka që sapo e kishin denigruar: u mësonte kështu, të vaksinoheshin kundër naivitetit, ndaj tërheqjes së fjalës aq të ngjashme me tërheqjen e muzikës, por shumë më e rrezikshme. Sot duhet ti tutemi artit që përdoret për qëllime jo të drejta dhe të cilin nuk guxohet të denoncohet pasi është art i madh. Pareto citon disa pjesë nga Hegeli, si kjo: “Shteti është realiteti i Idesë morale, shpirti moral për sa vullnet thelbësor, i dukshëm, i qartë ndaj vetvetes, që mendohet dhe dihet, dhe që kryen atë që di, në masën që di”. Pareto është Pareto dhe nuk druhet të thotë: “E gjitha kjo është pa kuptim dhe ngjan me halucinacionet e një ëndrre”. Shumë të tjerë nuk e kanë këtë guxim ndërsa disa të tjerëve u volit të imitojnë stilin hegelian, që ndërkaq është kthyer në stilin universal të atij që me kosto të ulët, do të hiqet si i kulturuar. Nëpërmjet tij jo vetëm që trafikohet çdo ide, por më keq, bëhet “kulturë” pa ide. Mjafton të mësosh përmendësh gjuhën e posaçme intelektuale, t’i frysh asaj, gjë që, në ndryshim nga gjenialiteti apo dhe vetëm inteligjenca, çdo kush mund ta bëjë. “Idioti i majtë ka një prirje të theksuar për çdo gjë që është e vështirë. Beson se vështirësia është thellësi” (Leonardo Shasha).

Joidiotit “të majtë” i pëlqen që të tjerët të mendojnë kështu, e nga kjo përfiton. Si të gjithë dogmatikët pëlqen sofizmat. Borgjezi, që do të mbrohet apo më mirë të sulmojë, do të bënte mirë t’ia linte artin e llomotitjes kundërshtarit. Nuk bën për të. Në karakterin e borgjezit ka një parapëlqim të patjetërsueshëm për gjërat konkrete, që e shtyn të marrë seriozisht individin (realitetin) dhe jo kolektivin (abstrakten). Le të ndjekë, pra, këtë parapëlqim dhe të mos marrë seriozisht llafazanërinë e intelektualëve “të majtë”, të mos përfshihet në të. Kur i has, të qeshë me koleksionin e idiotësive. Ti studiojë me qëllim që të shprehet bash me stilin sa më të kundërt të mundshëm. Të synojë qartësinë, të sakrifikojë kinkalerirat; të synojë thjeshtësinë edhe duke rrezikuar thjeshtësimin. Të ndjekë gjuhën e Makiavelit, që në veprën e tij pohonte se, ndryshe nga të tjerët, nuk kishte dashur ta zbukuronte apo ta mbushte me formulime të gjera, fjalë të mrekullueshme apo garnitura të tjera. Të admirojë urtësinë e Royal Society, që në një shekull përgatitjesh të revolucionit, shumë borgjez, industrial, përpiqej të krijonte një gjuhë të shpejtë dhe të saktë, këshillonte pakësimin e një teksti prej dhjetë faqesh në pak rreshta.

Borgjezi i mirë di të kursejë fjalët, madje dhe rrokjet, ashtu si këshillonte Herbert Spencer (ai i privatizimit të monedhës), që në Philosophy of Style, për këtë arsye quante fjalët saksone më të mira se ato latine (sot do të doja të shtoja: ato latine më të mira se gjermanet). Spencer-i parapëlqente fjalët specifike kundrejt atyre të përgjithshme (“shishja” më mirë se “të pirët”), dhe lavdëronte sinekdokën (pjesën ndaj të gjithës), gjithmonë në kërkim të asaj që mund të kapet më lehtë dhe me më siguri. Pse duhet të shkojmë larg, kur afër nesh kemi gjuhën e Makiavelit? Qartësia mendore çon borgjezin në qartësinë e llogarive. “Për të pasur një siguri vlen më shumë masa sesa një sistem filozofik”, pohonte borgjezi Vittorio G. Rossi, që dhe ai vetë, në mënyrën e tij ishte filozof. Pra, mund të duash më shumë numrat se fjalët, me kusht që të jenë të dhëna të verifikueshme dhe jo shpikje të imagjinatës. Borgjezia nuk i shpik numrat, i mjafton që e ka shpikur si koncept shumë shekuj më parë, në Mesopotami, për të lehtësuar tregtimin e gjësë së gjallë dhe grurit. Që atëherë, epokat e mëdha borgjeze kanë qenë epoka kontabiliteti dhe statistike, matematike dhe shkence. Të matësh për të njohur është objektivi i përbashkët i borgjezit dhe shkencëtarit. Italia dhe Britania e Madhe japin shembujt më të mirë. Në shekullin XIII, tregtari nga Piza, Loenardo Fibonacci futi në Perëndim numrat dhjetorë dhe disa lojëra numrash. Kontabiliteti modern u shpalos nga tregtarët italianë të Rilindjes, ata që Alberti këshillonte “kishin gjithmonë duart me bojë shkrimi”. Kontabilitet i teorizuar nga Luca Pacioli në 1494 si pjesë e matematikës dhe e gjeometrisë. Të kujtohen ata që përçmojnë llogaritarin se miku i Paciolit, Leonardo da Vinçi, vizatoi dhe figurat. Më vonë, në shekujt XV dhe XVI, Britania e Madhe, ajo e tregtarëve, që lindi revolucionin industrial, u përshkrua e gjitha nga mania e sipërmarrjes dhe matematikës. Vetë Njutoni, pasi e ktheu universin në numra, ju dha spekulimit, në kuptimin e lojës në bursë: një projekt jo solid, por liria dhe opinioni botor krijonin hapësira për të gjithë ata që kishin një projekt. Askush nuk dënonte nismën dhe ndjenjën e sipërmarrjes, guximin dhe dëshirën për t’u pasuruar. Për krahasim duhet themi që në Italinë e sotme, ku shpirti borgjez është mekur, shumë studentë të ekonomi-biznesit nuk dinë as të llogarisin një përqindje, të mos flasim pastaj për sipërmarrësit të cilët “e majta” mezi pret që ti pështyjë. Këta studentë të ekonomi-biznesit dhe ca intelektualë “të majtë” sa më pak e njohin matematikën apo statistikën, aq më shumë e përçmojnë. Në mos e përçmojnë, e përdorin në mënyrë jo të drejtë sa herë që të shtyrë nga kolektivizmi i hyjnë një beteje antiborgjeze, ku nuk përjashtojnë edhe goditjet poshtë brezit. Ka një “terrorizëm matematik”, në të cilin trembet kundërshtari duke i qëlluar me një breshëri ekuacionesh, derivatesh, integralesh, logaritmesh, matricash, teorish e të ngjashme. Ekonomistët e dinë. Gabime të llahtarshme dhe sofizma ekonomikë e politikë, fshihen pas pyllit të dendur të formulave, pyll që nuk mund të depërtohet nëse lexuesi nuk është i pajisur me durim, kohë dhe njohuri; por kush njollos fletët me dordolecë matematike mbështetet pikërisht mbi faktin që lexuesi nuk do të ketë durim, kohë dhe njohuri, për të mundësuar kështu gëlltitjen e përfundimeve më të papërtypshme, thua se i ka nxjerrë Anjshtanji. Megjithatë, borgjezit të mirë nuk i bëjnë përshtypje këto dhe i vijnë ndër mend “rregullat” e Alfred Marshall-it: “Së pari, matematikën përdore më shumë si gjuhë stenografike sesa si shtysë për kërkimin; së dyti, bëj kujdes me matematikën deri sa arrihet rezultati; së treti, rezultatin përktheje në gjuhë të kuptueshme; së katërti, ilustroje me shembuj që kanë rëndësi dhe që i përkasin jetës së vërtetë; së pesti, digje matematikën; së gjashti, nëse nuk e arrin pikën e katërt, digji të gjitha”. Duhet të shikonim më shumë nga këto zjarre.

Vlerësime të ngjashme vlejnë edhe për statistikën, që disa e gjykojnë si të ishte një mallkim. Nuk ka dyshim që me numrat, ashtu si dhe me fjalët, mund të gënjehet, ose në mos, të turbullohet shumëllojshmëria e vlefshme e borgjezisë, për këtë është mirë të bëhet kujdes me të ashtuquajturën makroekonomi, në të cilën me të njomin laget dhe i thati: borgjezi i mirë parapëlqen mikroekonominë, e cila nuk e harron kurrë individin që qëndron në bazë të çdo fakti social. Përdorimi më i keq i statistikës është kur ja përkushtojnë retorikës apo propagandës, jo për njohuri, por të t’ju mbushur mendjen njerëzve të thjeshtë. Në atë rast, shifrat shkëputen nga realiteti dhe vijnë vërdallë si fantazma. Mirë t’ju bëhet atyre që besojnë në fantazma: borgjezët nuk besojnë, ata duan gjithmonë të prekin me dorë. Borgjezëve u intereson fizika, nuk kanë më kohë për metafizikën, me ndonjë përjashtim të jashtëzakonshëm. Përkundrazi, intelektualët “e majtë” shqepen me metafizikë, pa e vrarë mendjen për cilësinë. […] Popper-i lidhur me teorinë marksiste të vlerës, pohonte se “thelbi platonik ishte shkëputur plotësisht nga përvoja”, e megjithatë përralla që doli, verboi gjenerata të tëra intelektualësh “të majtë”: ajo që më shumë i lidh, që njëkohësisht është dhe pikërisht ajo që borgjezët refuzojnë, është legjendarja, mitikja, magjikja. Ndërsa borgjezët janë për vështrimin, intelektualët ekzistencialistë janë për vështrueshmërinë. Pasi arrihet te “thelbi”, bëhet përshkrimi me fjalë të bukura, sugjestionuese, kërcënuese e më tej teorizohet me një sistem të gjerë dhe të ndërlikuar, me sa më shumë pohime apo teori matematikore. Fabrika e hiçit prodhon vetëm kuti bosh, por të vështira për t’u hapur, me forma mburrëse dhe artificiale, të mbivendosura në mënyrë të atillë sa formojnë arkitektura të shtrira deri sa të pushtojnë çdo cep të kulturës. Borgjezi që rastis, mund ta ndjejë veten si i burgosuri që në muret ciklopik të burgut lexon dënimin e vet. Në rast se ai u përmbahet, pa u lëkundur, parimeve të veta do të vërejë që muret në të vërtetë janë prej allçie, të afta për të burgosur vetëm atë që do burgun. Kështu është: ka një industri të fuqishme kulturore “të majtë” në gjendje të mbrojë me sukses atë arkitekturë, sigurisht me më shumë sukses sesa e sulmon industria kulturore borgjeze. Veçanërisht në Itali mund të ndodhë që borgjezia e shpërqendruar dhe e topitur të kalojë, drejtpërsëdrejti nga shtypshkronja te remainders një vepër të madhe të mendimit liberal si The Constitution of Liberty të Hayek-ut, apo të presë tridhjetë vite për të përkthyer The Open Society and Its Enemies të Popper-it, që është një tjetër kryevepër e gjinisë, e që asnjë prej botuesve të mëdhenj nuk ka ditur “ta zbulojë”. Kjo është arsyeja pse borgjezi i mirë mendon se botuesi dhe tirazhi i madh është i tillë për shkak të konformizmit dhe që për në bibliotekën e tij, edhe pa qenë dandy, ka pikë të dobët të rrallën, të veçuarën, surprizuesen. Edhe “zbulimet” di ti bëjë vetë.
Sergio Ricossa (1927 – 2016), cilësohet si një nga elementët më të spikatur të liberalizmit italian.
https://www.ilfoglio.it/economia/2016/03/06/news/lezione-agli-intello-di-sinistra-93433/






lunedì 11 dicembre 2017

Illyrian statue found in Apollonia / Fier (Albania), 5th century BC



Illyrian statue found in Apollonia / Fier (Albania), 5th century BC.///
Zelli dhe aftësitë e grave ILIRE janë përmendur në shekullin e 5-të pes. Herodoti: "Një grua Ilire me një enë me ujë mbi kokën e saj, me njërin krah' e tërhiqte një kalë prapa vetes dhe me tjetrën dorë s'ndalej duke tjerre lesh, kur ajo erdhi te lumi ..."
Fakti ishte i njohur se bareshat tjerrin lesh, por gruaja Ilire ishte gjithashtu në gjendje për të balancuar shtambën me ujë mbi kokën e saj!
Përkthyer nga "ILIRET - Populli i harruar midis Keltëve dhe Grekëve" Prof. Dr. Franz Glaser
Statuje e gjetur ne Apolloni/Fier i perket shek te 5 pes.



French Postcard - 1937

Kartoline franceze "Festimi i 25 vjetorit te pavarsise se Shqiperise", viti 1937. ///

French Postcard "Celebration of the 25th Anniversary of the Independence of Albania", 1937.



sabato 9 dicembre 2017

"Miti dhe e vërteta" - nga Alvaro Vargas Llosa


Che Guevara, që bëri kaq shumë (apo ishte aq pak?) për të shkatërruar kapitalizmin, tani është një markë tipike kapitaliste. Imazhi i tij zbukuron filxhanë, kapele, çakmakë, mbajtëse çelsash, portofola, shami, kanotiere, çanta, xhinse, dhe sigurisht ato bluzat e kudondodhura me fotografinë me kasketë, që Alberto Korda i shkrepi idhullit socialist gjatë viteve të para të revolucionit. Fotografi që, ende sot kaq vite pas vdekjes, të jetë imazhi shikut revolucionar (apo kapitalist?). Sean O’Hogan shkruante për The Observer se ekziston edhe një ilaç rrobash me sloganin «Che-ja lan më mirë». Me prodhimet e Che-së merren korporata të mëdha dhe sipërmarrje të vogla, si Burlington Coat Factory, në reklamën televizive të së cilës shfaqet një i ri me veshje pune dhe me bluzën e Che-së, apo si Flamingo’s Boutique e Union City në New Jersey: pronari i së cilës furisë së emigrantëve politikë kubanes u përgjigj me argumentin e pakundërshtueshëm «shes çdo gjë që njerëzit duan të blejnë». Edhe revolucionarët nuk janë të pandjeshëm ndaj rregullave të tregut: The Che Store, dyqani i Che-së në internet, do të plotësojë «të gjitha nevojat tuaja revolucionare»; gazetari italian Gianni Minà i shiti Robert Redford-it të drejtat e filmit bazuar në ditarin e udhëtime që Che kreu në Amerikën e Jugut në vitin 1952, në këmbim të mundësisë për të realizuar një dokumentar në sheshxhirim. Për të mos folur për Alberto Granado-n që shoqëroi Che-në gjatë atij udhëtimi dhe që sot kryen këshillime për dokumentaristë të ndryshëm ndërkohë që – si raporton El País – mes kraharorëve të patës shoqëruar me verë të Rioja-s ankohet se nuk mund të vjelë të drejtat për shkak të embargos amerikane ndaj Kubës. (…) Transformimi i Che-së në një markë kapitaliste nuk është gjë e re por ka pasur një rigjallërim domethënës. Domethënës pasi ndodh vite pas rrënimit të politik dhe ideologjik të çdo gjëje që Guevara përfaqësonte. Një ringritje e papritur që vjen sidomos si pasojë e “Ditarët e motoçikletës ”, filmi me regji të Walter Salles dhe prodhuar nga Robert Redford. (…) Për të qenë të saktë ky rigjallërim nisi në vitin 1997, në tridhjetë vjetorin e vdekjes së Che-së, kur nëpër librari u shfaqën pesë biografi dhe kur njëkohësisht , me koincidence një interesante, pas pohimeve të një gjenerali bolivian në pension, pranë aeroportit bolivian të Vellagrande-s u zbuluan eshtrat e Guevara-s. Përvjetori përqendroi vëmendjen edhe në fotografinë e famshme të Freddy Alborta-s ku mbi një tavolinë paraqitet kufoma e Che-së me një romantizëm si të Krishtit të Mantenga-s.
Është normale që besimtarët e një kulti të mos njohin të vërtetën historike të heroit të tyre. Nuk habit që ndjekësit e tanishëm të Che-së, admiruesit e tij postkomunistë, të vetë mashtrohen duke u kapur pas një miti – me përjashtim të të rinjve argjentinas që kanë nxjerrë shprehjen: «Tengo una remera del Che y no sé por qué», «Kam një bluzë të Che-së dhe nuk e di përse». Mendojmë sa, kohët e fundit, kanë valëvitur fytyrën e Che-së si ikonë të drejtësisë e të rebelimit ndaj abuzimeve të pushteti. Në Libi demonstruesit që protestonin, mbi varrin e kryeministrit Rafiq Hariri, kundër Sirisë mbanin imazhin e Che-së. Thierry Henry, futbollist francez, mori pjesë në një festë të madhe organizuar nga FIFA, veshur me një bluzë të Che-së. Në një kritikë të filmit “Toka e të vdekurve të gjallë” të George A. Romero, publikuar te New York Times, Manohla Dargis shkruante: «Goditja kryesore është transformimi i një zombi të zi në një lider revolucionar» dhe shtonte: «Mendoj se në fund të fundit Che-ja është gjallë». Gjatë një udhëtimi në Venezuelë, gjatë të cilit takoi edhe Hugo Chávez-in, Maradona shfaqi një tatuazh të Che-së në krahun e djathtë. Në Stavropol, Rusia jugore, demonstruesit që denonconin koncesionet shtetërore u grumbulluan në sheshin e qytetit duke valëvitur flamuj me Che-në. Në San Francisko, City Light Books, tempull i letërsisë beat, ofron vizitorëve një seksion kushtuar Amerikës latine në të cilën gjysma e rafteve mban libra për Che-në. José Luis Montoya, një polic meksikan që lufton trafikun e drogës në Mexicali, vesh një shami me Che-në sepse e bën të ndihet më i fortë. Në kampin e refugjatëve të Dheisheh-ut në Cisjordani, posterat e Che-së zbukurojnë një mur që përkujton Intifadën. Një e përjavshme e Sidnejt rreshton tre të ftuar ideal për një festë: Alvar Aalto, Richard Branson dhe Che Guevara. Leung Kwok Hung, rebeli i zgjedhur në Këshillin legjislativ të Hong-Kongut, sfidon Pekinin duke veshur bluzën e Che-së. Në Brazil, Frei Betto, këshilltar i presidentit Lula da Silva, përgjegjës i programit «Zero uri», pohon se «do të duhej t’i kishim kushtuar më pak vëmendje Trockit dhe më shumë Che Guevarës». Dhe më e famshmja: në ceremoninë Academy Awards të këtij viti, Carlos Santana dhe Antonio Banderas interpretuan muzikën e filmit “Ditarët e motoçikletës”; Santana kishte veshur në bluzë të Che-së dhe një mbante një kryq. Shprehje të kultit të ri të Che-së gjenden gjithandej.
Edhe një herë, miti tërheq njerëz kauza e të cilëve është plotësisht e kundërt me atë që Guevara ishte. (…) Në janar të vitit 1957, si shkruhet në ditarin e Sierra Maestra, Guevara i shtiu Eutimio Guerra-s, i dyshuar për rrjedhje informacioni: «E zgjidha problemin me një kalibër 32 në pjesën e djathtë të trurit… Ç’ishte e tij u bë e imja». Më vonë i shtiu dhe Aristidio-s, një fshatari që kishte shprehur dëshirën për tu tërhequr sapo rebelët të ishin larguar. Ndërsa pyeste veten nëse viktima «ishte fajtore sa për të merituar vdekjen», nuk hezitonte të urdhëronte vrasjen e Echevarría-s, vëllai i një shoku, fajtor për krime të papërcaktuara: «Duhet të paguajë». Në raste të tjera simulonte ekzekutime si formë torture psikologjike. Luis Guardia dhe Pedro Corzo, dy studiues nga Florida që po punojnë për një dokumentar për Che-në, morën dëshminë e Jaime Costa Vázquez-it, ish komandant i ushtrisë revolucionare i njohur si «El Catalán», sipas së cilës shumë prej vrasjeve të Ramiro Valdés, më tej ministër i Brendshëm i Kubës, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Che-së. Valdés-i, në male, zbatonte urdhrat. «Në rast dyshimi, vritini» ishte direktiva e Guevarës. Gjithmonë sipas Costa-s, në prag të fitores Che-ja urdhëroi ekzekutimin e rreth njëzet personave në Santa Clara, në Kubën qendrore. Si ka shkruar Macelo Fernándes-Zayas, një tjetër ish revolucionar që më tej u bë gazetar, disa u vranë në një hotel, mes tyre kishte njerëz të shtresave të ulëta, fshatarë që ishin veshur ushtarë për të mos mbetur pa punë.
Megjithatë «makina që vriste me gjak të ftohtë» nuk do të tregonte gjithë egërsinë e vet deri sa, menjëherë pas rrëzimit të Batistës, Fideli t’a emëronte drejtor të burgut të La Cabaña-s. (Fideli kishte talentin e lindur për të zgjedhur njerëzit e përshtatshëm për mbrojtjen e revolucionit nga molepsjet). San Carlos i La Cabaña-s ishte një fortesë e përdorur gjatë shek. XVIII për të mbrojtur Havanën nga piratët anglezë; më tej u kthye në një kazermë ushtarake. Guevara ishte drejtor gjatë pjesës së parë të vitit 1959, një prej periudhave më të errëta të revolucionit. José Vilasuso, avokat dhe profesor në Universidad Interamericana de Bayamón në Porto Riko dhe ish anëtar i organit që merrej me proceset e shpejta në La Cabaña-s, kohët e fundit më rrëfeu: «Che-ja drejtonte Comisión Depurada. Procesi respektonte vetëm ligjet e Sierra-s: ishte një gjykatë ushtarake dhe sipas udhëzimeve të Che-së duhet të vepronim me vendosmëri, sepse të gjithë ishin vrasës dhe të veproje në mënyrë revolucionare do të thoshte të ishe i palëkundur. Komandanti im ishte Miguel Doque Estrada. Detyra ime ishte rregullimi i dosjeve përpara se të dërgoheshin në Ministri. Ekzekutimet zhvilloheshin nga e hëna deri të premten, në mes të natës, sapo merrej vendimi dhe konfirmimi, i kurdohershëm, në shkallën e apelit. Në natën më të tmerrshme që mbaj mend, u vranë shtatë njerëz».
Javier Arzuaga, priftin që ngushëllonte të dënuarit me vdekje, dëshmitar i dhjetëra ekzekutimeve, e takova në shtëpinë e tij në Porto Riko. Ish prift katolik, sot shtatëdhjetepesë vjeçar, e përcakton veten «më afër Leonard Boff-it dhe teologjisë së Çlirimit sesa ish kardinalit Ratzinger», kujton se: «Gjendeshin rreth tetëqind të burgosur në një hapësire që nuk mund të mbante më shumë se treqind: ishin ish ushtarakë dhe policë të epokës së Batistës, gazetarë dhe ndonjë sipërmarrës. Gjykata revolucionare përbëhej nga njerëz të milicisë. Che Guevara drejtonte Gjykatën e Apelit. Nuk anuloi asnjë vendim. Vizitoja “krahun e vdekjes” në Galera de la muerte. U hap fjala se i hipnotizoja të burgosurit nga që shumë prej tyre rinin të qetë, kështu që Che-ja urdhëroi që unë të isha prezent gjatë ekzekutimeve. Pas largimit të tij, në maj, u zbatuan edhe shumë vendime të tjera. Unë kam parë 55 ekzekutime. Ishte një amerikan, Herman Marks, me të gjitha gjasat një ish i burgosur. E quanim «kasapi» sepse kënaqej kur jepte urdhrin për të hapur zjarr. Mbrojta përpara Che-së çështjet e shumë të burgosurve. Në veçanti më kujtohet një i ri, Ariel Lima. Che-ja nuk u lëkund. As Fideli kur e takova. U trondita aq shumë sa që në fund të majit të vitit 1959 më urdhëruan të largohesha nga kisha e Casa Blanca-s, në të cilën gjendej La Cabaña dhe ku kisha shërbyer për tre vite rresht. Shkova për kura në Meksikë. Ditën që u nisa, Che-ja më tha që secili nga ne ishte përpjekur të tërhiqte tjetrin nga ana e vet por më kot. Fjalët e tij të fundit ishin: “Kur të heqim maskat do të rikthehemi armiq”».
Sa veta janë vrarë në La Cabaña? Pedro Corzo jep një shifër prej 200 viktimash, pak a shumë sa shifra e përllogaritur nga Armando Lago, një profesor ekonomie në pension, i cili ka përpiluar një listë me 179 emra. Vilasuso pohon se nga janari dhe fundi i qershorit (kur Che-ja la detyrën në La Cabaña) u vranë katërqind persona. Kabllogramet sekrete të dërguara nga ambasada amerikane, në Havana, Departamentit të Shtetit në Uashington, flasin për «mbi pesëqind». Sipas Jorge Castañeda, një prej biografëve të Che-së, at Iñaki de Aspiuzú, katolik bask i afërt me revolucionin, ka folur për shtatëqind viktima. Felix Rodríguez, një agjent i CIA-s që ishte pjesë e skuadrës që gjurmoi Che-në në Bolivi, më ka rrëfyer se diskutoi me atë për çështjen e «rreth dymijë» për të cilat ishte përgjegjës. Rodríguez-i kujton: «Tha se ishin të gjithë agjentë të CIA-s dhe nuk më dha numrin e saktë».

venerdì 8 dicembre 2017

Racizmi i Marksit dhe i Engelsit dhe përçmimi i tyre për qytetërimet dhe popujt para industrial

Racizmi i Marksit dhe i Engelsit dhe përçmimi i tyre për qytetërimet dhe popujt para industrial: teoria e gjenocidit si praktikë revolucionare e “komunizmit shkencor”. - nga Diego Costantino
[botuar ne: International Review of Scientific Synthesis,Vol. 124, 28.II.2013]

Marksi (1818-1883) dhe Engelsi (1820-1895), bashkautorët e të famshmit Manifest i Partisë Komuniste (1848), njihen botërisht si etërit e social-komunizmit modern apo si dëshironin vetë ta cilësonin “socializmit shkencor”, për ta dalluar nga socializmi “idealist-utopik”, duke pretenduar se kishin zbuluar “ligje shkencore” historiko-ekonomiko-sociale që, sipas tyre, pashmangshmërisht dhe nën një këndvështrim materialist, evolucionist e determinist të historisë (forca lëvizëse e të cilës cilësohej lufta e klasave ndërmjet zotëruesve të mjeteve të prodhimit dhe punëtorëve), përtej çdo idealizmi e utopie, do të çonte gjithë njerëzimin, fillimisht drejt kapitalizmit, pra drejt revolucionit punëtor socialist botëror dhe në fund drejt shoqërisë komuniste pa klasa, që cilësohej si qëllimi përfundimtar dhe i pakthyeshëm i gjithë historisë së njerëzimit.
Në pikëpamjen marksisto-engelsiane ishte i nevojshëm mbizotërimi botëror i borgjezisë industrialiste dhe i kapitalizmit, që do të shpërndanin gjithandej industrinë, shkencën e teknikën, të cilësuara si të vetmet themele të “qytetërimit” dhe të “zhvillimit” njerëzor, rrjedhimisht do të linde kudo një proletariat industrial, i cili “natyrshëm” do të ishte revolucionar për shkak cilësisë së jetesës, shfrytëzimit dhe depersonalizmit. Sipas doktrinës marksisto-engelsiane fshatarët ishin “natyrshëm” kundërrevolucionar, pra “reaksionar”, pasi ishin të lidhur shpirtërisht me tokën dhe me traditat kombëtare, familjare, sociale dhe fetare; vetëm proletariati industrial, për shkak të karakterit të tij anonim dhe të depersonalizuar, ishte “natyrshëm” revolucionar, prandaj Marksi dhe Engelsi shpresonin që me të gjitha mjetet (edhe ato të dhunshmet) të arrihej në shndërrimin e masave fshatare në masa proletare. Sipas tyre, në një çast të caktuar kapitalizmi, i shtrirë në të gjithë botën, nuk do të vazhdonte më të prodhonte pasuri e zhvillim dhe do të hynte në krizë për shkak të strukturës së tij që prodhonte si luftëra shkatërrimtare ndërmjet shteteve kapitaliste në garë për tregjet ashtu dhe për shkak të luftës së klasës ndërmjet zotëruesve të mjeteve të prodhimit dhe punëtorëve; në atë pikë proletariati, jo për idealizëm por i detyruar nga shfrytëzimi kapitalist – ndërkohë gjithmonë i drejtuar dhe i “ndriçuar” në formimin “vetëdijes klasore” nga intelektualët revolucionar të mbrujtur me “socializmin shkencor” – do të duhej të hiqte qafe, me revolucion të armatosur, borgjezinë dhe të gjithë kundërrevolucionarët, kategori që përfshin antikomunistët (apo “reaksionarët”) por edhe “socialistët borgjezë” apo “socialistët reaksionar” (si etiketoheshin të gjithë ata që kishin përqafuar teoritë socialiste “idealiste” e “borgjeze” që binin ndesh me “socializmin shkencor” marksisto-engelsian); pra duke kaluar në “diktaturën e proletariatit” dhe të shtetit autoritar socialist, do të mund, në fund, të arrihej abrogimi i çdo forme shteti dhe klase sociale. Për më shumë, në perceptimin plotësisht materialist dhe tekniko-shkencor të “qytetërimit” dhe të së ardhmes komuniste të njerëzimit, doktrina marksisto-engelsiane nuk linte asnjë hapësirë për çfarëdo lloj metafizike apo forme besimi fetar, përkundrazi duke i cilësuar si pengesa që do të duhet të zhdukeshin ca nga dhuna revolucionare e ca nga zhvillimi i vazhdueshëm shkencor, tekniko-industrial dhe social-ekonomik, që do ta bënin njeriun të harronte çdo mendim të “përtejshëm” (sic!). Sipas Marksit dhe Engelsit (dhe për marksistë të tjerë që pasuan, si rusi Lenin) edhe familja tradicionale, e cila që prej kohëve më të largëta botërisht është mbështetur mbi dallimin mes roleve, mbi identitetin e paraardhësit dhe mbi vlera të shenjta, e fetare, do të ndalohej pasi nuk vlerësohej si një fakt parësor e natyral e aq më pak me karakter të shenjtë dhe shpirtëror, por si një rrjedhojë e formave social-ekonomike dhe të raporteve të prodhimit të konsoliduar në kohë, pra një institucion tipik reaksionar (sic!) dhe një vegël e klasës sociale mbizotëruese, njëkohësisht dhe një institucion që mban dhe përçon vlera dhe mënyra jetese kundërrevolucionare, dhe si e tillë duhet eliminuar dhe zëvendësuar me një familje të tipit kolektiv dhe barazimtar pa identitet dalluese mes farefisesh.
Kjo do të përbënte “çlirimin” përfundimtar të njeriut nga shfrytëzimi, nga çdo rol e dallim social, duke krijuar kështu «parajsën mbi tokë», ashtu si Marksi dhe Englesi quanin shoqërinë e ardhshme, komuniste të lumtur, ku çdo qenie njerëzore do të vepronte sipas mundësive (mesa duket as shoqëria e ardhshme komuniste nuk do të mund të zhdukte dallimet e inteligjencës dhe të aftësive të njerëzve, pasi ato nuk varen nga faktorët social-ekonomik e për këtë nuk mund të zhduken apo barazohen…) dhe gjithsecilit do t’i jepej në bazë të nevojave vetjake.

Bazuar në këndvështrimin e tyre, Marksi dhe Englesi nuk mund të mos përçmonin popujt para industrial dhe të lidhur fortë me traditat e tyre kombëtare, sociale, familjare e fetare, kundrejt të cilave ushqenin ndenja të theksuara raciste, duke i njollosur si «popuj kundërrevolucionar», pasi duke penguar përparimin e industrisë, shkencës e teknologjisë të popujve “të qytetëruar” dhe “të evoluar”, ata vonin në këtë mënyrë edhe revolucionin proletar komunist, i cili për etërit e “socializmit shkencor” kishte funksion të vërtetë “shpëtues”, “katarsisi” dhe “rigjenerimi” universal. Popujt para industrial, ishin refraktar ndaj modernizmit industrial, ashtu si dhe masat fshatare, që me thjesht ekzistencën e tyre pengonin ardhjen “qytetëruese” të kapitalizmit dhe të fazës pasardhëse të tij, revolucionin “shpëtimtar” komunist, thënë ndryshe të së ardhmes pashmangshmërisht “të shkëlqyer” të njerëzimit: të «parajsës mbi tokë», pra të shoqërisë komuniste. Për Marksin dhe Englesin fati i këtyre popujve ishte i shënuar: duhet të zhdukeshin nga faqja e dheut nën peshën e përparimit të pandalshëm e të dhunshëm të kapitalizmit, i cili me luftërat e tij për shtrirjen e tregjeve, që dhe komunistët e punëtorët duhet ta mbështesin fuqishëm këtë gjë që shihej si “progres” nga etërit e “socializmit shkencor”. Bëhej fjalë, pra jo për një racizëm biologjik, por për një racizëm të tipit social-ekonomik, kulturor e gjeopolitik, me idenë e eliminimit të plotë fizik të atyre popujve.
Racizmi i Marksit e Engelsit ndjek me përpikëri këndvështrimin e tyre të njëanshëm dhe perëndimor-centrik të “qytetërimit” dhe të historisë. Etërit e “socializmit shkencor” gjithmonë kanë shfaqur admirim të madh për anglezët, holandezët dhe për pasardhësit e tyre amerikano verior si përhapës të fuqishëm të kapitalizmit, e nga ana tjetër kishin një përçmim të dhunshëm për rusët pasi i konsideronin «popull kundërrevolucionar», për shkak të gjendjes social-ekonomike gjysmë feudale dhe mentalitetit para modernist, por që gjithsesi ju njihnin një të ardhme për shkak të historisë së tyre të gjatë (për ironi, pikërisht në Rusinë gjysmë feudale, kundër parashikimeve shkencore të Marksit dhe të Englesit, do të ngrihet regjimi i parë marksist në botë), e ardhme u njihej, por pjesërisht edhe të përçmueshmëve sllavë që ishin ende nën Perandorinë Osmane, serbëve qendër-jugor, shqiptarëve, bullgarëve etj., por aspak të urryerve sllavë të Perandorisë Austro-Hungareze, pra çekëve, sllovakëve, bohemëve, moravëve, sllovenëve, dalmatëve, kroatëve, serbëve verior etj., pasi i cilësonin popuj barbar dhe antimodern, apo si i pëlqente Engelsit t’i quante, njerëz «pa histori dhe të ardhme», «kombëz të mpirë», «popuj kundërrevolucionar» me prirje dhe mentalitet atavik të shkaktuar nga një fat social-ekonomik dhe gjeopolitik, që disa studiues në këndvështrimin e tyre e kanë përcaktuar si “determinizëm gjeo-etnik”; ndërkaq lavdëronin polakët (popull sllav) dhe maxharo-hungarezët (popull lindor dhe jo sllav por ugro-finik), të cilët i cilësonin si popuj të qytetëruar pasi nga pikëpamja kulturore ishin perëndimizuar (të parët nga katolicizmi, pra nga krishterimi romano-latin, dhe nga bota e afërt gjermane, të dytët nga katolicizmi dhe Perandoria Austro-Hungareze, pjesë e të cilës ishin) dhe sepse, për shkak të karakteristikave të tyre dhe të pozicionit gjeografik, historikisht ishin anti rusë.
Marksi, me përçmim i përshkruante rusët si «lakra ngrënës» (1), ndërsa çekët dhe ballkanasit si «mbeturina etnike» (2). Në vitet 1848 dhe 1849, në revistën “Neue Rheinische Zeitung” të drejtuar nga ai dhe të financuar nga Englesi, Marksi shkruante për «plebenjtë sllavë» ku përfshinte rusët, çekët dhe kroatët. Sipas atit të komunizmit modernë, këto «raca prapanike» kishin si «detyrë urgjente» dhe të vetmin fat «të zhdukeshin në stuhinë revolucionare botërore», duke theksuar se «lufta e ardhshme botërore do të eliminonte nga faqja e botës jo vetëm klasat reaksionare dhe dinastitë e tyre, por edhe popuj të tërë reaksionarë. Ky do të jetë një përparim», dhe që «vetë emri i tyre do të zhduket» (3). Engelsi ishte dakord: «Lufta e ardhshme botërore do të jetë shkaku i zhdukjes së shumë popujve reaksionarë. Edhe ky është progres». (4)
Englesi në shkrimin e tij Pansllavizmi demokratik, të vitit 1849 (5), duke polemizuar fuqishëm me drejtuesit e lëvizjeve socialiste pansllaviste, sidomos me rusët, që mbështesnin pretendimet kombëtare të popujve sllavë të Evropës qendrore dhe të sllavëve të Ballkanit nën Perandorinë Austro-Hungareze për të ndërtuar një shtet të madh sllav (mes tyre ishte edhe socialisti anarkist Bakunin, i cili si anarkist hidhte poshtë doktrinën e Marksit dhe të Engelsit mbi shtetin komunist diktatorial – dhe drejtimin gjerman e hungarez që ata mendonin t’i jepnin revolucionit komunist, por që ndante plotësisht me ta filozofinë ateo-materialiste, teorinë e luftës së klasave revolucionare e të dhunshme dhe urrejtjen me gjithë shpirte ndaj feve), përgjigjej se ata popuj ishin vetëm «kombëza të mpirë, të pafuqishëm, anemik» dhe që «nuk kanë vitalitet të tyrin», që «nuk mund të arrijnë kurrë një mëvetësi të vërtetë» dhe që nëse Perandoria Austro-Hungareze do të shpërbëhej, ashtu si shpresonin pansllavistët, do të përballeshin «me terrorizmin revolucionar të gjermanëve dhe hungarezëve», gjithashtu shpallte «se urrejtja për rusët ishte dhe është pasioni i parë revolucionar i gjermanëve» ashtu si «urrejtja për çekët e kroatët» prandaj «së bashku me polakët e hungarezët, ne [gjermanët] mund të përforcojmë themelet e revolucionit vetëm duke ushtruar kundrejt këtyre popujve terrorizmin më të hekurt», deri në «shfarosje», e gjitha kjo «në interesin e përgjithshëm të revolucionit». Në të njëjtin shkrim shpallte hapur se «në histori, pa forcë, pa një mizori të çeliktë, nuk arrihet gjë», konceptet etiko-moral të drejtësisë, sjellja njerëzore, liria, barazia, vëllazëria dhe pavarësia e popujve, duhet të sakrifikohen në emër të «interesit ekskluziv të qytetërimit». Këtyre ideve ju bashkohej plotësisht dhe Marksi, madje disa historianë të marksizmit pohojnë se shkrimin në fjalë, u nënshkrua vetëm nga Englesi, por në të vërtetë u përpilua nga të dy. Në të njëjtat faqe ngrihet lartë veprimtaria kolonizuese dhe “qytetëruese» e të bardhëve, jenkit amerikano verior, të cilët admirohesh tej mase nga Marksi dhe Englesi, ndërkaq që cilësonin si “apatik”, “të paaftë” dhe “prapanik” lëkurëkuqtë dhe meksikanët.

Të zinjtë, as ata, nuk i shpëtonin përçmimit racial të Marksit, që i etiketonte si “idiotë” dhe në letërkëmbimet e tij private shpesh përdorte formën ofenduese anglo-amerikane nigger (negër). Për shembull, rivalin e tij, teoricienin dhe drejtuesin revolucionar hebreun gjerman Ferdinand Lassalle, e apostrofonte si «the jewish nigger» (negri çifut), duke ripohuar dhe përçmimin për hebrenjtë (edhe pse Marksi vetë ishte me origjinë hebraike), përçimin që e kishte theksuar që në pamfletin Çështja hebraike (1843-44) – për të cilin do flasim më poshtë – po ashtu si del qartë në një letër drejtuar Engelsit në vitin 1862: «Më duket absolutisht e qartë, si tregon sa forma e kokës së tij [e Lassalle-it, shën. red.] aq edhe struktura e flokëve të tij, se rrjedh nga negrit që morën pjesë në arratinë e Mojsiut nga Egjipti (ose nëna apo gjyshja e tij, nga ana atërore, janë shartuar me ndonjë negër) […] mënyra e pakujdesshme me të cilën vepron është tipike e negrove. Negri i keq çifut, një çifut i yndyrshëm që maskohet duke krehur flokët me xhel e duke u stolisur me çikërrima kinkalerie. Tani kjo përzierje çifute me gjerman, me një sfond negrish duhet të japë një rezultat të çuditshëm!» (letër e Marskit drejtuar Engelsit e 30 korrikut 1862) (6). Lidhur me çështjen e gjendjes së mjeruar të skllevërve në Amerikën e veriut, Marksi ju përgjigje atyre që ishin për lirimin e tyre se: «Pa skllavërinë, Amerika e veriut, vendi me zhvillimin më të madh, do të kthehej në një vend patriarkal. Fshije Amerikën e veriut nga harta e botës dhe do të shkaktosh anarkinë: dekadencën e plotë të tregtisë dhe të qytetërimit modern. Ndaloje skllavërinë dhe do të kesh fshirë Amerikën nga harta e shteteve të botës» (7). Ky vlerësim i “shkencëtarit ekonomist” u përgënjeshtrua nga fakti se ishte borgjezia industriale jenki që rrëzoi skllavërinë në SHBA, pasi pengonte “tregun e lirë”, pra lëvizjen dhe shfrytëzimin lirshëm të krahut të punës ndërkaq që skllavizmi e mbante të lidhur me tokën. Gjithsesi është interesant që Marksi filo-skllavist, në mënyrë të pashpjegueshme, shihet nga marksistët si teoricieni i “çlirimit të popujve”.
Ideja që Marksi dhe Englesi kishin për “qytetërimin”, në thelb ishte e njëjtë me atë të kapitalistëve: tekniko-industriale dhe shkencoro-pozitiviste, me ndryshimin se ndërsa shumë kapitalistë (evropianë dhe amerikanë) e quanin veten të veshur me “mision hyjnor” për të përhapur industrinë dhe shkencën moderne në të gjithë botën, në një vizion që ishte (dhe është) faktikisht, përkundër bindjeve të tyre fetare, materialist, te Marksi dhe Engelsi admirimi për progresin shkencor e tekniko-industrial inkuadrohej në një këndvështrim filozofik ultra racionalist, evolucionist, anti-metafizik dhe thellësisht antifetar, e kuptohet revolucionar për kalimin e kapitalizmit në komunizëm. Përtej këtyre dallimeve, për etërit e komunizmit shkencor, borgjezia industrialiste moderne ishte një motor i fuqishëm i “progresit” botëror e si e tillë duhej mbështetur në imperializmin e saj “qytetërues”.
Në fund të fundit si Manifesti i Partisë Komuniste i Marksit dhe Engelsit ashtu dhe Kapitali i Marksit përbëjnë në të njëjtën kohë si aktin e akuzës më të madh por dhe lavdërimin më të madh të borgjezisë kapitalist. Në këto dy tekste, dhe në të tjera, veç theksimit të karakterit shfrytëzues të kapitalizmit e borgjezisë kundrejt klasës punëtore, vërshojnë edhe lavdërimet thuajse mistike rreth funksionit të saj të pretenduar si qytetëruese e botës, duke cilësuar borgjezinë kapitaliste si «klasa më revolucionare e historisë» deri në atë kohë; madje dy etërit e komunizmit modern revolucionin komunist e quanin të mundshëm vetëm në një vend me borgjezi kapitaliste të zhvilluar dhe jo në vende para industriale, duke këmbëngulur në faktin që punëtorët dhe partitë komuniste duhej të bashkëpunonin me borgjezinë kapitaliste për të shkatërruar, edhe me dhunë, shoqëritë para industriale dhe duke u pajtuar, kështu plotësisht, me imperializmin kolonial botëror të Britanisë dhe ekspansionizmin e të bardhëve në Amerikën e veriut, cilësuar si prurës të industrisë kapitaliste moderne, nga krahu tjetër dënonin imperializmin spanjoll pasi ishte latifondist, feudal, para industrial dhe pengesë për kapitalizmin modern.
Për sa i përket Spanjës, nuk bëhej pra fjalë për një dënim moral të imperializmit të saj kolonial (që në shekujt XVI-XVII kishte shkaktuar në të dy Amerikat një gjenocid njerëzor e kulturor), por thjesht një dënim social-ekonomik e ideologjik: duke penguar kapitalizmin modern, pengohej formimi i një klase punëtore moderne pra pengohej revolucioni komunist, që ishte, për Marksin dhe Englesin, një rrjedhojë matematikore e kundërshtive të brendshme të kapitalizmit. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe përçmimi i plotë që Marksi e Engelsi kishin për shumicën e sllavëve, që cilësonin si barbarë dhe kundërrevolucionar, ku përjashtim bënin vetëm polakët pasi i shikonin si anti rusë dhe në orbitën kulturore perëndimore (si theksuam edhe më lartë, kjo për shkak të katolicizmit romano-katolik që e ndante dukshëm Poloninë nga shumica e Evropës Lindore që ishte sllavo-ortodokse).

Për Engelsin, veç atyre pakicave etnike sllave të Perandorisë Austro-Hungareze, të përmendura më lartë si popuj «pa histori e të ardhme», «kombëza të mpirë, të pafuqishëm e anemik», «popuj kundërrevolucionar», duhet të zhdukeshin edhe baskët, bretonët dhe skocezët (8). Sipas mendimit tonë, arsyeja e këtij urimi të kobshëm qëndronte te fakti që këto ishin pakica etnike tepër krenare. Ato cilësoheshin nga Engelsi si relikte etno-historike, të lidhura ende me jetën para industriale dhe mbi të gjitha të lidhura fortë me identitetin e tyre etno-gjuhësoro-kulturor dhe me kërkesat e tyre autonomiste rrezikonin njëjësinë shtetërore të Spanjës, Francës dhe Britanisë së Madhe (pikëpamja komuniste marksisto-engelsiane e Shtetit, si mjet i përkohshëm dhe i nevojshëm për të realizuar “parajsën” komuniste pa klasa e pa shtet, është ultra autoritare, diktatoriale dhe për rrjedhim një shtet unitar, i centralizuar dhe njëjtësues, ashtu si ishin të gjithë regjimet komunist në histori); për këto arsye ai uronte zhdukjen e tyre.
Nga sa më lartë, del qartë që Marksi dhe Englesi nuk ju njihnin të gjithë popujve dinjitet, të drejta dhe liri për vetëvendosje të barabarta: vetëm popujt e zhvilluar nga pikëpamja industriale kishin të drejtën historike të quheshin “kombe” dhe të synoni lirinë, gjithashtu të kishin edhe të drejtën të pushtonin, të shtypnin e të “qytetëronin” popujt më pak të “evoluar”, e në fund të drejtën, madje detyrën, t’i zhduknin nëse bëheshin pengesë për “progresin” social-ekonomik dhe për “evolucionin” historik.
Ata teorizonin gjenocidin si detyrë frutdhënëse për praktikën revolucionare të “komunizmit shkencor”.

1) Bertrand Wolfe, Marxism – One hundred Years in the Life of a Doctrine, New York, The Dial Press, 1965, p. 32, cit. in Richard Wurmbrand, L’altra faccia di Carlo Marx, Editrice Uomini Nuovi, 1984, 2008, cap. 6.

2) Karl Marx & Friedrich Engels, The Russian Menace to Europe, Glence, The Free Press, 1952, f. 63, cit. në Richard Wurmbrand, L’altra faccia di Carlo Marx, Editrice Uomini Nuovi, 1984, 2008, kap. 6.

3) Bertrand Wolfe, Marxism – One hundred Years in the Life of a Doctrine, New York, The Dial Press, 1965, cit.në Richard Wurmbrand, L’altra faccia di Carlo Marx, Editrice Uomini Nuovi, 1984, 2008, kap. 6;George Watson, The Lost Literature of Socialism, James Clarke & Co Ltd, 1998.

4) Marx-Engels-Werke (MEW), SED, Berlin, volumi VI, p. 176, cit. në Richard Wurmbrand, L’altra faccia di Carlo Marx, Editrice Uomini Nuovi, 1984, 2008, kap. 6.

5) Friederich Engels, Pansallvismo demokratiko, në: Domenico Settembrini, Il Labirinto Marxista, Edizioni BUR, 1982, f. 246-248.

6) Nathaniel Weyl, Karl Marx Racist, Arlington House; George Watson, The Lost
Literature of Socialism, James Clarke & Co Ltd, 1998.

7) Nathaniel Weyl, Karl Marx Racist, Arlington House, cit. në Richard Wurmbrand,
L’altra faccia di Carlo Marx, Editrice Uomini Nuovi, 1984, 2008, kap. 6.

8) George Watson, The Lost Literature of Socialism,James Clarke & Co Ltd, 1998.




Libri shqip mungon në bibliotekat ndërkombëtare

 Ky qe po shihni eshte sektori i librave ne gjuhen shqipe prane Bibliotekes “Sala Borsa” te Bolonjes (Itali) - qe eshte nder bibliotekat me te medha e te frekuentuara te qytetit – dhe me beri pershtypje fakti se jane vetem 6 rafte me libra ne shqip prane kesaj biblioteke. Aspekt tjeter eshte edhe fakti se autoret e ketyre librave ne pjesen me te madhe nuk jane shqiptar por te huaj, gje qe per nje lexues kufizon jashte mase mundesine e njohjes se autoreve shqiptar dhe librave te tyre te rinj ose te vjeter.
Ndryshe nga vendet e tjera ne Itali nuk egziston mundesia e mesimit te shqipes ne shkollat publike italiane ndaj pervetesimi i gjuhes amtare per femijet e emigranteve dhe njohja adeguate e gjuhes, perben nje problem madhor qe nuk mund te lihet vetem ne duart e prinderve ose te ndonje kursi qe ofron ndonje shoqate emigrantesh, por duhet zgjidhur kryesisht nga shteti shqiptar qe duhet te jete i interesuari direkt. Fenomeni i bilinguizmit ose i pervetesimit te dy ose me shume gjuheve, dihet qe sjell shume avantazhe por sidomos sjell nje nivel me te larte inteligjnece dhe superioritet te konsiderueshem konjitiv. Nepermjet gjuhes femija meson edhe koncepte qe kane te bejne me shoqerine, traditat dhe kulturen shqiptare qe nuk mund t’ia ofroje eskluzivisht vetem prindi ose nje kurs gjuhe. Ne kete prizem leximi i librave qe pasqyron kulturen dhe artin e vendit te origjines ndihmon ne menyre domethenese ne perforcimin e identitetit dhe personalitetit te femijes/adoleshentit. Nuk me rezulton te kete ndonje biblioteke online qe t’u jape mundesi emigranteve te shkarkojne libra gratis ne e-book per vete dhe per femijet e tyre … prandaj, deri ne momentin e krijimit te nje biblioteke te ketille e vetmja mundesi ngelet leximi i librave ne formatin leter qe ashtu si shihet mungojne ne nje bibloteke te madhe te nje qyteti te rendesishem italian.

Gezuar festen e Jugosllavise, derra.

Merita e madhe e të kuqve, në çështjen e të ashtuquajturit çlirim të Shqipërisë, është degjenerimi i debatit në nivel anekdotash historike. Sigurisht u ndihmuan, mjaftueshëm, nga të gjithë ata që, me petka të ndryshme, do të duhej ta mbanin debatin në rrafshin politik dhe nuk e bënë. Themi politik pasi çështja, gjithmonë, që në krye të herës ishte politike.
Komunistët nuk shpallën të ashtuquajturin çlirim të Tiranës si çlirim të vendit, pasi do t'ju duhej që këtë "çlirim" ta shoqëronin me asteriskë, për të shpjeguar cili ishte "vendi". Tirana e 1944 ishte kryeqyteti i një Shteti shqiptar me shtrirje shumë më të gjerë se sot, dhe "asteriskët" nuk do të bënin gjë tjetër veçse të vërtetonin pohimet e bëra nga ana e Qeverisë, forcave nacionaliste apo atyre kundërshtare të filialit në Shqipëri të PKJ-së. Nga ana tjetër, mos shpjegimi i cilit territor i referohej "çlirimi" do i vendoste në vështirësi me financuesit e tyre dhe mbi të gjitha do të ndikonte, për keq, në raportet e vartësisë së tyre feudale. Pra, të kuqtë u gjendën në një situatë të krahasueshme me sot, ku pa nisur ende "Viti i Skënderbeut" e mbushën me asteriskë për të shpjeguar që nuk kanë rënë në "herezinë" e mijëvjeçarit të ri, pra në pozita nacionaliste.
"Veza e Kolombit" ishte shtyrja e "çlirimit" për një moment ku të shërbente dhe si deklaratë e qartë e pozitave të tyre, pra të mos njohjes së zgjerimit të Shtetit shqiptar në territore shqiptare dhe të ndonjë pretendimi shqiptar mbi këto territore. Afërsia me datën më historike të Kombit nuk mund të kalonte pa u vënë re, sidomos në kuadër të ngritjes së kultit të individit, që e shiste Hoxhën si të fundit (dhe më të rëndësishmin) e një trinie të sapoformuar. Pozita këto që deri në vitet '90 ishin dogmë e që sot kanë rifitur peshë, duke i kthyer veprimet e prira nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Vlora në përkujtime lokale dhe duke përqëndruar peshën festive, të kryeqytetit të shqiptarëve, pikërisht në "ditën e çlirimit".
Zhvendosja, me pak orë, e vendimit të parë, në thelb nuk cenonte "trininë" dhe për më shumë kthehjej në funksionale për ngritjen e mitit të "komunitetit të vuajtjes" - si e quante Hoxha - dhe të përjetimeve, të supozuara, të përbashkëta që do të shërbenin si bazë, ose të paktën kokat të deformuara mendonin se mund të shërbenin, për pranimin e alibive për aneksimin e Shqipërisë. Gjërat, për fat, nuk shkuan si parashikuar, dhe çdo vallëzim tjetër me data mund të sillte pak marrje mendsh dhe nga ana tjetër nuk ishte as i nevojshëm, miti funksiononte dhe ashtu, madje edhe më mirë.
Gjithsesi, sot çështja e lojës së datave dhe mbi të gjitha e hierarkisë së tyre, paçka tregtisë së radhës në sallonin radical chic të televizionit të radhës, është e zgjidhur. U zgjidh ashtu si u nis, politikisht, me të vjetrin mjet politik: panem et circenses. Bukë, jo dhe aq, por cirk sa të duash, me gjithfarë krijesash të çuditshme që, me fonde të bollshme publike, ftojnë shqiptarët që majmuenshëm të festojnë autogjenocidin e tyre.

Diellndalimi

Solstiku apo solstici (lat solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.
Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.
Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.
Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

Kinemaja në komunizëm



[publikuar ne: Nutrika Nr 2, Tiranë shkurt 2017, f. 19-21.]

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushteti në Shqipëri u morr nga komunistët. Si në ç’do vend ku sistemi komunist u instalua, edhe në Shqipëri ndoqi të njëjtat hapa. Fakti që njerëzit as nuk e kishin idenë se çfarë ishte apo përfaqësonte komunizmi, dhe për më tepër ishte një doktrinë e cila binte në kundërshtim të hapur me traditat dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve, i trembte komunistët.
Për ta bërë doktrinën sa më të pranueshme për njerëzit atëherë u fillua nga puna për ngritjen e një propagande të fuqishme që do t’i shërbente sistemit por edhe qëllimit të sistemit: “Krijimit të njeriut të ri”. Kinemaja do ti shërbente në mënyrë të përsosur këtij qëllimi. Propaganda që përcillet nëpërmjet imazheve është shumë herë më e fortë se format e tjera të saj. Që në vitin 1947 krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare e cila merrej me realizimin e kronikave të shkurtra dhe shpërndarjen e filmave të huaj në kinematë e vendit të cilat ishin shtetëzuar tanimë. Ndërmarrja Kinematografike, e cila përzgjidhte filmat të cilët do të shfaqeshin, kishte një punë vërtetë të madhe në gjetjen e atij materiali të cilësuar “edukues” për mendjet e reja të cilat duhej të ushqeheshin me idetë marksiste-leniniste. Urdhrat ishin të qarta nga Byroja . Puna intensive synohej vetëm drejt të rinjve pasi ata duhet të ndikoheshin nga “Ideja” . Shqipëria duke qene se kishte shumë pak traditë në këtë fushë dhe specialistët, në të vërtetë të paktë, cilësoheshin edhe si produkte të sistemit paraardhës dhe nuk shikoheshin me sy të mirë nga udhëheqja e Partisë.

Kështu nisi përgatitja e regjisorëve në vendet e Bllokut Komunist të cilët, edukoheshin dhe arsimoheshin me të gjithë frymën marksiste dhe do të ishin motorët e lëvizjes dhe përhapjes së kësaj ideologjie në mendjen e shqiptarëve. Në vitin 1952 krijohet “Kinostudio Shqipëria e Re”, emërtim ky i ardhur nga ideja e krijimit të një vendi të ri larg prapambetjes, së pretenduar, feudale të sistemit paraardhës, të një fryme kulturore të re dhe sigurisht të një njeriu të ri. Kjo ishte një ndërmarrje tejet e centralizuar dhe veprimtaria e saj ishte e planifikuar nga lart. Puna e regjisorëve, por dhe vetë përzgjedhja e tyre, kontrollohej deri në imtësinë më të vogël. Filmi i parë i prodhuar ishte “Skënderbeu” i cili është një bashkëpunim me sovjetikët dhe sipas montazhit të parë parashikohej të mbyllej me brohoritma për diktatorin komunist. Fillimi i viteve 1960 është në fakt lindja e kinemasë komuniste dhe prodhimtaria është disi e kufizuar. Mesi i viteve 1960 dhe deri në vitin 1979 janë vitet të cilat kinemaja është konsoliduar dhe është kthyer në armë të fuqishme ideologjike. Këto vite kemi ngritjen e koncepteve komuniste të shkrira në të gjithë filmat, që nga filmat për fëmijë dhe deri tek dokumentarët: Partia lufta dhe armiku, janë gjithmonë evidente. Prishja e marrëdhënieve me Kinën solli dhe izolimin e plotë të vendit, tanimë shtohet prodhimtaria e filmave pasi filmat e huaj duhet të zëvendësoheshin me vendas. Filmat e kësaj periudhe trajtojnë më së shumti temat e luftës. Të tillë janë filmat:Komisari i Dritës, Prita , Njësiti gueril, Malet me blerim mbuluar, Mëngjese lufte, Shtigje lufte, Rrugica që kërkonin diell, Pylli i lirisë, Tinguj lufte etj. Në këta filma jo vetëm trajtohej vështirësitë e popullit gjatë periudhës së luftës, parë në këndvështrimin komunist ku çdo gjë që ekzistonte në atë periudhë ishte e keqe populli vuante nga uria dhe shtypej nga bashkëpunëtorët e pushtuesve. Interesante është paraqitja e tregtarëve si personazhe që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me pushtuesin dhe i ndihmonin kundër luftës heroike të popullit, nga ana tjetër për këto shërbime ata ndihmoheshin nga pushtuesit dhe shtonin pasurinë e tyre.
Kështu imazhi i tregtarëve të pasur apo kulakëve vinte në masat popullore ashtu siç i interesonte pushtetit dhe krijohej një mendësi kolektive rreth këtij fenomeni që e bënte legjitim faktin e politikës së ndjekur kundrejt kësaj klase shoqërore tashmë të përjashtuar nga thuajse të gjitha fushat e jetës. Kështu, brumosja e këtij mendimi përforcohej gjithnjë e më tepër nga njëri film në filmin pasardhës. Kategori tjetër e trajtuar fuqishëm në shumë filma të kësaj periudhe ishte dhe ajo e armikut të jashtëm. Filma me këtë temë mund të përmendim : Lugina e pushkatarëve, Operacioni i zjarrit, Mysafiri. Këta filma trajtojnë luftën e popullit kundër aksioneve të anglo-amerikanëve që shkelnin në territorin e Shqipërisë ku krijonin grupe antikomuniste me qëllim përmbysjen e sistemit. Lufta kundër armiqve ishte e ashpër, madje edhe fëmijët ishin pjesë e saj. Këtu propagandohej me forcë ideja e ekzistencës së armikut të jashtëm që kërkonte të keqen e Shqipërisë. Kjo bënte krijimin e gjendjes së panikut të vazhdueshëm në popullatë, sidomos në zonat kufitare.

Sigurisht që konceptet e ngritura nga sistemi për periudhën e paraluftës ishin të gabuara por ato ishin kthyer në mendësi kolektive tashmë. Shtypja e gruas. Imazhi dhe roli i gruas do të ishte shumë i rëndësishëm për komunistët, sepse ajo mund të simbolizonte më mirë se kushdo tjetër “botën e re”, “shoqërinë e së ardhmes”, “njeriun e ri”. Për komunistët gruaja ishte një objekt perfekt për inxhinierinë e tyre sociale, sepse ajo konsiderohej si e shtypur nga një trashëgimi e dyfishtë e së shkuarës, nga prapambetja dhe varfëria dhe nga mënyra patriarkale e jetesës. Nga ana tjetër ky lloj koncepti nënkuptonte edhe një lloj pozite të dobët shoqërore të gruas, e cila mund të kthehej në një element regresiv dhe të dëmshëm për revolucionin nëse nuk shpëtonte nga kjo trashëgimi.
Në këtë kuptim nxjerrja e gruas nga prapambetja ekonomike-kulturore dhe çlirimi i saj nga normat patriarkale do të ishte ngushtësisht i lidhur me pjesëmarrjen e saj në jetën publike, ose ai që me fjalë të tjera quhej si “emancipim i gruas”. Feminizmi do të gjeje një trajtesë në shumë filma por gjithmonë i shoqëruar në goditjen e një koncepti bazë për shqiptarët: familjen. Filmat që trajtojnë feminizmin në të njëjtën kohë godasin familjen si organizim. Filmi Brazdat është një nga filmat më të ngarkuar ideologjikisht ky zgjyra komuniste ka përdorur në skenat e filmit situata utopike dhe jo normale për zhvillimin e jetës, ku ç’do gjë që shikon në këtë film arrin deri në nivelin e pështirosjes. Në këtë film trajtohet jeta e një çifti ku gruaja ëndërronte të bëhej traktoriste (!). Tashmë asaj i kishte ardhur mundësia nga jeta e re që kishte filluar dhe nuk donte të dëgjonte asgjë rreth thashethemeve lokale që njerëzit “e paditur”, jo punëtorë e prapanikë flisnin lart e poshtë. Në çdo moment të filmit vihet në pah barabarësia e saj me burrin dhe sfida në vetvete që ajo ka për të qenë e barabartë. Filmi na paraqet gjithashtu në thelb një shkatërrim të konceptit tradicional që shqiptarët kishin për familjen dhe zëvendësimi i këtij me konceptin marksist. Sipas Marksit, zhdukja e familjes paraqet shoqërizimin e njeriut, avancimin e tij në “qeniet totale shoqërore”. Të gjitha bazat e ekzistencës së tij sociale, materiale dhe morale, nga familja kalojnë në shoqëri. Marksizmi është kundër institucionit të familjes, së paku si teori ai është i detyruar të jetë kundër saj, sepse familjen marksizmi e sheh si burim të individualizmit dhe të shfrytëzimit, d.m.th, të akumulimit të kapitalit. Ndërkaq marksizmi pohon se në shoqërinë komuniste tek e cila dikur do të arrihet, nuk do të ekzistojnë as shteti, as familja, as kufijtë e as prona. Pra thënë ndryshe është kundër një tradite të trashëguar që njeriu e ka ndjekur për një periudhë të gjatë kohore. Edukimi sidomos i brezi të ri nëpërmjet kësaj rryme mendimi po hidhte bazat shumë shpejt për krijimin e “njeriut të ri”. Shoqëria tanimë do të kishte në bazë barabarësinë e mashkullit me femrën ku kjo e fundit kishte ecur me hapa galopantë drejt emancipimit. Ajo tashmë ishte futur në thuajse të gjitha fushat e jetës, pra ishte bërë pjesë e fortë ku sistemi mbështetej. Komunistët e shikonin gruan të emancipuar si një zhvillim për shoqërinë, por jo në sajën e emancipimit të Musine Kokalarit. Ajo ishte një armike e sistemit dhe tepër e rrezikshme për pushtetin popullor. Emancipimi i femrës për komunizmin shikohej në vendet e punës ku meshkujt kishin mbizotëruar : në arë, ofiçinë, ndërtim, traktoriste e të tjera si këto. Ky ishte emancipimi i femrës dhe jo të zhvillimi intelektual i saj.Filmi Kapedani gjithashtu trajton një tjetër sulm kundër traditave tradicionale që kanë bashkëjetuar me njeriun prej një periudhe të pacaktuar kohore. Goditja kundrejt tradicionalizmit bëhet nëpërmjet një personazhi të quajtur xha Sulo, ku pamja e tij ngjason me një burrë tradicional me mustaqe i cili është i papranueshëm për shoqërinë e re pasi i ka ngelur ora shumë prapa dhe rrjedhimisht është një mbetje e sistemit pararendës që gruan e cilësonte as më pak dhe as më shumë sesa një vegël. Xha Sulo cilësohej si një pengesë për zhvillimin e shoqërisë dhe një element që duhej riedukuar me frymën komuniste, dhe që në fund e kuptoi që gruaja ishte një fuqi e madhe dhe duhej të ishte patjetër e barabartë me burrin pasi ajo tashmë në shoqërinë e re komuniste bënte të njëjtat punë si ai . Kjo në fakt ishte një mesazh për të gjithë “xha Sulot” dhe rruga që duhej të ndiqej ndaj tyre.

Shembulli i “njeriut të ri “ është filmi me dy episode , “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”. Filmi flet për një zonjë e cila e urrente fshatin dhe jetesën aty. E cilësonte si vend të keq për të jetuar dhe bën njëmijë gjëra vetëm vajza e saj të mos shkojë në detyrën e caktuar në fshat. Kjo në sytë e të gjithëve cilësohet një mbetje për sistemin e cila nuk kishte mundur të riciklohej. Por krejt e kundërta ndodh në episodin e dytë. E mbushur me batuta humori i gjithë mentaliteti i zonjës ndryshon. Tashmë ajo ka kaluar në sitën e Partisë dhe statusi i saj si “zonjë” ka shkuar në “shoqe” një grua proletare e cila i ka pranuar të metat e saj dhe me ndihmën e Partisë dhe udhëheqësve ka mundur të zhdukë mbeturinat e saj dhe është integruar në jetën të ashtuquajtur normale. Ajo tashmë është frymëzim për çdokënd. Kjo mendësi e filmit tashmë duhej të pasqyrohej shumë në jetën publike dhe të vihej në praktikë.Qëllimi i sistemit, pra “njeriu i ri” tashmë ishte formuar dhe inxhinieria e krijimit të tij mund të cilësohej e përkryer. Sistemi arriti të shkatërronte shumë koncepte primare dhe ndihmesë të madhe pati padyshim kinemaja.
Filmat e periudhës së pas 1980 kanë një zbutje në aspektin ideologjik , pasi “njeriu i ri” tanimë ishte krijuar. Mendësia e njerëzve ecte në të njëjtën linjë me vijën e Partisë , pasi ishte krijuar klasa e “të bindurve”. Tanimë ishte tejçuar thuajse çdo material edukues tek populli nëpërmjet kinematografisë. Filmat, me direktivat e partisë shfaqeshin tri herë në javë në sallat e kinemave ose në televizion dhe kështu materiali thithej në të gjithë esencën e tij.
Propaganda nëpërmjet artit, është shumë herë më e fortë sesa propaganda nëpërmjet shkrimit. Një vepër e shkruar ka një numër të vogël lexuesish në krahasim me shfaqjen e një filmi. Filmi ka pamjet të cilat shpesh krijojnë dhe përfytyrime tek njerëzit(p.sh diversantët ishin të veshur me rroba lëkure ishin të, egër në fytyrë).Këto përfytyrime të krijuara si dhe imazhet, bëjnë një goditje të përqendruar të materialit propagandistik. Kjo ndikonte në një mënyrë apo në një tjetër dhe në formimin intelektual dhe perceptimin që njerëzit krijoni për fenomenet.

Rritja e fëmijëve në këtë frymë bënte që thuajse të gjithë fenomenet t’i merrnin si të mirëqena dhe nuk zhvillohej një proces normal i rritjes mendore të tyre. Kjo i sjell shoqërisë pasoja të pariparueshme në kuadrin e formimit intelektual dhe zhvillimit kryesisht të një mendimi alternativ , gjë kjo që komunizmit i vinte për shtat.
Personazhet e filmave thjesht viheshin në lojë në jetën reale , kulaku ishte i përjashtuar dhe cilësohej si gjakpirës i populli, prapaniku gjithmonë cilësohej apo etiketohej si mbetje e sistemit të paraluftës. Propaganda e zhvilluar pas izolimit të plotë të Shqipërisë krijoi një gjendje paniku të vazhdueshme përveç se në radhët e udhëheqësve paranojakë, edhe në popull.
Transmetimi i vazhdueshëm i këtij zhanri kinematografik nuk është pa kosto, Shqipëria thuajse ka dhe ajo klasën e vet të revolucionarëve. Rrjedhimisht është shkaktuar demaskimi i iluzioneve të ndërgjegjes, heroi partizan tanimë ekziston në mënyrën e vet te secili prej nesh, “ata luftuan pa e ditur se çka do vinte” është shprehja që dëgjojmë rëndom, jo, ata luftuan për një ide, luftuan në krah të Bashkimit Sovjetik në atë luftë të përbotshme, duke qenë në këtë krah morën një konstrukt mendor të pa kuptueshëm si marksizmi. Rrjedhimisht një shoqëri në tërësinë e vet analfabete, vetëm 5 % e popullatës dinin “shkrim e këndim”, zbatoi marksizmin në mënyrën e vet.

Arsimimi i komunisteve gjate diktatures






Dokumenti i mëposhtëm është pjesë e një letre të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes, dërguar Sekretarit të KQ të PKBS (B) Zhdanov, lidhur me çështje të statusit dhe problematika të tjera të PKSH-së .

Moskë, 20 korrik 1947.

III. Mbi edukimin ideologjik e kulturor të anëtarëve të partisë.

Niveli arsimor i anëtarëve të partisë sonë paraqitet në formën e mëposhtme:
Në parti ka vetëm 40-50% analfabetë. Janë të paarsimuar 1607 anëtarë partie ose 10.9% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, kanë përfunduar shkollën fillore 10759 anëtarë ose 73%, kanë përfunduar jo plotësisht gjimnazin 1354 anëtare partie ose 9.2%, kanë përfunduar kursin e plotë të gjimnazit 801 anëtare partie ose 5.4%, studentë universiteti 175 anëtarë partie ose 1.1%, kanë përfunduar arsimin e lartë 5 anëtarë ose 0.03% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të partisë sonë. Duke mbajtur parasysh nivelin e përgjithshëm ideologjik, tepër të ulët të anëtarëve të partisë, problemet e edukimit ideologjik janë probleme tepër thelbësore për partinë tonë. Për përgatitjen ideologjike të anëtarëve të partisë kemi krijuar shkollën qendrore, me kurse të kategorisë së parë e të dytë dhe një shkollë me korrespondencë, për komunistët që punojnë në organizatat e departamenteve. Për anëtarët e partisë që ndodhen në fshat, të cilët nuk janë në gjendje të mësojnë në mënyrë autodidakte, në qendrën e çdo nënprefekture (rajone) bëhen konferenca teorike mujore. Por, rezultatet e arritura deri më tash nuk janë ato që priteshin. Ato mbetet të bëjnë shumë më tepër. Ne, po marrim një sërë masash me qëllim përmirësimin e organizimit të kësaj pune. Veçanërisht duhet theksuar, se puna ideologjike e zhvilluar, ka dhënë shumë pak rezultate, pikërisht midis anëtarëve të partisë që banojnë në fshat. Nisur nga kjo, ne kërkojmë të komandohen dy shokë sovjetikë – njëri specialist për problemet e organizimit të punës ideologjike dhe tjetri për punën në sektorin e kulturës së përgjithshme të agjitpropit të partisë tonë.

[Hamit Kaba – Et’hem Çeku, «Shqipëria dhe Kosova në Arkivat Ruse, 1946-1962», Prishtinë 2011.]

sabato 28 ottobre 2017

Landskron Castle, Villach, Austria


"Everyone stands alone on the heart of the earth transfixed by a sun ray, and suddenly it is evening." ― Salvatore Quasimodo
Landskron Castle, Villach, Austria
  

 
Copyright Photography © BRUNILDA TERNOVA



Lake Ossiach, Carinthia (Austria)


In the perspective there is no height that does not have something higher above it ...
"Holiday home" at Lake Ossiach, Carinthia (Austria) designed in 1977 by the architect Manfred Kowatsch for the artist Cornelius Kolig. 



Copyright Photography © BRUNILDA TERNOVA 


Salzburg (Austria)


The city allows you to see without being seen and being seen without seeing...
Salzburg (Austria) 

Copyright Photography © BRUNILDA TERNOVA



My Artistic Photography



there is life and another dimension that I want to discover beyond that rock beyond those trees..              


Copyright Photography © BRUNILDA TERNOVA









lunedì 25 settembre 2017

Feja dhe Shoqëria


A është shoqëria gjithashtu e prirur për sëmundje mendore, apo është kjo vetëm diçka që vuan një individ në mënyrë specifike? A është e mundur që një shoqëri dhe sistemi i saj, të jenë te sëmurë? Si do ta dinit? Cilin standard do të përdorni për të diagnostikuar shëndetin e një shoqërie të tërë, përveçse Natyrës e cila është e pavarur nga të gjitha sistemet socio-ekonomike njerëzore?
A ndryshon natyra e botës për t’iu përshtatur njeriut, apo ndryshon njeriu për t’iu përshtatur natyrës së botës? Nëse, dhe kur, njeriu ndërhyn mbi botën, aspektet pozitive a i kapërcejnë efektet kolaterale negative? Sa nga natyra kontradiktore mund të durojë njerëzimi? A do të përdornit strukturat e veta të brendshme morale për ta diagnostikuar atë (sëmundjen), dhe a nuk është kjo përdorim i mashtrimeve skizofrenike për të vlerësuar shëndetin mendor? 



Kabinat e bibliotekave publike ne Austri.


Ajo qe vihet re neper sheshet dhe rruget e ndryshme te Austrise – por edhe te vendeve te tjera te Europes veriore – jane te ashtequajturat Kabinat e Bibliotekave Publike (ang: Public Bookcase; gjerm: Öffentlicher Bücherschrank). Kane forma, madhesi dhe ngjyra nga me te ndryshmet dhe sherbejne per shkembimin dhe ruajtjen e librave pa patur formalitetet e bibliotekave te medha institucionale. Jane te instalauara ne vende publike si sheshet, anet e rrugve, parqe (si ne rastin e fotografise sime) , etj., dhe librat qe kane brenda jane gjithmon ne dispozicion per gjithkend. Kto jane libra te perdorura qe perbejne ne thelb nje biblioteke te lire huazimi: nese merr nje liber, duhet te kthesh/vendosesh nje tjeter ne vend te atij qe more. Edhe pse jetojme ne nje epoke digjitale ku i jipet me shume rendesi librave elektronike online, librari te ketilla funksionojne per mrekulli e kjo tregon nje nivel te caktuar te besimit te ndersjellte ne popullsi dhe nje nivel te larte qytetarie, plus qe reduktojne kostot e transaksioneve te jetes se perditshme
Fatkeqsisht biblioteka te ketilla ne Itali nuk egzistojne, perveçse nje qe ndodhet ne qytetin e Bolonjes e vendosur brenda nje ndertese si nje biblioteke normale e jo ne nje kabine. Persa i perket Shqiperise besoj se nuk do rezistonin as 24 ore pa u shkaterruar nga vandalet.