Intervistë me eksegjetin biblik Mauro
Biglino.
nga Brunilda Ternova
Librat fetarë, gjithmon një burim i pashtershëm për studiuesit,
kanë mbërritur në ditët tona pas një
sërë ndryshimesh, rindërtimesh dhe përkthimesh të panumërta. Janë të shumta
studimet gjatë shekujve në nivel botëror
që janë përpjekur të rindërtojnë me metoda shkencore shumllojshmërinë e ngjarjeve të përshkruara në to, duke na ofruar në këtë mënyrë versione
alternative në krahasim me versionin dominues që na është imponuar në një moment të veçantë historik. Një pjesë e mirë e elementëve fetarë të trashëguara nga
paraardhësit tanë – shumica në
formë gojore – pavarësisht përshtatjeve
dhe modifikimeve të ndryshme kanë mundur të ruajnë një
fizionomi të caktuar e të dallueshme. Nëpërmjet dëshmive të ndryshme
të ofruara si nga tekstet fetare
ashtu edhe nga ata jo fetarë, mund të
kuptojmë një sfond të unifikuar që nxjerr në dritë dy paradigma: atë teologjik dhe atë shkencor.
Profesor Mauro Biglino
është eksegjet biblik, redaktor i
produkteve multimediale me karakter historik, kulturor dhe arsimor për shtëpi të rëndësishme botuese italiane, bashkëpuntor
i shumë revistave, historian i feve,
përkthyes i gjuhës hebraishte të lashtë për Edizioni San Paolo (sh. botuese
e themeluar më 1914 nga kongregacioni klerikal i Paolinëve), etj. Prej 30 vjetësh merret me të ashtuquajturat “tekstet e shenjta” dhe prej më shumë se 10 vjetësh merret me argumentet mbi Masonerinë. Sipas
studjuesit, libri i Zanafillës, në kuptimin literal të termave në hebraisht, na tregon formimin e njeriut me anë të inxhinierisë gjenetike,
ngjarje kjo e herëpashershme në histori dhe e kudogjendëshme në
fetë e të gjithë botës. Profesor Biglino
me punën e tij si përkthyes i
fjalëpërfjalshëm i Dhjatës së Vjetër është me të vërtet një zbulim në këtë fushë duke
përmbysur versionet zyrtare. Ndër librat e tij përmendim: “Ringjallje rimishërim. Përralla ngushëlluese apo realitet?” (ita. Resurrezione reincarnazione. Favole
consolatorie o realtà?- Infinito Records, 2009), “Kisha romane katolike dhe
masoneria. Me të vërtetë
kaq të ndryshme?” (ita. Chiesa romana cattolica e massoneria. Realmente così diverse? - Infinito
Records, 2009), “Libri që do
të ndryshojë përgjithmonë idetë tona
për Biblën” (ita.
Il libro che cambierà per sempre le nostre idee sulla Bibbia - Uno
Editori, 2010), “Zoti Jashtëtokësor
i Biblës” (ita. Il
Dio Alieno della Bibbia - Uno Editori, 2011), etj.
Brunilda Ternova: Tema kap një shtrirje shumë te gjërë argumentash që sigurisht
nuk mund të trajtohen të gjitha e në mënyrë
të plotë në një intervistë të
vetme, mgjithatë ne do përpiqemi
të ndihmojme lexuesin të kuptojë më mirë
perspektivën e punës suaj. Së pari,
çfare e nxiti tek ju idenë për të marrë këtë rrugë dhe kur ju lindi kjo shtysë?
Mauro Biglino: Kam nisur të interesohem
mbi historinë e feve që në shkollë të mesme dhe vendosa
të studioja gjuhën hebraishte për arsye se doja të
kisha një njohje të drejtpërdrejtë me burimet e fesë më të përhapur në perëndim, në të cilën
jam rritur. Kryeja përkthime në mënyre
private deri në momentin kur Shtëpia Botuese San
Paolo ra në kontakt me punimet e mia - të cilat i konsideruan shumë pozitive - aq sa më dhanë detyrën
e përkthimit të fjalëpërfjalëshem të librave të ndryshëm
të Dhjatës së Vjetër. Kam përkthyer 23 libra, nga të cilat, kjo
shtepi botuese deri tani ka botuar 17 në koleksionin e Biblës Hebraishte Interlineare.
Gjatë punës së
përkthimit “literal” – pra të
fjalëpërfjalëshem – vura re se kodi hebraik paraqiste tema dhe përmbajtje që kishin vlera
dhe kuptime të ndryshme nga ato të transmetuara normalisht nga mësimet e katekizmit. Për këtë arsye, pas 10 vjet pune, vendosa
të filloj e të tregoj atë se çfarë me të vërtetë gjeja unë në ato tekste. Prej këtu kanë lindur ato libra që ju përmendet më larte që përmbajnë një histori të ndryshme e të cilat nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një gjykim mbi ekzistencën ose jo të Zotit, pasi ky aspekt lidhet me besimin
individual që është e duhet të mbetet i padiskutueshëm në natyrën e zgjedhjes personale.
Brunilda Ternova: Gjatë përkthimit nga
hebraishtja keni përdorur si bazë
të punës suaj Codex Leningradensis (Kodi
Masoretik i Leningradit). Mund ti shpjegojmë lexuesit se çfarë është ky
Kod dhe pse është kaq i rëndësishem?
Mauro Biglino:
Codex Leningradensis është
versioni hebraik i tekstit biblik
i realizuar në pergamenë e që daton reth 1008 pas
Krishtit. Ёshtë përgatitur nga Masoretët - dijetarë çifutë dhe skribë kujdestarë të traditës - të
shkollës mesimdhënëse të Tiberiadës (qytet me të njëjtin emër në Izrael) të cilët ishin një
nga grupet studimore që merreshin me botimin e kopjes përfundimtare
të Biblës hebraike. Meqënëse
teksti origjinal i Biblës ishte shkruar në një varg të vazhdueshëm dhe të pandërprerë bashkëtingëlloresh, puna e këtyre skribëve ishte identifikimi i fjalëve të veçanta dhe futja
e tingujve të zanoreve për t’i dhënë atyre një kuptim të caktuar. Rëndësia e Codex Leningradensis qëndron tek fakti se ai është kodi i cili është pranuar
universalisht si kanonik nga kisha. Pra, është teksti
zyrtar nga i cili është nxjerrë Bibla që ne
posedojmë dhe përdorim sot, përkthimi i të cilës është kushtëzuar dukshëm nga mendimi teologjik i zhvilluar gjatë shekujve, përpunimit të vazhdueshëm dhe kontrasteve të rrymave të ndryshme fetare.
Brunilda Ternova: Cilat janë metodat dhe teknikat me
të cilat i përqaseni zakonisht aktivitetit
të përkthimit të hebraishtes së lashtë?
Mauro Biglino: Teknikat janë ato që kam përftuar gjatë viteve të eksperinces sime në fushën e përkthimeve
profesionale. Kam shfrytëzuar fjalorë të ndryshëm
biblik të gjuhës hebraishte dhe aramaike të botuara në ShBA dhe Izrael, të administruara nga rabinë hebrenj, për të gjetur
kuptimin origjinal të çdo rrënje
të fjalëve hebraike - një zonë semantike e cila dihet që është sa e madhe po aq edhe komplekse. Kam zgjedhur ti mbetem besnik udhëzimeve
të njërit prej eksegjeteve më të mëdhenj hebrenj, Rashi de Toyes, i cili shprehej se fjalëve të Biblës mund tu atribuosh shumë kuptime të ndryshme,
por egziston vetëm një kuptim të cilin e kanë detyrimisht
të gjitha fjalët dhe ai është pikërisht kuptimi
i fjalëpërfjalëshëm (hebr. peshàt).
Unë përpiqem ti qëndroj besnik kuptimit të
fjalëpërfjalëshëm, sepse gjatë gjithë këtyre viteve
kam zhvilluar vetëdijen se është i vetmi
kuptim i vërtetë që historia përmban e që autorët
biblikë kanë dashur të na
trasmetojnë. Një vetëdije kjo që dalëngadalë po shndërrohet
në një bindje, sidomos kur kuptimi letrar gjen korrespondenca shumë të rëndësishme dhe
paralelizma në gojëdhënat që hasen ndër popujt e të gjitha kontinenteve.
Brunilda Ternova: A mund të na jepni
disa shembuj praktik të përkthimit të fjalëpërfjalshëm të tekstit
biblik, duke vënë në dukje edhe vështirësitë?
Mauro Biglino: Për shqyrtim le të marrim për shembull termin [nefilìm] mbi të cilin janë duke argumentuar prej
vitesh shumë studjues pa mbërritur asnjëri
prej tyre në një përfundim të kënaqshëm. Sipas studjuesit të
mirenjohur Z. Sitchin ky term e ka prejardhjen nga fjala [nafàl] dhe do të
thotë “ata që kanë rënë”, por ne e dimë shumë mirë se ka një dallim të madh semantik midis fjalës
“të rrëzohesh” dhe fjalës “të zbresësh,
të vish poshtë”: folja “zbres” mban në vetvete në mënyrë të qartë karakteristikën e qëllimit, i cili nuk është i pranishëm në aktin e “rënies” pasi ky i fundit është një veprim që normalisht tregon pësimin e aktit. Dhe pikërisht në këtë aspekt e vë theksin edhe
Michael Heiser i Universitetit Wisconsin (ShBA). Ai
argumenton se [nephilìm] nuk rrjedh nga
[nafàl] sepse vokalizimi (shndërrimi në
zanore) i saj ndryshon nga prejardhja e zakonshme e rrënjës së
fjalës dhe, rrjedhimisht, nuk mund t’i atribuohet qëllimi i qenësishëm në “zbres”.
Në këtë çështje është
përfshire edhe profesori Ronald S. Hendel i Universitetit të
Berkley, i cili na dokumenton se si përdorimi i foljes [nafàl] në kuptimin e “rënies” është i pranishëm disa herë të tjera në Bibel; ai na pohon se [nephilìm] përfaqëson në
hebraisht formën “qatil” të foljes, e
që mund të shihet si mbiemër pësor i rrënjës
[nafàl] me kuptimin e “rënies”: me pak fjalë ky është një lloj mbiemri zgjedhor.
Nga ana tjetër, studjuesi citon një pasazh nga kapitulli 32 i Ezekielit, në
të cilën folja [nafàl] tregon qartë një zbritje vullnetare të kryer nga luftëtarët.
Pra, nuk e paraqet si një sforcim zgjerimin e kuptimit të [nephilìm] dhe i jep, si në rastin e [yaràd], qoftë vlerat e një “rënie të pavullnetshme”
ashtu edhe të një “zbritjeje në mënyrë të qëllimshme”.
Siç mund ta shikoni filologjia mbart në vetvete
çështje jo të vogla. Në rastin konkret unë në librin tim
kam propozuar një zgjidhje alternative që rrjedh nga
kuptimi aramaik i termit. Në librin “Zoti Jashtëtokësor i Biblës” (ita. Il Dio Alieno Della Bibbia) kam vënë
gjithashtu theksin mbi vështirësitë që lidhen me termin Elohìm, duke shpjeguar se
kuptimin mund t’ja nxjerrim më lehtë nga konteksti dhe jo nga analiza e pastër filologjike.
Brunilda Ternova: Zakonisht hyjnitë mbërrijnë në mënyrë të përpiktë nga qielli
dhe shpesh mbi “karroca të zjarrta” duke kryer akte mjaft të pashpjegueshme për qëniet njerëzore dhe popujt e antikitetit.
Edhe poemat homerike
janë te mbushura plot me referenca në
lidhje me teknologjitë e fluturimit, të cilat edhe sot hasim vështirësi per ti kuptuar. Ju si i shpjegoni këto aspekte?
Mauro Biglino: Shpjegimi për mendimit tim, ashtu siç e kam përmendur edhe më parë, qëndron në faktin se të
gjitha ‘legjendat’ e popujve
të çdo kontinenti i referohen së njëjtës histori: individë të cilët zbresin nga qielli, “krijojnë” njeriun duke i ofruar qytetërimin, gjuhën, kulturën, etj., e gjithashtu luftojnë ndër mes veti për
dominim e zonave të ndryshme planetare,
etj. Dhe të gjitha këto ‘legjenda’ na tregojnë edhe për
makina fluturuese, por unë besoj se ne nuk
mund të pretendojmë se këto janë përralla apo
mite por duhet të
fillojmë ti konceptojmë si histori të vërteta të treguara me mjetet kulturore, konceptet dhe gjuhën që
kishin në dispozicion të tyre autorët e
teksteve të lashta. Ata kishin nevojë tu
tregonin lexuesve të tyre ngjarje që kishin një rend të ndryshëm në krahasim me normalitetin e që ishin fenomene të
cilat kapërcenin njohuritë dhe aftësitë
e tyre për të kuptuar. Ne e dimë për shembull se gjithçka që kishte lidhje me fluturimin nuk mund të mos përshkruhej ndryshe përveçse
me terminologjinë e botës së
shpendëve fluturues; gjithshka që lëshonte
një formë energjie të dukshme përcaktohej
si diçka përvëluese që digjte apo e zjarrtë; breshëritë e papritura
të dritës ose reflekset e lehta konsideroheshin domosdoshmërisht vetëtima; çdo gjëmim, potere ose zhurmë
e prodhuar nga çdo mjet identifikohej
me bubullimat ose me tingujt e prodhuar nga masa të mëdha uji; çdo
instrument vëzhgimi, sidomos me një formë të rrumbullakët,
konsiderohej në mënyrë të qartë si një
sy, etj. Në çdo rast, me përjashtim të dallimeve gjuhësore,
kemi të bëjmë
me histori koherente dhe paralele midis tyre e për të cilat kemi dëshmitë e popujve të ndryshëm
të gjith planetit: sumerë,
hebrenj, hindu, grekë,
maija, aztekë, keltë,
hopi, kinezë, japonezë,
zulu, dogon, maorë,
etj.
Brunilda Ternova: Ju shpreheni në studimet
tuaja se kur Moisiu largohet nga
Egjipti, nuk egzistonte gjuha hebraishte por ekzistonte
gjuha egjiptiane e lashtë, gjuha
e amorejve, gjuha aramaike ose ndonjë
gjuhë tjetër. Në cilat burime
e bazoni dhe e argumentoni këtë tezë?
Kur fillojnë dëshmitë e para të egzistencës së gjuhës hebraishte?
Mauro Biglino: Burimet janë akademike dhe
përbehen në veçanti nga studimet
e Departamentit të Filologjisë Semite në
Universitetin La Sapienza
të Romës, e konkretisht nga studimet e botuara nga docentët: Prof. Giovanni Garbini (anëtar i Akademisë së Lincei) dhe Prof
Olivier Durand sipas të cilëve “Hebraishtja nuk është gjuha
origjinale e fiseve izraelite ...
dhe sipas të gjitha gjasave është formuar rreth shekullit X para Krishtit” (rif. Hyrje në gjuhët semite - Sh.
Botuese Paideia). Dimë që periudha e
largimit të Moisiut nga Egjipti u përcaktua nga studiues të ndryshëm aty rreth shekujve XVI
dhe XIII para Krishtit, prandaj gjuha e tij dhe e atyre që e ndoqën atë nuk mund të
ishte hebraishtja – kjo e fundit lindi dhe u zhvillua si përpunim i një dialekti të fenikasve jugor dhe
të dhënat e para epigrafike i përkasin
shekullit të VIII para Krishtit. Meqënëse këta njerëz mbërritën
nga Egjipti, skenari më i mundëshëm
na bën të mendojmë se ata flisnin gjuhën egjiptiane.
Brunilda Ternova: Nëpërmjet një rindërtimi besnik të origjinalit biblik, ju keni shkruar një
seri librash që flasin për teorinë e astronautëve
të lashtë. Mund të na ilustroni tematikat për të cilat flasin librat tuaj?
Mauro Biglino: Në mënyrë sintetike mund të them se në vëllimet e para zgjodha për të
trajtuar disa nga temat kryesore
që përbëjnë thelbin e origjinës së kësaj bërthame të mendimit
fetar dhe nga e cila lindën tre fetë kryesore: judaizmi,
islamizmi dhe krishtërimi. Studimet
trajtojnë natyrën e
Yahwèh, veprat e tij, makinat fluturuese me të cilat zhvendosej bashkarisht
me kolegët e tij Elohìm,
te cilët, ashtu si edhe Yahwèh,
ishin njerëz të
vdekshëm dhe jo hyni - dhe këtë të vërtetë e thotë vetë Bibla. Në
libra flas për përvojat që
profetë të ndryshëm kishin me këto
makina fluturuese, mbi teknologjinë
dhe sistemet e komunikimit radio të
përdorura, arkën e besëlidhjes, formimin
e njeriut me anë të inxhinierisë gjenetike, natyrën e vërtetë të engjëjve dhe kerubinëve në veçanti – që
nuk ishin individë por objekte teknologjike; Trajtoj gjithashtu historinë e
Adamit dhe të Eves dhe të mosegzistencës së mëkatit origjinal,
çështjen e gjigantëve, figurën e Satanait dhe Luciferit, etj. Pra, shkurtimisht,
jam marrë me të gjitha ato elementë që tradita fetare ka transformuar
dhe ka idealizuar në mënyrë që të
krijonte dhe të përhapte
konceptin monoteist të fesë – i cili në Dhjatën e Vjetër as që nuk
ekziston. Dhjatës së Vjetër meqënëse
është veçanërisht
e rëndësishme i kam kushtuar një kapitull specifik.
Brunilda Ternova: Këto argumente janë tronditëse për njerëzit fetarë të cilët besojnë
verbërisht në librat e fesë. Çfarë
mendoni në idhje me reagimet që
kanë krijuar dhe vazhdojnë të
ndezin studimet tuaja?
Mauro Biglino: Unë e kuptoj se argumentet mund të jenë
tronditëse. E kam të qartë që nuk është e lehtë të
pohosh se monoteizmi nuk ekzistonte në Dhjatën e Vjetër, që Satanai
është një shpikje teologjike,
që emri Yahwèh nuk do të thotë Zot, që Elohìm së bashku me Anunaki dhe Nephilim përfaqësojnë të njëjtën gjë, që njerëzit janë rezultat i inxhinierisë gjenetike, që kerubinët në të
vërtetë nuk duhen kuptuar si “hierarki engjëllore”
por si “makina fluturuese”, e kështu me radhë ...
Megjithatë mendoj se një individ që beson “vërtetë” nuk duhet të gërvishtet nga ajo që unë shkruaj. Për njeriun e fesë, ndërhyrja e Elohìmëve - bashkarisht me gjithshka që kjo ndërhyrje ka përcaktuar -mund të jetë i mishëruar në planin e shumëpritur të Zotit në të cilin ai beson; edhe Elohimët janë fëmijë të të njëjtit Krijues dhe aktet e tyre janë rezultat i të njejtit vullnet hynor, por Bibla do të mbetet - madje edhe e rishikuar në përmbajtjen e saj - një libër me anë të të cilit Krijuesi dëshironte ti mundësonte njeriut njohjen e prezencës së tij në histori.
Megjithatë mendoj se një individ që beson “vërtetë” nuk duhet të gërvishtet nga ajo që unë shkruaj. Për njeriun e fesë, ndërhyrja e Elohìmëve - bashkarisht me gjithshka që kjo ndërhyrje ka përcaktuar -mund të jetë i mishëruar në planin e shumëpritur të Zotit në të cilin ai beson; edhe Elohimët janë fëmijë të të njëjtit Krijues dhe aktet e tyre janë rezultat i të njejtit vullnet hynor, por Bibla do të mbetet - madje edhe e rishikuar në përmbajtjen e saj - një libër me anë të të cilit Krijuesi dëshironte ti mundësonte njeriut njohjen e prezencës së tij në histori.
Brunilda Ternova: Çilat mendoni se
jane risitë e veprave tuaja të fundit
në nivel filologjik, teologjik dhe shkencor?
Mauro Biglino: Nuk mund
të jap një përgjigje të saktë
duke dëftuar këtë apo atë përmbajtje,
kështuqë mendoj se mund të nxjerr në pah
si një element inovator, vizionin total
që ofron një imazh krejtësisht të ndryshëm të strukturës
biblike dhe përmbajtjes së saj. Një tablo e përgjithshme që paraqitet koherente e që vë në dukje se autorët biblike, me të gjitha gjasat, kanë dashur të na tregojnë ngjarje preçize në formën e një kronike e cila më pas është përthithur dhe shtrembëruar nga mendimi teologjik. Risia e vërtetë qëndron pikërisht në këtë vizion të ri të
këtij teksti që unë përpiqem ta shfaqos e
t’ia paraqes lexuesit njësoj si të ishte një nga librat e historisë të shkruar nga njeriu dhe, ashtu si shumë libra të
tjerë që posedojmë,
të shkruar nga
autorë të cilët kanë përdorur
natyrisht kategori kulturore, konceptuale dhe gjuhësore të kohës në të cilën ata jetonin.
Brunilda Ternova: Leximet tradicionale dhe
të shtrembëruara të teksteve fetare kanë formuar përmbajtjet pskike dhe arketipet e pavetëdijes sonë kolektive
dhe individuale, duke na i ngurtësuar.
Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë të
hapemi qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?
Mauro Biglino: Unë dua ti referohem sërisht atyre që përmenda pak më larte në përgjigjen e mëparshme për të qartësuar se: ndryshimi konsiston në një hapje mendore të nevojshme për t’iu përqasur tekstit biblik në një formë të re, të çliruar nga kufizimet e dogmatizmave që për shekuj ka kushtëzuar leximin dhe kuptimin e saktë. Pra shkurtimisht na nevojitet gatishmëri për të përshkuar rrugë të ndryshme e për të ndjekur hipoteza alternative në lidhje me mundësinë e studimit biblik dhe, me të njëjtin mentalitet me të cilin studjojmë tekstet “e shenjta” të feve të tjera. E kuptoj se nuk është e lehtë, por ama e di po aq mirë se është e mundur sepse janë të shumtë individët që janë duke e përshkuar këtë rrugë tashme.
Brunilda Ternova: Në nivel personal dhe intim si i
keni përballur pasojat e ideve
që dalin në pah nga
leximi i teksteve tuaja?
Mauro Biglino: Mendoj dhe
shpresoj se ato janë çliruese, sepse unë jam plotësisht i bindur se kur njeriu i shtron pyetje vetvetes dhe aplikon
kategorinë e analizës për gjithshka që dëgjon, merr përsipër një
hap të madh drejt dijes. Kategoria e
dyshimit është thelbësore për çdo individ të pajisur me arsye dhe sigurisht duhet aplikuar për gjithshka, përfshih edhe
ato që shkruaj unë, sepse unë nuk
jam një zotërues i
së vërtetës, por vetëm një person
i cili studjon dhe kultivon seriozisht kuriozitetin
e tij të thellë. Nuk është rastësi që
në studimet e mia publikoj edhe vargjet në gjuhën hebraishte bashkarisht
me përkthimet. Duke vepruar kështu u jap të gjithëve mundësi të kontrollojnë (ose t’ua kontrollojnë ekspertët e tjerë të
fushës) atë që unë mbështes,
e mbi të gjitha, vendos në dyshim në mënyre
serioze dhe vullnetarisht të gjitha hipotezat e mia.
Brunilda Ternova: Duke ju falenderuar për kohën
që na kushtuat dhe duke ju uruar
punë të mbarë, desha t’ju pyes se me çfarë tematike do të merreni në veprën tuaj të
ardhshëme.
Mauro Biglino: Do të vazhdoj të merrem si gjithmon me studimin dhe analizën e Dhjatës së Vjetër.
Ju falënderoj për vëmendjen tuaj ndaj studimeve të mija dhe shfrytëzoj rastin t’u dergoj një përshëndetje të përzemërt lexuesve shqiptar.
(Itali, 23.12.2011)