venerdì 8 dicembre 2017

Gezuar festen e Jugosllavise, derra.

Merita e madhe e të kuqve, në çështjen e të ashtuquajturit çlirim të Shqipërisë, është degjenerimi i debatit në nivel anekdotash historike. Sigurisht u ndihmuan, mjaftueshëm, nga të gjithë ata që, me petka të ndryshme, do të duhej ta mbanin debatin në rrafshin politik dhe nuk e bënë. Themi politik pasi çështja, gjithmonë, që në krye të herës ishte politike.
Komunistët nuk shpallën të ashtuquajturin çlirim të Tiranës si çlirim të vendit, pasi do t'ju duhej që këtë "çlirim" ta shoqëronin me asteriskë, për të shpjeguar cili ishte "vendi". Tirana e 1944 ishte kryeqyteti i një Shteti shqiptar me shtrirje shumë më të gjerë se sot, dhe "asteriskët" nuk do të bënin gjë tjetër veçse të vërtetonin pohimet e bëra nga ana e Qeverisë, forcave nacionaliste apo atyre kundërshtare të filialit në Shqipëri të PKJ-së. Nga ana tjetër, mos shpjegimi i cilit territor i referohej "çlirimi" do i vendoste në vështirësi me financuesit e tyre dhe mbi të gjitha do të ndikonte, për keq, në raportet e vartësisë së tyre feudale. Pra, të kuqtë u gjendën në një situatë të krahasueshme me sot, ku pa nisur ende "Viti i Skënderbeut" e mbushën me asteriskë për të shpjeguar që nuk kanë rënë në "herezinë" e mijëvjeçarit të ri, pra në pozita nacionaliste.
"Veza e Kolombit" ishte shtyrja e "çlirimit" për një moment ku të shërbente dhe si deklaratë e qartë e pozitave të tyre, pra të mos njohjes së zgjerimit të Shtetit shqiptar në territore shqiptare dhe të ndonjë pretendimi shqiptar mbi këto territore. Afërsia me datën më historike të Kombit nuk mund të kalonte pa u vënë re, sidomos në kuadër të ngritjes së kultit të individit, që e shiste Hoxhën si të fundit (dhe më të rëndësishmin) e një trinie të sapoformuar. Pozita këto që deri në vitet '90 ishin dogmë e që sot kanë rifitur peshë, duke i kthyer veprimet e prira nga Gjergj Kastrioti dhe Ismail Vlora në përkujtime lokale dhe duke përqëndruar peshën festive, të kryeqytetit të shqiptarëve, pikërisht në "ditën e çlirimit".
Zhvendosja, me pak orë, e vendimit të parë, në thelb nuk cenonte "trininë" dhe për më shumë kthehjej në funksionale për ngritjen e mitit të "komunitetit të vuajtjes" - si e quante Hoxha - dhe të përjetimeve, të supozuara, të përbashkëta që do të shërbenin si bazë, ose të paktën kokat të deformuara mendonin se mund të shërbenin, për pranimin e alibive për aneksimin e Shqipërisë. Gjërat, për fat, nuk shkuan si parashikuar, dhe çdo vallëzim tjetër me data mund të sillte pak marrje mendsh dhe nga ana tjetër nuk ishte as i nevojshëm, miti funksiononte dhe ashtu, madje edhe më mirë.
Gjithsesi, sot çështja e lojës së datave dhe mbi të gjitha e hierarkisë së tyre, paçka tregtisë së radhës në sallonin radical chic të televizionit të radhës, është e zgjidhur. U zgjidh ashtu si u nis, politikisht, me të vjetrin mjet politik: panem et circenses. Bukë, jo dhe aq, por cirk sa të duash, me gjithfarë krijesash të çuditshme që, me fonde të bollshme publike, ftojnë shqiptarët që majmuenshëm të festojnë autogjenocidin e tyre.

Nessun commento:

Posta un commento