nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli
Vaccaro - pasardhës i familjes aristokrate shqiptare
mesjetare Duka- Ëngjëlli.
Do të ishte diçka shumë e mirë sikur
të gjithë ne, në këtë anë të botës,
ta konsideronim Historinë si një mësuese jete dhe shërbëtore të
së vërtetës. Është e nevojshme të dihet se një popull pa histori
është jetim si nga nëna ashtu edhe nga baba, e gjithashtu duhet të
mbajmë mend se një popull shërbëtor
nuk ka asnjë të ardhme përparimi të
vërtetë e nuk mund t’ua garantojë
atë fëmijëve të tij. Një komb
krenar për origjinën e vet dhe për ngjarjet historike që i përkasin, duhet
të përfaqësohet dhe të qeveriset nga burra krenar dhe jo
renegat të bindjeve dhe ndërgjegjes së
tyre. Ndodhi që mbrëmjen e
kaluar, me anë të disa mediave
shqiptare përtej Adriatikut, u informova për vënien në jetë të disa akteve vërtet “turke”: konkretisht
qeveria turke, që tani na e deklaron veten mike ose “mbrojtëse” të
Kosovës, kërkon ti imponojë kësaj të fundit revizionimin me shumë ndryshime thelbësore
të përmbajtjes së disa teksteve
shkollore të historisë që kanë të bëjnë me periudhën
osmane e që përdoren nëper shkollat
publike të arsimit parauniversitar. Duke reflektuar
mbi këtë ngjarje, i bëra pyetjen vetes: Por e gjith kjo çështje nuk
është e lidhur me civilizimin, zakonet
e mira dhe dinjitetin e një populli të lirë, qe është ende në kërkim të identitetit
të tij etnik dhe kulturor?
Dikush ka guxuar të deklarojë se në mes të dy popujve egziston bashkëpunimi dhe miqësia, por ama një
mik i vërtetë nuk i imponon tjetrit
ato bindje që i leverdisin atij më shumë.
Deklaratat e qeverisë turke - përmes ambasadorit të saj
në Kosovë, Songul Ozan -, duke
kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së
teksteve shkollore kryen një akt të qartë fyerje përkundrejt
Kulturës, Historisë, protagonistëve
të ngjarjeve historike si edhe vet studjesve.
Ministri i Arsimit të Kosovës, zoti Buja, u shfaq në favor të kësaj
rezolute duke rënë dakord me diplomatin
turk se kjo do të jetë një
bazë e mirë për konsolidimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Ashtu siç shkruan gazeta “Jeta në Kosovë” fjalët “dhunë dhe vrasje” do të zëvendësohen nga fjalët “pushtim dhe burgosje”, shprehja “osmanët
vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, ose fraza “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” do të transformohet në “të gjithë shtetasit në viset e tyre të
pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para
ligjit”, etj.
Po a mund ju ta imagjinoni sikur në ditët e sotëme shteti i
Izraelit dhe i Gjermanisë të bien dakord për ndryshimin e historisë në përmbajtjen e saj dhe ndoshta ta transoformojnë Hitlerin ne një shenjtor? Si mund ta ëmbëlsoni Historinë...
duke e shtrembëruar atë?
Mos vall Turqit duan të lënë në harresë masakrën
që kryen në mënyrë çnjerëzore në Vaikal afër Ohërit në prill 1465, ku tetë prej gjeneralëve
më të mir të Gjergj Kastriotit si Moisiu i Dibrës, Muzaku i Angjelinës
(Golem Arianiti), Moisi Gjurica, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë
Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi, u rropën të gjallë dhe trupat e tyre u’a hodhën qenve për ti ushqyer?
A mund të lënë turqit në harresë genocidin një
shekullor kundër popullsisë armene? Nga viti 1895 deri në vitin 1997 janë masakruar nga turqit rreth 250,000 armenë. Jo zotërinj,
ju nuk mund ta fshihni Historin!
Edhe pse mund ta ndryshoni atë në letër
ju nuk do mund ta fshihni kurrë nga guri i kohës ku e pavdekshme do të mbetet e gdhendur!
Link i artikullit në gjuhën
italiane: http://arberiaitalia.blogspot.it/2013/03/incredibile-asservimento-dello-stato_11.html