Portrait of american stage actress Mary Anderson (1859 - 1940) in Albanian costume in 1888. ///
Portret i aktores amerikane Mary Anderson (1859 - 1940) me kostum shqiptar në 1888.
lunedì 29 gennaio 2018
sabato 27 gennaio 2018
The Duke of Pistoia at the Pavilion of Albania in the Triveneta Exhibition with an Albanian woman in traditional costume
08.06.1939 Padova, Italy
The Duke of Pistoia at the Pavilion of Albania in the Triveneta Exhibition with an Albanian woman in traditional costume.///
Duka i Pistojës në Padilionin e Shqipërisë në Panairin Triveneta në shoqërine e një zonje shqiptare me kostum tradicional. ///
Il Duca di Pistoia al Padiglione dell'Albania nella Fiera Triveneta in compagnia di una donna albanese in costume tradizionale.
Foto Giacomelli – Venezia
Source/Fonte/ Burimi:https://www.icharta.com/it/1939-padova-duca-di-pistoia-e-donna-albanese-in-costume.html
The Duke of Pistoia at the Pavilion of Albania in the Triveneta Exhibition with an Albanian woman in traditional costume.///
Duka i Pistojës në Padilionin e Shqipërisë në Panairin Triveneta në shoqërine e një zonje shqiptare me kostum tradicional. ///
Il Duca di Pistoia al Padiglione dell'Albania nella Fiera Triveneta in compagnia di una donna albanese in costume tradizionale.
Foto Giacomelli – Venezia
Source/Fonte/ Burimi:https://www.icharta.com/it/1939-padova-duca-di-pistoia-e-donna-albanese-in-costume.html
mercoledì 24 gennaio 2018
"Komunizmi, sëmundje psikike?" nga Adriano Segatori
"Komunizmi, sëmundje psikike?" nga Adriano Segatori
Kohë më parë Vladimir Bukovskij thoshte se nuk mund të ekzistonte një komunist që të ishte inteligjent dhe njëkohësisht të ishte në mirëbesim: nëse është në mirëbesim, është një idiot, nëse është inteligjent do të thotë që ka interesa vetjake mjaftueshëm të pista. Disidenti i madh rus nuk ishte në dijeni të një mundësie të tretë.
Kjo mundësi u paraqit në vitin 1996 nga profesor Raffaele Vizioli, pedagog i Neurologjisë në Universitetin “La Sapienza” [të Romës] dhe zëvendës kryetar i Shoqatës italiane të Psikiatrisë biologjike, në studimin “Psikopatologjia e komunizmit” [Psicopatologia del comunismo]. Përtej hollësive didaktike dhe duke vlerësuar vetëm sjelljen verbale dhe jo verbale të komiteteve të ndryshme antifashiste apo pacifiste, mund të arrihet, me një siguri të kënaqshme, në diagnozën e “psikozës paranojake”.
Mendimi komunist është i organizuar mbi një skemë ekskluzivisht emocionale që mohon çdo parametër të realitetit dhe që vepron mbi shtresat impulsive dhe parake të trungut të trurit.
Mekanizmi psikopatologjik mund të kuptohet fare lehtë me disa shembuj. “Komunizmi ka luftuar gjithmonë për demokracinë, lirinë dhe mirëqenien e njeriut”. Tani, ka ndonjë që mund t’a dokumentojë këtë pohim, në cilindo vend të botës – që prej Revolucionit të tetorit e deri më sot? Ka ndonjë popull që mund të dëshmojë begatinë e arritur dhe liritë vetjake të fituara në një sistem komunist? Asnjë!
Apologjetët e shkretë do të përgjigjeshin se ai nuk ishte komunizmi “i vërtetë”, që komunizmi “i vërtetë” është tjetër gjë dhe në tjetër vend. “Komunizmi është mbrojtësi i pakicave dhe i bindjeve vetjake” Ku? Në Itali, për shembull, homoseksuali Pasolini u përjashtua nga Partia komuniste si i padenjë moralisht. Spanja njohu eliminimin më të përgjakshëm të aleatëve anarkistë, nga ana e komunistëve.
“Komunizmi është për paqen mes popujve”. Është pak e vështirë që kjo tezë të mbështetet nga një ideologji që ka shkaktuar mbi njëqind milionë të vdekur, në rast se për paqe nuk nënkuptohet ajo e përhershmja e varreve të të gjithë kundërshtarëve dhe të disidentëve që mbushën kampet e përqendrimit dhe burgjet.
Shembujt mund të vazhdojnë, por një pyetje lind vetvetiu: nëse kjo është një sëmundje, cila mund të jetë kura? Këtu çështja bëhet delikate.
Problemi klinik është aq i rëndë sa hyn në kategorinë e shqetësimeve që cilësohen jo vetëm si të pa shërueshme, por si të pa trajtueshme. Komunisti tipik është një narcizist që është mbërthyer aq keq në identitetin e tij të rremë sa që nuk mund të tolerojë një ballafaqim me realitetin.
Mekanizmat e tij mbrojtës janë ata parakët: mohimi, që largon çdo përgjegjësi dhe ndërgjegjësim; dhe pasqyrimi që ju vesh të tjerëve shkaqet e dështimeve dhe frustimeve. Ndërsa nga njëra anë kemi në pavetëdije një perceptim të dështimit vetjak dhe politik, i cili është i papranueshëm në mënyrë racionale, nga ana tjetër kemi një ndërhyrje patologjike kompensuese për të përballuar ndjesinë e pafuqisë dhe të zhgënjimit.
Dobësia e tij, inkompetenca dhe fatkeqësia shkaktojnë reagime të tepruara që në fund kthehen në një paraqitje mendore dhe në një strukturë të karakterit.
Komunisti nuk pranon pasigurinë, pra dialektikën e logjikuar, por jeton dhe vihet në marrëdhënie me tjetrin dhe me botën që e rrethon vetëm nëpërmjet filtrit të dyshimit dhe të mosbesimit, sepse mbrojtjet e tij psikike – thelbësore për të ruajtur një imazh të idealizuar të vetvetes, qoftë dhe ky edhe i deformuar – e pengojnë të ballafaqohet me pikëpamjet e të tjerëve, të pranojë një nivel besimi dhe të pranojë hipoteza dhe parashikime.
Bota komuniste është një “pseudokomunitet paranojak”, domethënë një sistem imagjinar brenda të cilit qëndron e vërteta dhe drejtësia, ndërsa jashtë tij mbizotëron një aparat përndjekës dhe i keq.
Kjo gjendje psikike pashmangshmërisht shkakton një ndjenjë të vetme: urrejtjen. Me fjalë të tjera, nëse çdo gjë interpretohet kundër tij, çdo gjë është armike, pra e urryer dhe për t’u shkatërruar. Brenda kësaj logjike perverse dhe regresive, kundërshtimet nuk mund të tolerohen dhe i vetmi veprim i mundshëm është të bësh të heshtë cilindo që mund të paraqitet si rrezik për identitetin e tij të sëmurë.
Përmbysja e realitetit, mohimi i tij dhe mburrja për një të vërtetë absolute e cila duhet të vendoset me çdo mjet, kjo është dinamika paranojake dhe komuniste. Trocki thoshte se, përballë një projekti të parealizueshëm, Lenini t’i jetë përgjigjur: “Nëse plani im bie ndesh me realitetin, aq më keq për realitetin”. Lenini dështoi, komunizmi u mbyll në mjerim, e vetmja gjë e sigurt tani – përtej pamundësisë së dialogut – është se këto relikte të mbetura do të vdesin të çmendur.
http://www.ilprimatonazionale.it/cultura/il-comunismo-e-una-malattia-mentale-23582/
Intervistë me shkrimtarin francez Renaud Camus realizuar nga gazetari italian Francesco Borgonovo.
Intervistë me shkrimtarin francez Renaud Camus realizuar nga gazetari italian Francesco Borgonovo.
publikuar në gazetën italiane «Libero», 05.X.2015,
http://www.liberoquotidiano.it/news/esteri/11834887/Renaud-Camus---Gli-immigrati.html
– Çfarë ju shtyu të shkruanit librin "Zëvendësimi i Madh" (Le Grand Remplacement)?
– Dëshpërimi. Shpresa.
– Ç’kuptoni me konceptin e Zëvendësit të Madh?
– Nuk jam i sigurt nëse kemi të bëjmë me një koncept. Nëse do të donim të përdornim fjalë të mëdha, do e quaja sintaksë. Një emërtim, një emër për një fenomen: zëvendësimin e një populli dhe të një qytetërimi. Realizmi i një ëndrre të keqe, i batutës së famshme të Brehtit: “Nëse qeveria nuk është e kënaqur me popullin, nuk duhet të bëjë gjë veçse të zgjedhë një popull tjetër”. Është saktësisht ajo që po ndodh sot në Francë: qeveria socialiste ka humbur elektoratin e vet dhe po prodhon një tjetër me emigrantët. Por fenomeni është shumë më i gjerë, më i përgjithshëm, është evropian. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane kishte vetëm një popullsi, tashmë, brenda një gjenerate, kanë edhe një tjetër, ose shumë të tjera. Rrugë, lagje, qytete të tëra, janë shndërruar, nuk njihen më; për të mos folur për shkollat e transportin botor. Në zona gjithmonë e më të gjera, janë zhdukur autoktonët, janë zëvendësuar.
– Kush e ka përpiluar këtë projekt?
– Kurrkush nuk është në bazën e këtij projekti, me përjashtim të ndonjë praktike si ajo që përmenda: Partia Socialiste Franceze është përpjekur haptazi të gjejë një elektorat të ri; dhe në disa dokumente të OKB-së qartësisht flitet për nevojën e një shndërrimi etnik të Evropës: vetë termi zëvendësim gjendet aty. Megjithatë, më shumë besoj në forcën e mekanizmave gjigant historik, ekonomik, ideologjik dhe ontologjik, në gjirin e të cilave institucionet dhe individët janë thjesht një prej ingranazheve, ata vetë të manipuluar nga arroganca e species. Ajo që quaj zëvendësim, pra ideologjinë që shtyn drejt Zëvendësimit të Madh, ka lindur nga martesa shtazarake e Revolucionit industrial i fazës më të përparuar, tajleriane e fordiste, me antiracizmin dogmatik, edhe ky në fazën e tij të marrisë. Ekzistenca e racave apo popujve të zgjedhur është një vendim administrativ, i vetëdijshëm, në baza të përveçme dhe i domosdoshëm për fabrikim post industrial të njeriut të zëvendësueshëm, pa origjinë, pa kulturë, pa qytetërim, pa komb, i ndërshkëmbyeshëm dhe zhvendosshëm gjithmonë e kudo. Është domosdoshmëri për ndërkëmbimin e njeriut me makineritë apo me prodhimet e industrisë, që njeriu të jetë i zëvendësueshëm me vetveten.
– Gjithmonë e më shpesh, gazetat italiane shkruajnë se “për të mbajtur në këmbë Shtetin e Mirëqenies, kemi nevojë për 250 milionë emigrantë”. Madje ka dhe studime dhe projeksione të OKB-së që janë të së njëjtës linjë. Ju ç’mendoni?
– Dy gjëra: pikësëpari që kjo është plotësisht e pavërtetë – emigrantët janë rrënimi i Shtetit të Mirëqenies (nëse ky nuk ka vdekur ende kjo ka ndodhur pasi njerëzit dhe popujt nuk janë akoma plotësisht të ndërkëmbyeshëm. Shteti i Mirëqenies mund të funksionojë vetëm me burra dhe gra të një tipi të caktuar, të formuar nga gjenerata qytetërimi dhe ndjenje qytetare). Por mbi të gjitha gjykoj se këto mendime mund të lulëzojnë vetëm në mendje që janë tashmë të robotizuara, pa kulturë, pa qytetërim, do të thosha të çnjerëzuara. Ç’po na thonë këta? Që për të shpëtuar Italinë u dashka të zëvendësojmë italianët me, bie fjala, togolezët. E përsëris, asgjë nuk shpëtohet; dhe nëse diçka do të shpëtohet, nuk do të jetë Italia por Togo. Evropa nuk ka nevojë për emigrantë, ka nevojë për ajër të pastër, hapësirë, për ringritje kulturore dhe rinovim shpirtëror.
– Ju mendoni se po ndodh, zëvendësimi i popujve?
– Jo po ndodh, po përfundon, me një përshpejtim të jashtëzakonshme falë pushtimeve migruese.
– Ç’duhet bërë për të frenuar flukset emigruese?
– Të përgënjeshtrojmë, me vepra dhe ndryshime ligjore, idenë e përhapur kudo se Evropa është një eldorado, e gatshme të shpenzojë shifra kolosale që gjithë bota të vijë e të bëhet bijë e saj, që subvencionon fuqishëm pushtimin e vet. Fakt ky pa precedent në histori.
– Ç’peshë ka islami në këtë pushtim emigrantësh?
– Pak më shumë se 2/3 ose ndoshta 4/5, por duke qenë se janë i vetmi grup, ndër pushtuesit, që kanë struktura shoqërore të konsoliduar, mund të themi se do të jenë i vetmi grup që do të përfitojnë nga ky pushtim.
– Sipas jush, ka një klasë politike që propagandon barazinë absolute në çdo fushë? Nga lind kjo tendencë kulturore?
– Barazia do të ketë me vete gjithmonë një pjesë të madhe të shtetasve, sidomos në Francë. Megjithatë, shumica, në demokracitë e përparuara, nuk manipulon pushtetin, por mjetet e pushtetit. Intelektualët organikë do të jenë gjithmonë përkrah kësaj force, për më shumë që kjo ju siguron përjashtimin e intelektualëve të tjerë, heshtjen e tyre, vdekjen e tyre.
– Cilat janë përgjegjësitë e elitës intelektuale të së majtës?
– Jo më të mëdha se të intelektualëve të djathtë që janë njësoj pro Zëvendësimit të Madh. E vetmja vijë ndarëse që sot vlen nga pikëpamja intelektuale, morale, politike dhe pothuajse ushtarake, është ajo mes atyre që janë për zëvendësimin dhe atyre që janë kundër. Këta të fundit janë të zëvendësuarit që nuk duan të zëvendësohen. Kuptohet janë edhe zëvendësuesit, gjithmonë më të shumtë e më të fuqishëm. Janë si zogjtë në filmin e Hiçkokut: presin radhën. Ata që janë pro zëvendësimit, janë të çmendur, zëvendësojnë një popull të budallepsur nga mësimi i harresës, nga industria e hajvanizimit, i fshikulluar, tërbuar, lobotomizuar dhe pa identitet, me një popull me identitet shumë të fortë. Mihin varrin e tyre. Problemi është se njëkohësisht po hapin dhe varrin tonë.
– Ç’mendim keni për teorinë e përplasjes së qytetërimeve, përpunuar nga Samuel P. Huntingoton, e mbi të gjitha kemi ende një qytetërim për të mbrojtur?
– Për sa më përket jam huntingtonian i flaktë. Çdo ditë jam i goditur nga lidhja e librit me realitetin, qoftë dhe me gjërat e dorës së dytë.
As që diskutohet që kemi një qytetërim për të mbrojtur. Por mund t’ju them se nuk është në gjendje të mirë. Zëvendësimi i Vogël, ai i jo-kulturës apo i industrisë kulturore me kulturën, zëvendësimi i borgjezisë së vogël botërore me klasën e kulturuar, ai i elitës mediatike, financiare, sportive me elitën morale, intelektuale, artistike, kulturore, ka paraprirë dhe ka qenë kusht i domosdoshëm për Zëvendësimin e Madh.
Portrait de Giorgio Skanderbeg
Portrait de Giorgio Skanderbeg (ou Georges Scanderbeg) (1403 - 1468), homme de guerre albanais.
The location of the painting/ Vendndodhja e vepres: Galleria degli Uffizi, Firenze, Italia.
Source/Burimi: http://www.culturaitalia.it/opencms/viewItem.jsp?language=it&case=&id=oai%3Ascalarchives.com%3AWH11703
The location of the painting/ Vendndodhja e vepres: Galleria degli Uffizi, Firenze, Italia.
Source/Burimi: http://www.culturaitalia.it/opencms/viewItem.jsp?language=it&case=&id=oai%3Ascalarchives.com%3AWH11703
"Femme albanoise" (1780). Watercolor painting by Pierre Duflos (1742-1816).
"Femme albanoise" (1780). Watercolor painting by Pierre Duflos (1742-1816). ///
"Grua Shqiptare" (1780). Pikturë me bojëra uji nga Pierre Duflos (1742-1816).
"Grua Shqiptare" (1780). Pikturë me bojëra uji nga Pierre Duflos (1742-1816).
Iscriviti a:
Post (Atom)