Nje Shqiptar i Greqise. Viti: 1813 / An Albanian of Greece.
burimi: CLARKE, Edward Daniel. Travels in various countries of Europe
Asia and Africa. Part the Second Greece Egypt and the Holy Land, London,
R. Watts for T. Cadell and W. Davies, MDCCCXIII [=1813].
mercoledì 9 novembre 2016
Albanian inhabitants of Parga, Preveza, Vonice and Lefkada in 1800.
Banore shqiptare te Parges, Prevezes, Vonices dhe Lefkada Viti 1800.
Burimi: GRASSET DE SAINT-SAUVEUR, André. Voyage historique, littéraire et pittoresque dans les isles et possessions ci-devant vénitiennes du Levant; Savoir: Corfou, Paxo, Bucintro, Parga, Prevesa, Vonizza, Sainte-Maure, Thiaqui, Céphalonie, Zante, Strophades, Cérigo et Cérigotte; Contenant la description de chacune de ces îles et possessions, l'histoire et les monumens anciens, le gouvernement, les forces navale et terrestres que les Vénitiens y entretenoient, la religion, les moeurs, les usages, les productions locales, l'industrie, la navigation, le commerce; un aperçu sur celui des Etats maritimes de Venice et de l'Albanie, relativement aux intérêts de la France; Accompagné d'un Atlas de trente planches, composé de la Carte générale, des mouillages, des vues, des costumes et monumens anciens, et des médailles et inscriptions grecques et romaines..., [Atlas], Paris, chez Tavernier, an VIII [=1800].
Burimi: GRASSET DE SAINT-SAUVEUR, André. Voyage historique, littéraire et pittoresque dans les isles et possessions ci-devant vénitiennes du Levant; Savoir: Corfou, Paxo, Bucintro, Parga, Prevesa, Vonizza, Sainte-Maure, Thiaqui, Céphalonie, Zante, Strophades, Cérigo et Cérigotte; Contenant la description de chacune de ces îles et possessions, l'histoire et les monumens anciens, le gouvernement, les forces navale et terrestres que les Vénitiens y entretenoient, la religion, les moeurs, les usages, les productions locales, l'industrie, la navigation, le commerce; un aperçu sur celui des Etats maritimes de Venice et de l'Albanie, relativement aux intérêts de la France; Accompagné d'un Atlas de trente planches, composé de la Carte générale, des mouillages, des vues, des costumes et monumens anciens, et des médailles et inscriptions grecques et romaines..., [Atlas], Paris, chez Tavernier, an VIII [=1800].
martedì 8 novembre 2016
Albanian woman meeting Benito Mussolini Photo: Giuseppe Massani, 1940.
The French novelist Pierre Loti in Albanian costume.
The French novelist Pierre Loti ( pseudonym of Louis Marie-Julien Viaud, 1850-1923) in Albanian costume. Ca. 1885 in Salonica.Source: "Out of Place: Exilic Absence in the Writing and Photography of Hugo, Zola, and Loti" by Meredith Louise Lehman. page 248. ///
Romancieri francez Pierre Loti (pseudonimi i Louis Marie-Julien Viaud, 1850-1923) me kostum shqiptar. Rreth vitit 1885 në Selanik.
Burimi: "Out of Place: Exilic Absence in the Writing and Photography of Hugo, Zola, and Loti" i autores Meredith Louise Lehman. faqe 248.
Picture of albanian couple in national dress of southern area. About the beginning of the XXth century
Fotografi e nje çifti shqiptar me veshje kombetare te zones se jugut. Rreth fillimit te shekullit te XX-te.///
Picture of albanian couple in national dress of southern area. About the beginning of the XXth century.
Picture of albanian couple in national dress of southern area. About the beginning of the XXth century.
Austrian acress Eva May wearing an albanian costume of the Arvanitas/Albanians of Greece.
Austrian acress Eva May wearing an albanian costume of the Arvanitas/Albanians of Greece. 30s of XX century. ///
Aktorja austriake Eva May e veshur me kostum shqiptar arvanitas / shqiptarët e Greqisë. Vitet '30 fillim shek XX-te.
Aktorja austriake Eva May e veshur me kostum shqiptar arvanitas / shqiptarët e Greqisë. Vitet '30 fillim shek XX-te.
.Jacqueline Kennedy Onassis dressed in the costume of Arvanites/Albanians of Greece.
Jacqueline
Kennedy Onassis dressed in the costume of Arvanites/Albanians of
Greece, enters Saint Gerry Church on the Island of Corfu, Greece on
January 3, 1970. ///
Jacqueline Kennedy Onassis e veshur me kostum të Arvanitasve / Shqiptarëve të Greqisë, hyn në Kishën Saint Gerry në ishullin e Korfuzit, Greqi më 3 janar 1970.
Jacqueline Kennedy Onassis e veshur me kostum të Arvanitasve / Shqiptarëve të Greqisë, hyn në Kishën Saint Gerry në ishullin e Korfuzit, Greqi më 3 janar 1970.
venerdì 11 dicembre 2015
“Shqiptarët në Greqinë pre-mesjetare. Ekzegjezë historike nëpër kronikat bizantine dhe qipriote”
nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro*
(përktheu dhe
redaktoi Brunilda Ternova)
Në sajë të studimeve të dijetarëve të
njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të
historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX-të, patën
denjësisht një shkëlqim të papritur. Baza e punës së tyre, që nevojitet të
kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale
– pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale
të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe
italiane. Vetëm në ishullin e Qipros, na
kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit
musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të
shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë
historike. Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të
Anglisë, u botua në 1882 nga “L'Ecole des
Langues Orientales Vivantes” dhe teksti
në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas.
Historiografia tradicionale ka mbështetur
gjithmonë idenë se shfaqjet e para të elementit shqiptar, veçanërisht në
Thesali, kishin ndodhur rreth shekujve XIII-të dhe XIV-të, deri në momentin kur
në vitin 1830, teoria e një historiani tirolez si Fallmerayer shkaktoi
diskutime sidomos në mjediset e dijetarëve filo-helenë. Historiani Fallmerayer
me zell të tepruar deklaroi se elementi i lashtë grek u shkatërrua plotësisht
nga pushtimi i sllavëve dhe se pas zhdukjes territori gjeografik i Greqisë u
ripopullua pothuajse nga ana e tyre.
Por sipas Sathas ishulli i Qipros
asnjëherë nuk u shkel e nuk u pushtua nga sllavët, me përjashtim, vetëm nëse në
deklaratën e tij, Fallmerayer, me shkatërrimin e ishullit ka dashur të
nënkuptojë edhe shkatërrimin e elementit grek në përgjithsi. Sathas shkencërisht
ka provuar se këta pseudo-sllavë nuk ishin gjë tjetër veçse Shqiptarë dhe se
bizantinët, nga injoranca, i ngatërruan gabimisht me këtë popull të lashtë. Kundërvënia
objektive e Sathas ka treguar pavlefshmërinë e teorive të historianit tirolez, duke
i nxjerrë thjesht si një fantazi në të cilat mungojnë dëshmitë kulturore, të
gjuhës dhe të zakoneve.
Në librin “Kronikat e Qipros” në
vëllimin e parë në faqen 16, Macheras shkruan: “Shqiptarët u vendosën në ishull
rreth shekullit të IV-ërt, duke formuar një kastë më vehte që ende ekziston”.
Sathas vazhdon me kundërshtimin e tij duke u shprehur: “Konsiderohet e
pabesueshme dhe e pamundur të mbrohet çfarëdolloj teorie e pushtimit sllav në
Greqi, sidomos duke njohur faktin e pranisë së theksuar të shqiptarëve në
Greqine moderne si dhe ndikimin që ka ushtruar gjuha shqipe në atë greke. Zgjidhja
e kësaj çështje – vazhdon Sathas – do të na mundësojë të kuptojmë deri në çfarë
mase gjuha shqipe ka ndikuar në të folurën qipriote dhe në atë greke në
përgjithsi”. Fallmerayer, thellësisht i
trazuar nga kritika dhe i irrituar nga teoria e tij e pabazë, në vitin 1836
vendosi të udhëtojë personalisht për në Greqi i shoqëruar nga Konti rus
Aleksandër Tolstoy. Pas mbërritjes në More i bëri thellësisht përshtypje prania
mbizotëruese e gjuhës shqipe aq sa më pas do të shkruaj: “E gjith Morea është e
stërmbushur nga e folura shqipe”. Në të
njëjtin vit, 1836, në parathënien e vëllimit të dytë të “Geschichte” do të
shprehet: “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar
dhe jo grek”. Kështu që, edhe pse i përshkuar nga racizmi anti-helen, sipas të
gjitha gjasave ai e hodhi poshtë teorinë e tij.
Tezat e sigurta të Sathas konfirmohen
nga një udhëtar anglez, Simon Simeoni, që vizitoi Greqinë në vitin 1322 e i
cili ka lënë një përshkrim interesant mbi banorët e Greqisë së atëhershme –
grekët dhe shqiptarët –, në lidhje me
stilin e tyre të jetës që ishte i ndryshëm nga ajo e fqinjëve sllavë. Jo vetëm
kostumet por edhe kapelet, pelerinat si dhe forma e kokës së këtyre dy popujve
të afërm që i përkisnin të njëjtës fe (të krishterë ortodoksë) ndryshonin nga
ajo e sllavëve. Simeoni shkruan: “Sclavi enim
sunt Boemis in lingua multum conformes...Albania est provincia inter Sclavoniam
(Illyria) et Romaniam (Grecia), per se linguam habens...Ipsi enim Albanenses
schismatici sunt, Graecorum utentes ritu, et eisdem habitu et gestu in omnibus
conformes.”.
Në “Kronikat e Qipros” autori Macheras
do të theksojë, ashtu siç është lartëpërmendur, faktin se shqiptarët pasi
mbërritën në ishull në shekullin e IV-ërt arritën shumë shpejt të krijojnë një
kastë të tyren, duke detyruar pjesën me të madhe të popullatës së ishullit të
adoptonte traditat dhe zakonet shqiptare. Ndërsa Sathas shkruan në parathënien
e Kronikave se ndikimi shqiptar ishte i tille saqë u shtri deri edhe në të
folurën e lashtë të Qipros.
Ngulimet para-mesjetare të shqiptarëve
në Greqi, të njohura si fiset e lashta nga vendasit, janë shqiptarët e Argolis,
sot tashmë të helenizuar në masë të madhe e të quajtur ndryshe “ata të ishullit
Dano-Danoa- Danaoi”. Një tjetër fis i lashtë u vendosë në malet Trifilia
(Eparkia e Trifilisë) e njohur me nofkën Drèdes (luftëtarë trima). Një fis i
lashtë shqiptar në Taiageto tashmë është asimiluar e shuar dhe është
identifikuar nga Constantine Porphyrogenitus me emrin “Milligoi”.
Një dokument i shekullit të X-të, i
gjetur dhe i botuar në vitin 1865 nga studiuesit gjermanë J.Samuel Ersch dhe
J.Gottfried Gruber, na informon se Milligoi janë në fakt Mirmidoni. Në ditët
tona ende një fshat në Lakoni quhet Meligoi. Sathas beson se Meligoi ose Miligoi vijnë nga malet e Pindit, ku në fakt egziston
një fis që quhet Mirmidones. Është e ditur që Mirmidones e marrin emrin e tyre
nga ajo e milingonës (murmiz), dhe popullsia moderne Tzaconi që jeton në
Peleponez ashtu si edhe të gjithë arbëreshët dhe shqiptarët e quajnë milingonën
pikërisht “meligoi” ose “melingoi”. Pra, pyetja që lind është nëse në Taigeto u
vendosën Mirmidones apo Meligoi, megjithatë një gjë është e sigurtë: ata ishin
një ndër fiset e lashta shqiptare.
Një tjetër temë shumë e dashur për Konstantinos
Sathas ishte çështja e “Mardaites”, të cilët nuk ishin asgjë më shumë sesa
paraardhësit e Stradiotëve, mercenarë që punonin me pagesë për Venedikun dhe
për fuqitë e tjera evropiane gjatë
gjithë periudhës së mesjetës. Bizantinët i njihnin bëmat e tyre të cilat i
quanin “taktikat e Mardaites”, pasi ata ishin të parët që përdorën taktikat e kurtheve/pritave
të organizuara. Shfaqja e parë e Mardaites në shërbim të bizantinëve i përket
shekullit të VIII-të dhe njihet gjithashtu edhe ngulimi i tyre në Liban në vitin
677. Mbi origjinën e Mardaitëve janë bërë shumë spekulime dhe gabimi kryesor ka
qëne ai i klasifikimit të tyre si një popull kur në fakt ata ishin një
organizatë ushtarake (gr. Tàgma tòn
Mardaitòn).
Janë dy kronistë të vjetër bizantinë që
kanë shkruar rreth tyre: i pari Theophanes i cili i quan ata thjesht Mardaites;
ndërsa i dyti, Patriarku Nicefor, i quan “locuntas splitas” që do të thotë “luftëtarë
të cilët bëjnë kurthe/prita”. Përgjatë gjithë mesjetës emrin e Mardaitëve e
hasim në Peloponez, në Kretë, në Iraklioni, në Tenos, në Keos, në Kefaloni, në
Epir etj. Në Iraklioni gjejmë ushtarë me arbaletë që punonin në shërbim të Republikës
së Venecias e që quheshin “Murtatos” (rif. Crhonicum
Tarvisinum, viti 1372). Bizantinët në shekullin e X-të dhe XI-të i quanin
“Murtaitas” dhe “Murtatus”. Në Republiken e Venecias numërohen shumë familje
feudale të zonave të Tenos dhe të Kretës të cilët mbanin mbiemrin “Mordati” dhe
“Mortati”, e gjithashtu gjejmë edhe versionin “Mardaiti” por tashmë jo si një
organizatë ushtarake por si mbiemër familje (rif. Cancelleria Secreta).
Georgio Codino, në “De Officialibus palati Costantinopolitani” dhe në “Officis Magnae Ecclesiae” – të dyja të
botuara nga I. Bekker në vitin 1839 –, na liston midis personaliteteve të
oborrit perandorak të Konstandinopojës të shekullit të XV-të edhe mbiemrin e
familjes Murtaites, me titujt perandorak të Mega Murtaites dhe të Stratopedarchēs
Murtaites.
[shënim i përkthyesit: stratopedarchēs
(gr. στρατοπεδάρχης “komandant i
kampit ushtarak”), ishte një term i përdorur në lidhje me rangun më të lartë të
komandantëve ushtarakë duke nisur nga shekulli i parë i erës sonë e që më pas
do të transformohet në një titull nderi gjatë Perandorisë Bizantine. Ndërsa në
Perandorinë Romake termi në latinisht ishte “Praefectus Castrorum” që do të thotë Prefekt i Kampit Ushtarak.]
Pra, edhe në Konstandinopojë ata do të transformohen
nga një organizim ushtarak në rangun e një familje feudale të nivelit të lartë.
Sigurisht gjindeshin madje edhe në Peloponez si feudalë dhe si burra të aftë
ushtarak, dhe këtë fakt na e konfirmon pikërisht Anna Komneni në vitin 1103.
Pikërisht ajo na informon se feudalët e Peloponezit shkëlqenin në luftime dhe
sidomos në ato detare.
Në regjistrat e dy ekspeditave
ndëshkimore ushtarake kundër arabëve në ishullin e Kretës, Mardaites furnizuan
me luftëtarë Flotën Perandorake Bizantine, herën e parë me 5087 luftëtarë dhe
herën e dytë me 3000 luftëtarë të armatosur. Këto shifra përfaqsojnë vetëm kontigjenet
e ofruara nga Mardaites së Peloponezit, të Epirit dhe të Qefalonise (rif. Historia Miscella).
Por kush ishin në të vërtetë Mardaites
dhe a kishin origjinë shqiptare, greke apo lindore? Përfundimisht Mardaites nuk ishin një popull por ishin një
trup luftëtarësh, taktika kryesore e të cilëve ishin pritat dhe këto ishin
taktika tipike të shqiptarëve si të Shqipërisë ashtu edhe të Greqisë. Në trevën
e Çamërisë dhe në një tjetër të Shqipërisë veriore ende ruhet kujtimi i
Mardaites: Mirditia. Përveç kësaj, emri Mardaiti rrjedh nga termi shqiptar “marda”
me kuptimin “palosje”. Emri gjendet sot i rrallë në Epir e në disa zona gjendet
në formën “Mirtidi” e në të tjera në formën “Mortati”, ndërsa në Greqi në
Eparkine e Trifilisë gjejmë një fshat antik shqiptar që quhet “Mortatu”. Si
konkluzion del se emri “Mardaiti” ka mbërritur në territorin ku shtrihet Greqia
e sotëme përpara periudhës së mesjetes.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm e
i përbashkët për të dy popujt – shqiptarët dhe grekët –, është vallja Pirrike
(vallja e Pirros).
Sipas disa studjuesve, krijuesi i kësaj
valle luftarake mendohet se ishte zoti Pirricos Kouretes ndërsa sipas disa të
tjerëve ishte Pirro, i biri i Akilit. Kjo valle – që nga grekët e sotëm njihet
si valle e Arvanitasve të cilët e quajne “Bale” (me B dhe jo me V) –, me siguri
është me origjinë nga Epiri dhe ka qënë shumë e përdorur gjatë periudhës së
perandorit bizantin Constantine Porphyrogenitus që zakonisht e quante në
greqisht “balesmos”. Nga ana tjetër venedikasit e quanin “Moresca” për
origjinën e disa pantomimave. Studjuesi G. Haecquard shkruante se: “Vallja e
shqiptarëve të Kretës është një kompozim hedhjesh ... që do të imitojë skenat e
jetës ... një lloj valle e quajtur “Bale” e cila përdoret nga shqiptarët që nga
agimi i kohërave”.
Nxjerrim si përfundim, pra, se këta
shqiptarë të lashtë të ardhur para mesjetës në territorin që sot quhet Greqi,
kanë lënë një shenjë të thellë në çdo disiplinë e nuk ka dyshim se progresi i
historisë do të na informojë me më shumë saktësi, mbi datat, rrethanat dhe
ngjarjet.
Referenca Bibliografike:
1) K. Sathas Mnemeia Elleninikes Historias - Documents inèdits relatifs
à l'histoire de la Grèce au Moyen Age Vol. IV, Prefazione. Paris Maisonneuve et C
Editeurs 1881;
2) Leontioi Makaira, Cronique de Chypre (Testo
Greco). Pubblicazione e cura di E. Miller e K. Sathas (Ecole des Langues
Orientales Vivantes). Paris, Ernest
Leroux Editeur 1882;
3) Itinerarium Simeon Someoni Cambridge 1914 in K. Sathas o.c.;
4) Leonici Calcondylae, Istoriarum Demonstrationes, Budapest 1922 in K.
Sathas o.c.;
5) J. SamuelErsch e J. Gottfried
Gruber, Encyclopedie historique Allemande. Paris 1883;
6) Alfred Nicolas Rambaud, L'Empire Grec au X° siécle, Costantin Porphirogènit. Librarie A. Frank, Paris 1870.
* Autori është arbëresh dhe pasardhës i familjes
aristokrate shqiptare mesjetare Duka – Ëngjëlli.
http://arberiaitalia.blogspot.it/2015/11/albanesi-nella-grecia-protomedievale.html
sabato 5 dicembre 2015
Me Ismail bej Qemalin nga Vlora në Brindizi Shpresat dhe justifikimet e Kryeministrit të qeverisë së rrëzuar të Vlorës
Nga ARNALDO CIPOLLA
(përktheu nga italishtja dhe redaktoi: Brunilda Ternova dhe Etnor Canaj)
Sot në mëngjes gati pa u ndier, u nis drejt Brindizit mbi vaporin
“Città di Bari”, Presidenti i Qeverisë së Përkohëshme, Ismail bej
Qemali, i cili u largua nga Shqipëria krejt papritmas aq sa lajmi për
largimin e tij nuk ishte bërë publik në qytet. Dihej vetëm që Ismaili
kishte vendosur të largohej nga Vlora por gjegjësisht akoma besohej se
të paktën do kishte pritur ardhjen e Princit Wied-it. Megjithatë plaku
Qemal, sot në mëngjes rreth orës tetë doli nga shtëpia e tij që ndodhet
buzë detit, e zbriti në skelë pa praninë e truprojeve, pa shpurën e
shoqëruesve, pa kortezhin e miqve që ta përshëndesnin, madje pa praninë
qoftë të një antari të vetëm të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. E
shoqëronin katër persona: një shqiptar me plis të bardhë, njëri prej
djemve të tij dhe dy shërbëtorë. Xhandarët që bënin roje në skelë e
vështronin me mungesë kërshërie tek kalonte. Nuk kam ndër mend t’iu
tregoj se çfarë do të nisë të thuhet sonte në Vlorë – dhe mbi këtë gjë
ka për tu folur për një kohë shumë të gjatë -, mbi faktin që nisja e tij
ishte një farë arratije. Është e sigurtë që Ismaili u largua nga
Shqipëria në një mënyrë veçanërisht të trishtueshme.
Ngutje e Ankthshme
Gjatë udhëtimit nga Vlora drejt Brindizit mora vesh nga njëri prej
shërbëtorëve të tij që nisja e beut të moshuar kishte qenë vërtet e
dhimshme e njëhkohësisht edhe e dëshirueshme. Ish Kryeministri i
Qeverisë Shqiptare, sapo kishte parë nga dritarja e dhomës së tij të
punës siluetën e vaporit “Città di Bari”, kishte zbritur buzë detit dhe
me një varkë kishte udhëtuar drejt vaporit mbi të cilin kishte hipur
ndërkohë që po kryheshin akoma operacionet e ankorimit. Plaku kishte
qëndruar zgjuar gjithë natën, në vigjëlim të ankthshëm. Ai e priste
mbërritjen e vaporit si një formë çlirimi. Sigurisht që vendimi i nisjes
ishte marrë pas këshillës që i kishin dhëne një natë më parë gjatë
seancës së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ku Qemali kishte marrë
pjesë.
Pasi u informova fare rastësisht mbi hipjen në vapor të Ismailit, i’a
dola mbanë t’i hipja edhe unë në momentin e duhur vaporit “Città di
Bari”.
Lundrimi ishte i mirë e i shpejtë, dhe mbërritja në Brindizi nuk u
karakterizua nga ndonjë episod i denjë për kronikë. Askush nuk e dinte
që në bordin e vaporit ndodhej ish Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme
Shqiptare. Ismail Qemali donte t’i shpëtonte çfarëdolloj kërshërie të
mundëshme dhe të nisej me trenin e parë direkt për në Nicë.
Lexuesit e gazetave italiane, ndofta do habiten që deri më sot asnjë
prej gazetarve të dërguar special në Shqipëri, nuk e ka konsideruar të
dobishme intervistimin e Ismail bej Qemalit. Sidoqoftë, arsyeja është e
qartë, sidomos pas asaj që rezultoi në lidhje me Qemalin me rastin e
arrestimit të Beqirit1*. Presidenti i Qeverisë së
Përkohshme nuk mund t’u ofronte gazetarve, asgjë më shumë sesa një
vetëmbrojtje të tepërt dhe ri-mohime të vazhdueshme ndaj akuzave të
shumta që i bëheshin.
Por largimi nga Shqipëria e Ismail Qemalit transformohej në diçka
tjetër: ai ribëhej sërisht njeriu i situatës vetëm për faktin se
shfronësohej. Kjo është edhe arsyeja pse e mendova të arsyeshme ta
intervistoj.
Një Plak i Lodhur
Ja dhe portreti i tij, në një çast me dy fjalë: Ismaili është plakur,
tregon gati shtatëdhjet vjeç, nuk e përdor fezin tradicional por e ka
zëvendësuar atë me një kasketë udhëtimi. Duket i lodhur, i mërzitur,
pesimist, i zhgjënjyer dhe i pezmatuar. Fjalëve të mia të para,
natyrisht shumë të sjellshme, nëpërmjet të cilave e përgëzoj për
vendimin që mori për të ardhur në Itali, Ismaili iu përgjigjet:
– Është e kotë që mundoheni të vendosni mjalt në fjalët
tuaja! Jam i zëmëruar me ju! Pse nuk erdhet të më bënit vizitë në Vlorë?
Keni publikuar gjëra shumë të rënda mbi personin tim.
– Shkëlqesi – i përgjigjem – kam përshtypjen se
tani ky rast na ofron mundësinë të flasim qetësisht. Çfarë mendimi keni
për Esatin dhe dorëheqjen e tij?
– Mua – më përgjigjet Ismaili – nuk më rezulton që kjo
dorëheqje të këtë ndodhur. Do të jetë e paevitueshme, por, deri tani
Komisioni i Kontrollit nuk ka marrë asnjë komunikim në lidhje me këtë
aspekt.
– Po ju, pse e keni dhënë dorëheqjen?
– Sepse kështu duhej të ndodhte. Ardhja e Princit Wied,
përcakton detyrimisht ndërprerjen e çdo Qeverie të Përkohshme Shqiptare.
– Më falni, por çështja që ka të bëjë me Beqirin, a ka të bëjë gjithashtu me dorëheqjen në fjalë?
– Është pikërisht një lloj manie kjo e juaja dhe e kolegëve
tuaj (gazetar – sh.p.) që kërkoni ti lidhni bashkë këto dy çështje që
janë të ndryshme: ajo që ka të bëjë me komplotin Xhonturk dhe ajo që ka
të bëjë me ndërprerjen e aktivitetit të Qeverisë. Po jua ripërsëris që
nuk ka asgjë të përbashkët midis fantazive të Xhonturqëve – të cilët nuk
do të lulëzojnë kurrë në Shqipëri, dhe dorëheqjes së Qeverisë.
– Shkëlqesi, megjithatë procesverbali i Komisionit
të Kontrollit i datës 2 janar që më ka treguar kundërshtari juaj politik
Mufid beu, është një provë e tmerrshme kundrejt jush, ose më mirë të
themi kundër plogështisë së Qeverisë së Përkohshme. Nga ai dokument
rezulton se nuk u pengua kërcënimi që vinte nga Xhonturqit.
Qemali Harron Frëngjishten e tij të Përsosur
Në këtë pikë të bashkëbisedimit tonë, Qemali gati harron të flasë
frëngjishten e tij të përsosur, për të evituar që të më përgjigjet.
– Mjaft –shton Ismaili hutueshëm –ajo që u bë tashmë u bë,
por ju nuk mund të mohoni faktin se akti patriotik i Qeverisë së
Përkohëshme ka thjeshtëzuar çështjen më kryesore dhe më urgjente të
Shqipërisë.
– Konkretisht?
– Atë të kufirit jugor. Greqia tashmë nuk mund të gjejë
justifikime se gjoja Shqipëria nuk ka një Qeveri me të cilën ta
shtjellojë çështjen. Po është e vërtet që Shqipëria aktualisht qeveriset
nga Europa nëpërmjet Komisarëve të saj, por keni për të parë që trupat e
ushtrisë greke do të largohen pa bërë rezistencë, pa zvarritje,
ndershmërisht.
– Jeni i informuar nëse Princi Wied do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri?
– Nuk besoj se ardhja e tij do të jetë e menjëhershme.
Supozoj se do të kem mjaft kohë në dispozicion për të shkuar në Nice e
për t’u shlodhur pak atje. Më pas do të rikthehem për të nderuar
sovranin legjitim të Shqipërisë.
“Dëshirë për t’u kthyer në atdhe…”
Keni ndërmend që të ktheheni në Shqipëri?
Pse jo? Ku doni qe te shkoj? Unë jam shqiptar dhe patriot.
Bashkëshortja ime, e moshuar jeton në Itali që prej periudhës së
bllokimit të Vlorës. Kur Princi Vilhelm I Vidit do jetë në gjithë
efektet i kurërozuar me koronën e Skënderbeut dëshiroj të kthehem në
vendin tim që të kryej vepra paqësore në krah të tij.
-Juve keni qenë Bej, funksionar Osman.
-Po, guvernator i Bagdatit.
-Thuhet se Qeveria turke nuk ka ngelur e kënaqur prej punës suaj si administrator.
-Kjo është një gjë keqdashëse që ju ka sygjeruar sigurisht Myfit beu,
por nuk ka rëndësi: pikërisht juve jeni dëshmitar sa ishte e përhapur
dhe njerëzore përkrahja që kisha në Vlorë prej bashkëqytetareve të mi të
cilët më panë me dhimbje kur u nisa.
-Më thoni, bej, cila është arsyeja e vërtet e cila ka qenë vendimtare për nisjen tuaj?
-Për arsye shlodhjeje, jo për tjetër gjë. Më besoni! Unë jam teje i
lodhur! Provoni të mendoni sa më shumë pune u ngarkua Qeveria e
përkohshme dhe e varfër për të mirën e vendit, prej ditës së
paharrueshme në të cilën u shpall pavarësia mes bllokut të ngushtë grek
deri me sot. Kush ushqeu atë flakë të parë dhe te pasigurte të lirisë
kemi qenë ne. Na jepni këtë gjykim të drejtë përpara se të mbyllet
misioni ynë. Më tej mund të shtoj që Komisioni i kontrollit edhe dje, në
mbledhjen e gjatë në të cilën mora pjesë edhe unë, me rinovoi përsëri
shprehjen dhe mirënjohjen më të lartë dhe pa kushte për punën e bërë
prej Qeverisë së përkohshme. Shqipëria ka patur fatin e keq se
informuesit e saj të kushteve të brendshme e njihnin shumë pak. Më lini
që t’ju them: është folur, për shembull, për forcën ushtarake të famshme
të Esadit (Esad Pashe Toptani, shënimi përkthyesi), e cila nuk ka
ekzistuar kurrë si dhe pretendimit influencues të saj që nuk ka kaluar
kurrë kufijtë e Tiranës.
Besnikëria e papritur e legjitimitetit.
–Mbasi të jeni shlodhur në Nice, do shkoni në Gjermani për të përshëndetur princin Vilhelm. Cfarë do i thoni?
– Çfarë dëshironi që t’ju them? Do kufizohem që t’i ofroj besnikërinë
time pa kushte dhe të sinqertë, sigurisht me tepër të sinqertë se ajo e
të tjerëve, të cilët sot, nuk di përse, e lënë mbas dore, në mënyrë
qesharake, lindjen e papritur të besnikërisë së tyre legjitimiste.
-Shkëlqesi, shpresoj që ju nuk do të donit të mbani një
kujtim të keq të gazetarëve italiane që ndoqën këtë faqe të thellë të
historisë shqiptare, e cila është përpara ardhjes se Princit Vid. Në të
vërtet na ngjan që pozicioni juaj në Vlore nuk ishte ndër më të
kënaqshmit.
-Nuk ishte në të vërtet ndër më të kënaqshmit, – përgjigjet plaku – Dhe në të vërtet për këtë po largohem! Proverbi juaj i krishterë “nemo
propheta in patria” është më se i vërtetë në tokën tonë të dhimbshme.
Por, unë, nuk jam një shitës ambulant i mirënjohjeve. Do donit të ishit
kaq të përzemërt të më ndihmonit te merrja biletat për në Nice?
-Aspak, bej!
Ndërkohe Ismaili nxjerr prej xhepit një dorë monedhash të arta. Unë
thërras kreun e stacionit, duke iu lutur që doja të prisja biletat për
personazhin e rëndësishëm në mërgim dhe i përgjysem në vullnetin e tij.
Ismaili është i lodhur dhe ulemi në dhomën e pritjes. Turma ka kuptuar
pjesërisht që plaku të cilin unë shoqëroj vjen prej Shqiperisë, prej
atij vendi kaotik te cilin e kemi këtu përballë dhe që arrihet me një
piroskaf, dhe kureshtarë, formonin një rreth përreth grupit të formuar
prej Ismailit, prej tij dhe prej meje. Përshendesni përseri tokën time.
–Shkelqesi, rinisem këtë mbrëmje për në Vlorë. A keni nevojë për diçka?
-Ju faleminderit, – më përgjigjet Ismaili duke me shtrënguar dorën –
përshëndetmi edhe njëhere tokën time. Por ajo tashmë është në duar të
mira sepse është në Duart e Europës.
Ndahemi duke kthyer me njëri tjetrin fjalë të përzemërta. Unë e bëj
në menyren lindore duke vendosur duart në zemër, tek goja dhe në ball.
Mbas atyre çka kuptova duke folur me mërgimtarin, nuk do bëj
komentime. Figura dhe veprimtaria e Qemalit janë tashmë të gjykuara në
mënyrë të pashlyeshme. I jemi mirënjohës beut plak sepse ka dhënë
shembullin e mire duke lënë Shqipërinë, dhe nuk duam ta shohim si diçka
që e bëri sepse i detyruar, por në mënyrë spontane. Duhet të shpresojmë
që gjithë të tjerët të cilët nuk janë pak ta ndjekin duke u larguar për
qetësinë e vendit, prej Shqipërisë, e cila ka nevojë qysh tash-proçesi i
Beqirit është ende i hapur-për qetësi qytetare dhe për një administrim
të mirë dhe pa interesa.
1*-Beqir Grebenea u arrestua në Vlorë më 1914.
http://www.standard.al/me-ismail-bej-qemalin-nga-vlora-ne-brindizi-shpresat-dhe-justifikimet-e-kryeministrit-te-qeverise-se-rrezuar-te-vlores/
lunedì 28 aprile 2014
Femra në botën bizantine - nga Etnor Canaj
nga Etnor Canaj - Historian
Kjo ese eshte paraqitur prane Katedres se Studimeve Bizantine ne Universitetin e Bolonjes me titullin “Figure del femimnile nel mondo bizantino”.
(shqipëroi dhe redaktoi: Brunilda Ternova)
Kjo ese eshte paraqitur prane Katedres se Studimeve Bizantine ne Universitetin e Bolonjes me titullin “Figure del femimnile nel mondo bizantino”.
(shqipëroi dhe redaktoi: Brunilda Ternova)
Gruaja gjatë gjithë historisë, edhe pse ka qenë gjithmonë figura
kryesore e shoqërisë, mbrojtëse dhe krijuese e jetës, duke u bërë kështu
jo vetëm kujdestare por edhe garantuese e racës njerëzore, shpesh ka
qenë viktimë e mizorive dhe tmerreve më të mëdha si brenda qytetërimeve
të lashta ashtu edhe atyre moderne. Në shoqërinë bizantine, në shumë
raste, figura femërore përshkruhej në mënyrë negative duke u përcaktuar
si “e keqe” dhe “e pamëshirshme”. Përshkrimi që i është bërë Teodorës
(527 – 548 erës së re), bashkëshortes së Justinianit, në “Historia
Arcana” nga Prokopi i Cezaresë është një shembull i qartë. Fakti që
Teodora ndikonte në legjislacionin e bashkëshortit, duke i’u kundërvënë,
është një shembull i mjaftueshëm për Prokopin që ta përshkruajë atë si
“të pabesë” dhe “mizore”. [i] Prokopi shkruan: “… Pra Teodora ishte
kundër dhe me një kokëfortësi mizore në shpirt, të atillë aq sa askush
nuk mundte ta këshillonte ose qortonte ndonjëherë kur ajo ishte duke
mëkatuar; … “ (Prokopi, Historia Arcana 15 , Vellimi II) [ii]. Kjo grua e
përshkruar në këtë mënyrë duket gati “e pushtuar nga e keqja”, gati e
demonizuar dhe e shurdhër ndaj këshillave të të tjerëve edhe kur
gabonte. Prokopi duke i’u referuar sferës fetare na sjell në mënyrë
absolute konsideratën e parë negative përkundrejt figurës femërore: atë
që e përkufizonte gruan si frymëzuese dhe përgjegjëse të mëkatit
origjinal. [iii]
Si shoqëri patriarkale që ishte, Bizanti ushqente një qëndrim të
dyanshëm ndaj figurës femërore, duke e konsideruar atë si antitezë midis
Evës dhe Virgjëreshës Maria. [iv] Femra në fakt përshkruhet si një
qënie e ulët dhe e nënshtruar përkundrejt subjektit parësor që
konsiderohej të ishte mashkulli.[v] Përjashtoheshin në këtë kontekst
zonjat aristokrate ose ato që i përkisnin shtresave të larta dhe të
mesme të shoqërisë të cilat gëzonin më shumë liri dhe më shumë të
drejta, por që megjithatë, edhe ato mund të ishin subjekt i dënimeve të
tmerrshme, siç ishte praktika e përhapur në Perandorinë Bizantine e
prerjes së hundës. Pavarësisht nga kjo, shpesh herë femrat aristokrate
merrnin pjesë aktivisht në jetën politike e ndonjëherë edhe duke
kundërshtuar etërit e bashkëshortët e tyre. Irena dhe Teodora, të vejat e
perandorit Teofil, janë një shembull parësor: e para, Irena, mblodhi
Këshillin e Dytë të Nikesë në vitin 787 duke rivendosur kultin e ikonave
për një periudhë të shkurtër; e dyta, Teodora, ishte në krye të
rivendosjes së kultit të imazheve në vitin 843. [vi]
Shumica e dokumenteve të shkruara në lidhje me figurën e femrës në
shoqërinë bizantine u përkasin grave të shtresave të larta të shoqërisë.
Në disa raste, sidomos zonjat që i përkisnin familjeve aristokrate,
perandorake ose të shtresave të pasura të shoqërisë, e kalonin kohën e
lirë duke i’a përkushtuar kulturës, artit dhe shkrimit. Shembulli më i
njohur i veprave të letërsisë femerore bizantine është “Aleksiada” e Ana
Komnenit. [vii] Ngjitja në fronin perandorak të Komnenëve fillon me
Aleksin e parë, i cili do ti japë zanafillën shekullit të
Komnenëve.[viii] Në veprën e abatit Lorenzo Miniati “Le glorie cadute
dell’antichissima ed augustissima famiglia Comnena” botuar në vitin
1663, ekzistojnë disa dokumente interesante të cilat kanë të bëjnë me
gjenealogjinë e kësaj dinastie. [ix] Për hartimin e librit të tij,
Lorenzo Miniati i’u referohet disa teksteve greke të marra nga një
klerik tjetër kishtar, G.M. Gariofili, Kryepeshkop i Ikonos (shuguruar
më 18 shtator 1622 – vdes më 23 maj 1633). Kontributi i Kryepeshkopit
për punën e Miniatit është e tillë aq sa ai e identifikon si
këshilltarin dhe udhëzuesin e tij: “Aktualisht shënimet e dorëshkrimit
janë në dorë të imzot Gio. Matteo Gariofilo, Kryepeshkop i Ikonos dhe
historian i kulturës greke, të cilin e kam zgjedhur si udhërrëfyesin tim
në këtë përpjekje pune.” (ita. Et al presente gl’istessi Annotamenti
manoscritti, sono in potere di Monsignor Gio. Matteo Gariofilo
Arcivescovo d’Iconio historico greco, ch’Io mi son preso per guida in
questa mia fatica…”) [x]
Pas përkthimit në latinisht të teksteve, Lorenzo Miniati përpilon një
vepër në gjuhën italiane, në të cilën lavdëron të gjitha gratë e
dinastisë Komnene duke i përshkruan në mënyrë pozitive. Në këtë kontekst
është interesant pasazhi ku Miniati përshkruan Maria Komnenën, njërën
prej vajzave të Isak Komnenit që i përkiste brezit të dytë të dinastisë:
“Maria Komnena fëmija e tretë e Perandorit Isak, ishte Princeshë sa e
bukur aq edhe e virtytshme; gjente shumë kënaqësi në Poezi, Muzikë dhe
Pikturë. U martua me Kostandin Kantakuzenin i ashtëquajtur Kont
Perandorak meqënse ridhte nga Karli i Madh, Mbret i Francës; të cilit i
dha shtatë fëmijë, përkatësisht Xhovani, Zooi, Ana, Maria, Lukrecia,
Elena dhe Theodora. Princesha e bukur Zooi u martua me Vitorieno
Paleologo Viterbese, ambasador i Henrikut të V, Perandor i Perëndimit në
vitin 1100…” (ita. Maria Comnena terzo genita dell’Imperador Issacio,
era Prencipessa altre tanto bella, quanto dotata di virtù; e si dilettò
grandemente della Poesia, Musica, e Pittura. La sposò Costantino
Cantacuseno detto il conte Imperiale, per essere descendente da Carlo
Magno, Rè di Francia; al quale fecce sette figliuoli, cioè Giovanni,
Zooi, Anna, Maria, Lucretia, Elena, e Theodora. Zooi Prencipessa
gratiosissima fu maritata a Vitorieno Paleologo Viterbese, Ambasciatore
di Henrico Quinto Imperadore dell’Occidente, l’anno 1100…”) [xi]
Duke analizuar veprën e Lorenzo Miniati-it mund të arrihet në
përfundimin se rasti i Ana Komnenës, si figurë femërore e përkushtuar
ndaj kulturës, nuk është një rast i rrallë dhe i vetëm brenda kësaj
dinastie, përkundrazi, në të vërtetë shihet se figura të ndryshme
femrash që i përkisnin brezave të ndryshëm të familjes së Komnenëve
ishin të përkushtuara në poezi, muzikë, art dhe në kulturë. Deri tani
kemi folur për dy figura femërore të kundërta midis tyre, ku njëra,
Perandorja Teodora, pasqyrohet në mënyrë negative nga Prokopi i
Cezaresë, ndërsa tjetra, Maria Komnena, vlerësohet dhe përshkruhet nga
Miniati si një karakter pozitiv; e sidoqoftë, që të dyja i përkisnin një
shtrese të lartë shoqërore. Por çfarë ndodhte me ato që i përkisnin
shtresave më të ulëta? Sigurisht për gratë që jetonin në familje të
varfra, ose të paktën, më pak të pasura, jeta ishte shumë më e vështirë.
Ato e kalonin shumicën e kohës brenda mureve të shtëpisë ku dhe puna e
tyre fillonte herët në mëngjes e përfundonte vonë në mbrëmje. Përveç
punëve të ndryshme shtëpiake që përfshinin përgatitjen e ushqimit dhe
sigurimin në përgjithësi të nevojave parësore, gratë përkujdeseshin për
fëmijët, duke u marrë më shumë sesa meshkujt, me edukimin e tyre. Në
zonat fshatare, ku përqëndrohej pjesa me e madhe e aktiviteteve
prodhuese të shoqërisë së asaj kohe, gratë, përveç detyrave të
lartëpërmendura, merreshin gjithashtu edhe me punët bujqësore, sikurse
na pohon Patlagean: “Baza e vërtetë e shoqërisë dhe e aktivitetit
prodhues ishte fshati që banohej nga fshatarët”. [xii] Atë pak kohë të
lirë që mund të kishin e kalonin në kishë, njëri prej vendeve të pakta
ku gratë mund të flisnin dhe të kalonin kohën në shoqëri për të gjetur
një formë ngushëllimi emocionalo-psikologjik.
Një rol tjetër shumë i rëndësishëm i grave ishte kur vdiste njëri
prej anëtarëve të familjes. Në këtë drejtim citati në vijim i studiueses
A.M. Talbot është shumë kuptimplotë: “Ato ishin figurat më të
rëndësishme kur sillnin në jetë fëmijet, ato ishin nëna, ishin punëtore,
ishin infermiere; roli i tyre ishte i rëndësishëm kur një anëtar i
familjes vdiste. Ndihmonin në përgatitjen e trupit për ritualin e
varrimit, e lanin, e spërkasnin me erëza e vajra aromatike dhe e
vishnin. Më pas, në prag të varrimit, ishin gratë në krye të vajtimeve
që tregonin pikëllimin e tyre duke vajtuar, duke shkulur flokët nga
koka, duke shqyer faqet me thonjë, duke rrahur gjoksin, duke grisur
rrobat e tyre. Nuk ishin vetëm të afërmit e të ndjerit, por ishin edhe
“vajtueset” profesioniste me pagesë të cilat këndonin këngët e varrimit
duke lavdëruar virtytet e “të dashurit të humbur” e duke vajtuar vdekjen
e tij.” [xiii]
Edhe udhëtari turk Eviliya Ҫelebi gjatë vizitës së tij në jugun e
Shqipërisë në vitin 1670 na flet për zakone e tradita të ngjashme. Per
Gjirokastrën shprehet se: “ … çdo të diel, të gjithë të afërmit e të
vdekurit mblidhen së bashku në një shtëpi të ndërtuar në mënyrë te
improvizuar, duke paguar vajtueset profesioniste që qajnë, ulerijnet dhe
ankohen me forcë, duke ngritur një ankesë të madhe të qari … unë dyshoj
se Gjirokastra është “qyteti i vajtimit”. Është një çudi e madhe se si
vajtueset profesioniste drejtojnë vajtimin dhe ankimin me aq shumë
ndienjë – edhe më shumë se për të afërmit e tyre – për dikë që vdiq mbi
njëqind vjet më parë dhe që nuk kanë asnje lidhje. (Seyahatname VIII ,
355)”.[xiv]
Biografi i Gj. K. Skënderbeut, Marin Barleti, në librin e tij
“Historia de Vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis” (Romë,
1508-1510) na sjell pikërisht dëshminë për një vajtim të tillë që ai e
cilëson si “vajtimi i Lekë Dukagjinit” – njërit prej bashkëpunëtorëve më
të ngushtë të Skënderbeut -, i cili nga pikëllimi për vdekjen e këtij
të fundit “ … shkulte flokët dhe mjekrën duke qare dhe vajtuar”. Përsa i
përket zakoneve të varrimit të përshkruara më sipër, është e mundur të
gjejme një formë paralelizmi me ato tradita të cilat ende ekzistojnë në
disa zona rurale të Shqipërisë, pavarësisht se regjimi diktatorial pas
vitit 1944 u përpoq pa sukses ti luftonte dhe ti eliminonte. Veçanërisht
në disa vende dhe fshatra rurale malore shqiptare janë pikërisht gratë
të cilat, ende sot e kësaj dite, merren me përgatitjen e të ndjerit për
varrim: e lajnë, e veshin dhe e qajnë në kor gjatë përgjimit në një lloj
të kënduari që njihet si “kënga me ligje” (këngë zie). Në Shqipërinë
mesjetare këto doke dhe zakone janë praktikuar edhe nga burrat, ndërsa
në disa zona të Malit të Zi të populluara me shqiptarë etnikë, edhe sot e
kësaj dite meshkujt i ‘shoqërojnë’ gratë në aktivitetin që zhvillohet
gjatë përgjimit të të ndjerit si edhe para varrimit të tij.
Për sa i përket martesës, ajo ishte me siguri me mblesëri dhe bëhej
në një moshë shumë të re në krahasim me standardin tonë të tanishëm:
diku midis 12/13 vjeç për femrat dhe 14/16 vjeç për meshkujt, edhe pse
këta të fundit mund të martoheshin në çdo moshë e me femra shumë herë më
të reja se vetja. Martesa konsiderohej e shenjtë për Kishën dhe familja
si bashkësia themelore e shoqërisë. [xv]
Jeta e gruas bizantine që i përkiste shtresës së mesme, shprehet A.M.
Talbot, mund të ndahej në tri faza: fëmijëria, martesa/amësia dhe ajo e
vejushës/pleqërisë. [xvi] Sipas rregullave të shoqërisë bizantine,
gruaja ishte ajo që merrej me punët e shtëpisë dhe me sjelljen në jetë
të shumë fëmijëve, por jeta e saj ishte në përgjithësi një jetë e
vështirë, e ndonjëherë edhe e rrezikshme sepse shpesh ishte viktimë e
dhunës brenda dhe jashtë mureve të shtëpise. Vrasjet e foshnjeve të
gjinisë femërore ishin një praktikë mjaft e përhapur në shoqërinë
bizantine të kohës, kështu që prindërit luteshin për të pasur fëmijë
meshkuj. [xvii] Lindja e këtij fenomeni mund të bazohet në faktin se
mashkulli konsiderohej garantuesi i të ardhmes së familjes, pra shtylla e
saj, i cili do të mirëmbante dhe siguronte të mirat ekonomike, dhe në
rastin e shtresave të ulëta do të ofronte krahun e punës. Nëse një grua
nuk mund të kishte fëmijë apo sillte në jetë vetëm trashëgimtarë femra,
mund të ishte subjekt i diskriminimit ose, në rastin më të keq, viktimë e
vrasjeve. Një shembull në këtë drejtim është Perandorja Irena (Bertha e
Sulzbach), e cila sipas Michele Siro vdes rreth vitit 1160 e helmuar
nga bashkëshorti i saj, Manuel Komneni, pasi ajo kishte sjellë në jetë
vetëm trashëgimtare femra. [xviii]
Edhe në vepren e lartëpërmendur të Lorenzo Miniatit gjejmë
informacione të tjera interesante në lidhje me gratë viktima të dhunës:
“Perandori Manuel pati dy gra dhe një konkubinë. E para ishte një zonjë
që ridhte nga një familje gjermane me origjinë të lashtë e të fisme me
emrin Bertha, që do të thotë në greqisht Irena, e bija e Berengarit të
II Kont i fuqishëm i Sultzbach, e cila nuk ishte aq e bukur sa ishte e
këndëshme dhe e devotshme; ai e donte atë përzemërsisht dhe lindi me të
katër vajza femra, gra të bukura, dhe asnjë mashkull: Theodora që u
martua me Henrikun – Duka i Austrisë; Matilda që u martua me Guljemin –
Konti i Monte Pessulana; Polina që u martua me Almeriko – Mbret i
Jeruzalemit; Cyrmaria që u martua me Bela – Mbret i III i Hungarisë;
gjeta në një dorëshkrim të lashtë grek se Perandori Manuel, nuk mundi të
kishte me Perandoren e lartëpërmendur asnjë trashëgimtar mashkull por
vetëm femra; Patriarku i Kostandinopojës, i gjithëditshmi Kozma i
Athinës, prelat i devotshëm, u akuzua gabimisht përpara Perandorit nga
disa Peshkopë kundërshtar të tij qe u shprehën se ai (Kozmai i Athinës)
punonte për t’ia dhënë Perandorinë Isakut Sebastokrator, vëllait të
madh; Perandori u zemërua keqas kundra tij dhe meqënëse ishte xheloz për
kurorën e rrëzoi nga dinjiteti i të qënurit Patriark; ndaj Patriarku i
varfër i indinjuar nga kjo fyerje mallkoi barkun e Perandores … që ajo
të mos lindte kurrë fëmijë meshkuj, trashëgimtar të Perandorisë, si në
fakt ashtu edhe ndodhi.” (ita. “Hebbe l’Imperador Manuele due mogli, e
una concubina. La prima fu una Signora Alemana, nata di antica e
nobilissima stirpe Tedesca, chiamata Berta, che vuol dire in Greco
Irene, figliuola di Berengario Primo, potentissimo Conte di Sultzbach,
la quale non era tanto bella, quanto gratiosa, e divota; con tutto ciò
l’amava Egli cordialmente, e fece con Essa quattro figliuole femmine,
bellissime Donne , e nessun maschio, ciò Theodora che fu maritata in
Henrico Duca d’Austria, Matilde fu Moglie di Guglielmo Conte di Monte
Pessulana, Polina fu maritata in Almerico Re di Gerusalemme, e Cyrmaria
fu Moglie di Bela Terzo Re d’Ungheria. Trovo in un antico manoscritto
Greco, che l’Imperador Manuele non poté mai fare con l’Imperatrice
suddetta nissun figliolo maschio, ma tutte femmine; perché il Patriarca
di Costantinopoli Cosmo d’Atene dottissimo, e divotissimo Prelato, fu
accusato falsamente da alcuni Vescovi suoi contrari avanti l’Imperatore,
col dirgli che Lui procurava con tutto il possibile di dare l’Imperio
ad Isaacio, Sebastocratore Suo fratello maggiore; Onde l’Imperatore si
alterà grandamente contro di lui, come geloso della sua Corona, che per
ciò lo fece deporre da quella, dignita Patriarcale. Onde il povero
Patriarca sdegnato di questo affronto maledì il ventre
dell’Imperatrice…accionchè non potesse fare mai figliuoli maschi,
successori nell’Impero, come in effetto così successe.”) [xix]
Miniati citon fjalët e Patriarkut Kozma të Athinës: “Le të mësojnë
pra Princat Sundimtare nga ky ndëshkim i rreptë që Perëndia i ka dërguar
Perandorit Manuel, nëpërmjet këtij Prifti të mirë, që të mos përbuzin
dhe të mos keqtrajtojnë Prelatët dhe Priftërinjtë e tyre, në mënyrë që
të mos u ndodhë një ndëshkim me i keq se ky.” (ita. “Imparino dunque i
Principi Sovrani da questo rigoroso castigo che mandò l’Iddio
all’Imperator Manuele, ad’intercessione di questo suo buon Sacerdote, di
non disprezzare, e mal trattare i loro Prelati, e Sacerdoti, acciochè a
loro non succeda alcun’altro castigo, peggior di questo.” Mbështetësit e
Manuelit u përpoqën të krijonin si të besueshme idenë se shkaku i
vdekjes (së Perandores) ishte një mallkim i nisur nga Patriarku Kozma i
Athinës, por ka shumë mundësi që në fakt të bëhej fjalë për një
‘uxoricidio’ (lat; vrasje bashkëshortore). Në këtë mënyrë të ngjashme
mund të eliminoheshin edhe kundërshtarët e tjerë të Perandorit.
Dhuna që ushtrohej ndaj grave prej burrave të tyre zhvillohej në
shumicën e rasteve brenda mureve të shtëpisë. Patlagean na sjell
shembullin e ‘Maria la Giovane’ e cila pas akuzave fallco që i bënë për
tradhti bashkëshortore, u keqtrajtua: atë e rrahën, e tërhoqën zvarrë
prej flokësh dhe e goditën deri në vdekje. [xx] Në shoqërinë bizantine
nuk ishin të rralla rastet e shkurorëzimit, edhe pse duke nisur prej
gjysmës së dytë të shekullit të gjashtë shkurorëzimi u ndalua. [xxi]
Megjithatë, arsyet e mundshme për tu divorcuar parashikoheshin nga ligji
në fuqi; kështu për shembull, gjatë sundimit të Justinianit,
bashkëshorti mund të kërkonte shkurorëzimin nëse bashkëshortja ishte
fajtore për shkelje kurore. Ligji e parashikonte divorcin në raste të
tilla si: marrëdhëniet e shumta fizike të gruas, impotenca e
bashkëshortit, vrasjet në tentativë ose në raste sëmundjesh. [xxii] Një
alternativë përkundrejt divorcit ishte ndarja e çiftit për arsye të
zgjedhjes së një jete kishtare si murg ose murgesh në manastir. [xxiii]
Në raste të rralla disa gra që përqafonin shënjtërinë, shuguroheshin si
virgjëresha dhe për këtë arsye kishin refuzuar edhe seksualitetin.
[xxiv] Me siguri nuk kanë munguar ato raste në të cilat, pas vdekjes së
kryefamiljarit, gruaja, duke zëvendësuar bashkëshortin e saj nuk mund të
rimartohej, sidomos në ato raste kur fëmijët ishin ende në moshë të
brishtë. Kjo zgjedhje do të thoshte sakrifica të mëtejshme për femrën:
pik së pari duhej te jepte dorëheqjen prej seksualitetit të saj; së dyti
duhej të simulonte përngjashmërinë me një mashkull. Një shembull
interesant i këtij simulimi nga ana e femrës na vjen prej një praktike
ballkanike, e më konkretisht nga veriu i Shqipërisë, në zonat rurale dhe
malore ku akoma egziston dukuria ku gratë “përpiqen të bëhen burra”
duke u thirrur me emrin “virgjëresha të betuara”. Disa studiues
perëndimor dhe shqiptarë që e kanë analizuar këtë zakon, besojnë se
praktika i përket periudhës mesjetare, por sipas mendimit tim, kjo
traditë është akoma edhe më e hershme. Një “virgjëreshë e betuar” që nga
momenti që zgjidhte këtë lloj jetese, duke hequr dorë prej
seksualitetit të saj e duke mos u martuar, simulonte mashkullin në të
gjitha aspektet e jetës. Në fakt, ajo vishej si një mashkull duke
fashuar gjoksin në përpjekje që ta fshihte e madje ulej së bashku me
meshkujt. Bashkësia shoqërore e pranonte një dukuri të tillë që nga
momenti kur femra kryente një betim të shenjtë përpara Zotit dhe përpara
komunitetit. Me sa duket kjo dukuri e lashtë sociale qeverisej nga
ligji tradicional i Kanunit, një kod zakonor shqiptar që daton në formë
të shkruar në shekullin e pesëmbëdhjetë pas Krishtit dhe i cili është
aplikuar në zonat malore të Shqipërisë. Sipas Kanunit, betimi i
transformimit zhvillohej përpara 12 meshkujve të fshatit, pas të cilit
“virgjëresha” fillonte e sillej në menyre mashkullore, merrte emrin e
një mashkulli, mund të mbante armë e gjithashtu kishte të drejtë të
qëndronte me burrat në të njëjtën dhomë ku grave nuk u lejohej.
Virgjëreshat fitonin të drejtën për të blerë, shitur dhe qeverisur
pronën, gjithashtu mund të merrnin pjesë në luftrat dhe në hakmarrjet
midis klaneve. [xxv] Një studim interesant që ka të bëjë me këtë dukuri
është zhvilluar nga antropologia britanike Antonia Jang në librin e saj
“Women who become men: Albanian sworn virgins”.
Përfundim.
Pavarësisht se qëndrimi i bizantinëve ndaj grave ishte shpesh mizor,
negativ dhe me paragjykime, gruaja ishte përherë boshti i familjes.
Ashtu si në të gjitha shoqëritë patriarkale, sikurse në të vërtetë ishte
edhe ajo bizantine, këto paragjykime ndaj grave ndoshta ushqeheshin
kryesisht nga kisha meqënëse në bazë të teksteve të shenjta Eva ishte
gruaja e parë që mëkatoi e tunduar nga ‘djalli’. Por, ashtu siç na e
sjell edhe Talbot në rastin e poetes Cassia (shek. i IX-të) gjatë një
shkëmbimi opinionesh me perandorin Teofil të cilit i shpreh se: “Kursi i
tërë rigjenerimit të njeriut nisi nga një grua”[xxvi] Pra, në fund të
fundit, figura femërore ka qënë dhe do të jetë ajo që gjithmon do të
rigjenerojë dhe ushqejë të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit.
(publikuar ne gazeten Standard 28.04.2014. http://www.standard.al/femra-ne-boten-bizantine/ )
Iscriviti a:
Post (Atom)











