Shkëputur prej arkivit të gazetes italiane “La Stampa” e datës 03.05.1994, nr.
118, faqe 11.
Solli për shtyp nga arkivat e “La Stampa”: Etnor Canaj
Përktheu dhe redaktoi në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova
Letër nga ambasada: “Jemi të pafajshëm”.
Ambasada greke replikon me një letër të shkruar
nga këshilltari
për
shtyp Jannis Zissimos, në lidhje me artikullin e europarlamentarit Enzo Bettiza “Shkëndija Greke në fuçin e barutit ballkanik” të publikuar në edicionin
e datës 25 prill 1994 në gazetën “la
Stampa”. Në këtë edicion po botojmë letrën e ambasadës greke
dhe repliken e z. Enzo Bettiza.
“I
nderuari Kryeredaktor, megjithëse
mundohem të kuptoj ndjeshmërinë e veçantë personale dhe qëndrimin
anësor që mban i
nderuari Enzo Bettiza në lidhje me ngjarjet në Jugosllavi dhe Ballkan, nuk mund të mos replikoj kundër
deklaratave të renda të paraqitura në
artikullin “Shkëndija Greke në fuçin
e barutit ballkanik” të publikuar në edicionin e datës 25
prill. Më lejoni disa konsiderata të nevojshme: 1) Greqia –
ndryshe nga ajo që deklaron i nderuari Bettiza –,
pëfaqson për stabilitetin
e saj demokratik, për prirjen e saj paqësore
dhe për përkatësinë e integruar në sistemin politik, ekonomik e mbrojtës perëndimor,
të vetmen garanci të fortë kundër aventurave
destabilizuese në jug të Ballkanit. Për këtë arsye, përtej
interesimit të saj (të Greqisë) për të mbrojtur të drejtat humane dhe qytetare të minorancave greke në Shqipëri, nuk ka menduar kurrë “të aspirojë zotërimin e pothuajse gjysmës së territorit” të Shtetit fqinjë. Më duket e mahnitshme dhe false
pohimi i të kundërtës,
ashtu si e konsideroj komplet arbitrare etiketimin e poltikës së jashtëme helenike si
“neo-shovinizëm helenik”. 2) Autoritetet greke janë komplet të pa lidhura me
episodin e izoluar, të errët dhe të rënde që ka ndodhur në territorin
shqiptar. Dua të kujtoj
se qeveria greke, duke u sjell me sens përgjegjësie, dënoi me forcë atë çfarë ndodhi duke
propozuar që në momentetet e para ngritjen e një komisioni të përzier – qe u
pranua në një moment të dytë nga pala shqiptare –. për të hetuar mbi këtë
akt kriminal të dënueshëm. Këto aspekte, të një rëndësie jo të papërfillshme, i
nderuari Bettiza, në vrullin e tij anti-grek i kapërcen me lehtësi.
3)
I nderuari Bettiza nuk merr parasysh arsyet e rëndesishme
që qëndrojnë në themel të konfliktit midis Athinës dhe Shkupit, të cilat kanë
krijuar nevojshmërinë e adoptimit të masave parandaluese nga ana e qeverisë
greke përkundrejt republikës fqinje.
4)
Duke vazhduar me deklaratat e tij të veçanta,
autori formulon në drejtim të Greqisë akuza
të nxituara në mbështetje të “pastrimeve etnike serbe në Bosnjë dhe Kosovë”. Ai
gjithashtu shtron pyetje provokuese mbi
“përgatitjen e një operacioni të ri të spastrimit
etnik prej grekëve në vend të serbëve”. Duke
shkruar këto gjëra i nderuari Bettiza jo vetëm që deklaron qëllimisht gënjeshtra por fyen
rëndë ndërgjegjen qytetare të Greqisë. Nuk më rezulton se kualifikimi i gazetarit të shquar dhe europarlamentarit
të famshëm, bën përjashtime nga detyrimi për t’iu përmbajtur rregullave të së vërtetës
dhe korrektësisë.
5) Në mllefin e tij, autori shpreh mendimin se Greqia
“në mënyrë konstante dhe haptazi” ka shkelur embargon e OKB kundër Beogradit të cilit “i ka dërguar përherë armë, naftë, ilaçe
mjeksore dhe ushqime”. Dua të vë në dukje se edhe
në këtë rast bëhet fjalë për deklarata
absolutisht të pabaza që vetëm një paragjykim i rrënjosur thellë ndoshta mund ta motivojë.
6) Fjalët plot nderim dhe admirim në drejtim të Kiro Gligorovit
– e
cila në
vetvete është e drejta e tij për
ti shprehur –, zbulojnë
pa dyshim njëanëshmërinë e të nderuarit Bettiza. Megjithatë, mendoj se ai duhet
të na shpjegojë se si është mundur që në Shkup është e lejueshme të huazohet e
kaluara, edhe pse padrejtësisht, e simbolit të Yllit të Verginës, ndërkohë që
autori ironizon mbi të drejtën e Greqisë të ngjallë rrënjët e saja mijëravjeçare.
7)
Manifestimet popullore të zhvilluara kryesisht në
Selanik, kryeqendër e Maqedonisë greke, vetëm
për të konfirmuar përkatësinë greke të atij teritori dhe të popullatës së tij,
e bezdisin dukshëm të nderuarin Bettiza aq sa ti apostrofojë në mënyrë të
mjaftueshme. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një shprehje të çiltër e paqësore të
një ndienje të shëndoshë patriotike, nëpërmjet thirrjeve dinjitoze, me
vetëpërmbajtje dhe me vendosmëri nga qytetarët e lirë të një Shteti qytetar
dhe europjan të cilët vëzhgojnë me habi uzurpimin dhe vjedhjen e historisë dhe kulturës së tyre.
8)
Insinuatat në lidhje me lëvizjet hipotetike të
trupave, pushtimeve të afërta ushtarake dhe ndarjeve terriotriale nuk janë jo vetëm
imagjinare dhe të pabaza por kanë tendencën e përhapjes së një alarmizmi të
kotë e të pajustifikuar. Më vjen thellësisht keq që ligjërata e njëanëshme e të
nderuarit Bettiza, mospërputhëse me vijën e objektivitetit që Ju keni ndjekur, shkon
përtej kufijve të informimit korrekt dhe kalon në armiqësi të hapur
me Greqinë, duke ofruar imazhin joreal të një Shteti viktimë e fanatizmit fondamentalist
dhe intolerant. Fatëmirësisht lexuesit e gazetës Suaj dhe me mijëra italianë që
njohin Greqinë dhe popullin e saj, mendojnë ndryshe nga i nderuari Bettiza.”
Jannis Zissimos
Këshilltar për Shtyp i Ambasadës Greke (Itali)
====================================================================
====================================================================
Shkrimtari Enzo Bettiza : “Ju jeni bashkëpuntorë të serbëve”.
“Hakmarrës, i pasaktë, gënjeshtar” si edhe “gazetar i shquar dhe europarlamentar i famshëm”.
Meqënse i ndjeshmi zoti Jannis
Zissimos më atribon shumë tituj kontradiktorë në një herë të vetme, dua ti kujtoj atij se pikërisht duke qënë gazetar dhe europarlamentar, kam udhëtuar në ditët e fundit të vitit 1980 në Athinë për të takuar presidentin Konstantinos
Karamanlis. Udhëtimi dhe takimi
kishin në vetvete një qëllim pozitiv: celebrimin e rëndësishëm, në një gazetë të njohur italiane, të hyrjes së afërt
të Greqisë në Komunitetin Europjan.
Dhe në fakt, më 2 janar të 1981, njëzet e katër orë pasi Greqia ishte
transformuar zyrtarisht në anëtarin e 12-të të Komunitetit, publikohet në një faqe të gazetes “Giornale” në Milano – ku unë isha në atë kohë bashkëkryeredaktor -, një intervistë eskluzive e imja e zhvilluar
me presidentin Karamanlis e cila u ribotua gjerësisht nga organet kryesore të shtypit europjan. Por më pas, nga maja e entuziazmit fillestar, fatkeqësisht, u rrokullisëm të shumtë drejt zhgënjimit dhe hidhërimit. Greqia, sidomos ajo
Greqia izolacioniste e Pasok-ut dhe e Papandreut - që kishin kundërshtuar me
kryeneçësi politikat që ndiqte Karamanlis për të hyrë në Komunitetin Europjan -,
nuk do të
humbasë mundësitë
për të damkosur mospërputhjet me Europën mbi një mori të panumërt çështjesh delikate
e të rëndësishme.
Zgjedhjet gjithnjë e më
shumë të vetmuara e gjithnjë e më pak komunitare të Athinës, më në fund u përshkallëzuan
ashpër deri në kufirin e ndarjes, gjatë ditëve të agresionit serb përkundrejt Kroacisë dhe Bosnjës. Hyri pra në veprim si një mekanizëm atavik, instikti i
aleancës
historike serbo-greke i rrënjosur në një nacionalizëm me zanafillë orthodokse dhe i nisur tashmë në luftërat e para ballkanike
kundër
muslumanëve,
sllavëve
maqedonas dhe shqiptarëve.
Përfaqësuesit grek, edhe në parlamentin europjan, kanë mbështetur gjithmon dhe
vazhdojnë
të
mbështesin
akoma me pasion të zjarrtë, tezat e papërshtatshme e që nuk mund të mbrohen të nacionalistëve serb si dhe agresionet
e tyre ushtarake në territorin e ish Jugosllavisë. Është e njohur botërisht që qeveria greke
ka bërë gjithshka që ka mundur, për të mos respektuar
embargon që i është imponuar Serbisë nga komuniteti
ndërkombëtar. Tashmë as që nuk llogariten vizitat reciproke të eksponentëve grekë dhe serbë midis Athinës, Beogradit dhe Pale. Jo
rastësisht
serbët
e Bosnjës
përdorin
një
shprehje: “Aleatët tanë më të mirë janë Zoti në qiell dhe grekët në tokë”. Dy pasojat e fundit të kësaj paturpësie politike për të destabilizuar ballkanin, të ushtruara në bashkëfajësi të njëzëshme nga qeveria greke dhe
nga grupe klerikale ekstremiste të Kishës orthodokse greke, ishin lufta ekonomike
që u shpall më 16 shkurt nga Athina kundër Republikës së Maqedonisë – mbyllja e portit të Selanikut për të bllokuar tranzitin e
mallrave maqedonase –, si dhe incidenti
i rëndë i shkaktuar në kufirin e Shqiperisë jugore më 10 prill nga një komando terroriste greke.
Boris Souvarine përdorte shpesh një shprehje: “Letra mund të durojë gjithshka”. Në këtë prizëm, edhe letra e shkruar
nga zoti Zissimos, mendoj se është po aq e fortë dhe rezistente për të përballuar të gjitha akuzat e veçanta
plot mllef dhe të njëanëshme, që ai – duke qënë se është esëll në lidhje me informacionet e
sakta diplomatike si edhe të shkrimeve të tjera të plota
-, më adreson me mëri shumë të verbër. Kështu që, dëshiroj ti rifreskoj memorjen e tij të dobët dhe dinake duke i
rikujtuar atë çfarë kanë shkruar në lidhje me ekseset
politike greke, gazetat e tjera italiane dhe të huaja.
Dino Frescobaldi në gazetën “la Repubblica” te 15
prillit shkruan:”Vendimi grek për të aplikuar një bllokadë tregtare përkundrejt Maqedonisë është episodi i fundit i një kontrasti që ka arritur tashmë një formë lufte ekonomike. Dikush
ka nisur të pyesë veten nëse në klimën që mbizotëron sot në botën ballkanike, nga një luftë ekonomike mund të kalohet në një luftë të vërtetë dhe në kuptimin e plotë të fjalës”.
George Soros në gazetën “New York Times” të 18 prillit: “Aleanca perëndimore, e udhëhequr nga Shtetet e
Bashkuara, duhet të ndihmojë Maqedonin në një moment kur Greqia, pa patur kurrfarë nevoje, po ndez një vatër tjetër krize në Ballkan”.
Presidenti maqedonas Kiro
Gligorov në
një
intervistë
të
dhënë për gazetën franceze “Le Monde” të 6 prillit, flet hapur në lidhje me “lëvizje të trupave greke në kufi”. Gazeta “Le Monde”
e 14 prillit në një reportash të realizuar nga
korrespondenti i saj Yves Heller, nga Konica (Greqia veriore) shkruan:
“Irredentistët grek e quajne ‘Epiri i Veriut’ pjesën jugore të Shqipëris. Ky Epir i jashtëm, sipas hartave të tyre gjeografike,
përfshin gati gjysmën e Shqipëris”. Heller gjithashtu, përshkruan aktivitetin
intensiv të
propagandës
irredentiste që i drejtohet në mënyrë të përditshme minorancës greke në Shqipërinë fqinje nëpërmjet një radio stacioni të fuqishëm në Konicë e që administrohet nga priftërinj orthodoks, dhe citon
një
frazë
të
priftit të
krahinës
Joel Konstantaros: “Nuk ka asnjë dyshim që ushtria jonë mund të dërgohet në Epirin e Veriut për të mbrojtur grekët që jetojnë aty.
Gazeta “Economist” e 30
prillit: “Pavarësisht nga deklaratat greke mbi respektimin reciprok të kufijve të vendeve fqinje, shqiptarët mendojnë se Athina po vazhdon të thurë një model të sajin territorial përkundrejt Epirit të Veriut, të cilin trupat greke e kanë pushtuar dy herë në fillim të dy luftrave botërore. Nga ana tjetër,
ultranacionalistët grekë të mbështetur nga një peshkop orthodoks i Epirit
grek, flasin për nevojën e mbrojtjes së minoritetit, e nëse është
e nevojshme edhe me forcë”.
Besoj se mjafton për ti dëshmuar gjerësisht të
painformuarit zotit Zissimos, se “shpikjet” që ai më atribon, janë të mbështetura pikë për pikë nga disa prej organeve më të mëdha të shtypit kombëtar dhe ndërkombëtar. Megjithatë, dulcis in fundo (shq: ëmbëlsira për në fund), ai u tregua shumë i kujdesshëm për të mos hyrë në meritën e njërës prej “shpikjeve” të mia më serioze e më të rënda: Greqia, që aktualisht ushtron
kryesinë
gjashtëmujore
të
Bashkimit Europjan, është hedhur në gjyq nga Komisioni
i Brukselit – organ qeverisës i të njejtit
instiutcion të B.E –, në Gjykatën e Drejtësisë Europjane të Luksemburgut!
Në këtë pikë esenciale, shfuqizuese, letra e zotit Zissimos, ngelet pashpjegueshmërisht e shurdhët dhe memece. Përse? Sepse është e qarte se zoti Zissimos, që në aspektet e tjera është kaq llafazan, i duhej të pranonte publikisht se
qeveria e tij, edhe pse po kryeson Bashkimin Europjan, është nën akuzë nga gjyqësori më i lartë europian pikërisht për shkak të sjelljes së paparë anti-europjane të Athinës përkundrejt Maqedonisë. Një sjellje kjo që thyen dhe shkel të gjitha rregullat e përbashkëta të politikës morale dhe tregëtare, për të mos përmendur
gjithashtu kërcenimet përkundrejt Shqipëris dhe miklimet ndaj
Serbis.
Enzo Bettiza
Nessun commento:
Posta un commento