sabato 15 febbraio 2014

KUKUZELIKA



nga At Lorenzo Tardo

(nxori nga arkivat: Etnor Canaj; përktheu në shqip: Brunilda Ternova)


"... I është dhënë emërtimi "Kukuzelika" (ita: Kukuzélica) nga emri i mjeshtërit Jan Kukuzéli, i cili jetoi në oborrin perandorak të Konstandinopojës në fund të shekullit të XIII dhe fillim të shekullit të XIV ku punonte me funksionin e Mjeshtrit. 
Që në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë gjejmë gjurmë të pranisë së shqiptarëve në Italinë e Jugut të cilët nevojiteshin dhe kërkoheshin nga mbretërit dhe zotërinjtë e ndryshëm të Mbretërisë së Dy Sicilive si mercenarë, detyrë të cilën ata e kryenin me trimëri.  
Duke nisur që nga rënia e Kostandinopojës në duart e turqve  në vitin 1453, fillon eksodi i vërtetë i shqiptarëve dhe i grekëve të Shqipërisë dhe Moresë drejt brigjeve, tokave dhe ishujve të Italisë jugore. Ky eksod do të vazhdojë në valë të njëpasnjëshme deri pothuajse në fillim të 1700. Mërgimtarët u shpërndanë në Molise, Puglia, Campania, Basilicata, Kalabri dhe Sicili. Ata sollën me vete trashëgiminë kulturore, fetare dhe folkloristike që zotëronin dhe e cila është ruajtur ende në disa nga fshatrat që kishin themeluar ku, është mëse legjitime - më lejoni këtë dalje nga tema -  të admirohen kostumet e çmuara femërore që vishen në rrethana të veçanta.
Meqëse këta mërgimtar i përkisnin ritit orthodoks bizantin - duke e ruajtur mes vështirësive të panumërta - ,  rrjedhimisht ruajtën edhe repertorin e këngëve që e shoqërojnë këtë rit dhe që ilustrojnë solemnitetin e ceremonive liturgjike duke nxjerrë në pah tiparet karakteristike të tij.
Për këtë arsye mund të konkludojmë se këngët  tradicionale liturgjike siciliano-shqiptare janë të lidhura me traditën bizantine të shekullit të pesëmbëdhjetë, traditë që është ndikuar nga mjeshtri i  oborrit perandorak të Konstandinopojës, Jan Kukuzéli, i cili shpiku grupet e neuma-ve  (ita: neuma) të cilat shërbenin për të shprehur: disa prej tyre 11 vlerat ritmike, ndërsa të tjerët modulimin e zërit për secilin shenjë të soneteve.  Nga dorëshkrimet muzikore -  konkludon At Bartolomeo Di Salvo pas shume vitesh studimi - , nxirret përfundimi se ishte formuar tradita  Kukuzélike e cila  nis nga këngë që i përkasin traditave më të lashta;...”
(Shkëputur prej: "P. LORENZO TARDO E LA MUSICA BIZANTINA" Shoqata Kulturore  "NICOLO' CHETTA" në CONTESSA ENTELLINA , Palermo).

Shënim nga Etnor Canaj: Pra, shqiptarët mesjetar të cilët jetojnë prej më tepër se 500-vjet në Siçili janë gati të vetmit që ruajnë ende sot këtë traditë të vjetër të kënduari, pra mënyrën e të kënduarit kishtar bizantin e quajtur "Kukuzelika". Asnjë popull tjetër apo institucion kishtar tjetër në Ballkan apo edhe më gjerë nuk ruan këtë formë të kënduari. Nëse Kukuzeli do ishte sllav/bullgar apo grek, tek e fundit do kishte lënë gjurmë të paktën nëpër kishat ortodokse të tyre (sllavëve dhe grekëve), por ja që diçka e tillë ruhet vetëm prej shqiptarëve-arbërore!

Shënim nga Brunilda Ternova - Pak histori mbi muzikën bizantine: Në historinë e muzikës bizantine, njihen pesë etapa (periudha) në të cilat ka kaluar muzika kishtare e ritit orthodhoks, etapa të cilat tashmë janë të njohura dhe të aprovuara në parim nga studiuesit evropianë e më gjerë por, me dasi te shumta për kohëzgjatjen dhe për karakteristika të vecanta të seciles prej tyre. Periudha e parë është periudha e të kënduarit ekfonetik, si dhe e shkrimit që u ngrit mbi këtë bazë ekfonetike, qe perfshin shekujt ~ IV-XV. Pas kësaj etape të parë dhe tepër të rëndësishme për ngritjen e një sistemi shenjash, ose siç njihen me termin neuma, vijojnë katër periudhat e tjera në të cilat zhvillohet muzika dhe shkrimi bizantin e, konkretisht, periudha e dytë – paleobizantine (~ IX-XIII) periudha e tretë – mediobizantine (~XII-XV) periudha e katërt – kukuzeliane (~XIV-XIX) dhe periudha e pestë – krisantine (çereku i  parë i  shek. XIX). Në Shqipëri ruhen dorëshkrime të periudhave të ndryshme muzikore, të cilat janë pjesë e fondit të AQSH (Fondi 488). Gjithësej janë 18 kodikë të periudhave të ndryshme. Nga këta, 9 janë kodikë me shkrim muzikor ekfonetik dhe 2 janë fragmente kodikësh, ku janë gjetur neuma muzikore ekfonetike. Ky fond dorëshkrimesh muzikore, hapet me Kodikun e Purpurt të Beratit, “Beratinus-1” të shek. VI, tek i cili janë gjetur neuma ekfonetike në 3 fletë sipas studiuesit S. Shupo.Të dhënat dhe veçoritë e shkrimit muzikor të kodikëve të Beratit nr. 3, Vlorës nr. 7, Beratit nr. 8, 15, 16, 21, 26 dhe 89 japin një panoramë të qartë e të plotë të perdorimit të këtyre shenjave, kombinimeve të ciftëzuara të tyre në mënyra të ndryshme, po ashtu edhe mbivendosjeve, shtimeve të neumave, të cilat dallohen përmes ndryshimeve të ngjyrës me të cilën janë shkruar ( kafe, të kuqe, blu, të zezë) si dhe paraqitjes kaligrafike të tyre (kodikët e Beratit nr. 8, 16, 21).Veçohet, në këtë rradhë kodikësh ekfonetikë, kodiku i Beratit nr.16, tek i cili vihen re qartë karakteristikat e sipërpërmendura, duke e pozicionuar këtë kodik si më të spikaturin e kësaj periudhe.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

In lingua italiana:   "KUKUZELICA - di  Padre Lorenzo Tardo

"E' stata data la denominazione di "Kukuzélica" dal nome del Maestro Giovanni Kukuzélis, vissuto alla corte imperiale di Costantinopoli tra la fine del secolo XIII e l'inizio del secolo XIV in vista della personalità del Maestro.
Già nel secolo XIV troviamo tracce della presenza degli Albanesi nell'Italia meridionale: essi erano richiesti e chiamati dai Re e dai Signorotti del Regno delle due Sicilie in qualità di mercenari ed assolvevano valorosamente al compito loro affidato. Dalla caduta di Costantinopoli nelle mani dei Turchi nel 1453, inizia l'esodo vero e proprio delle popolazioni albanesi e greche dell'Albania e della Morea, verso le coste e le terre dell'Italia meridionale ed insulare; esodo che si protrae in ondate successive fin quasi agli inizi del 1700. Gli esuli si sparsero in Molise, Puglia, Campania, Basilicata, Calabria e in Sicilia. Essi portarono il patrimonio culturale, religioso e folkloristico in loro possesso; patrimonio che ancora oggi si conserva in alcuni dei paesi da essi fondati, dove è lecito altresì, mi sia consentita questa digressione, ammirare i preziosi costumi femminili indossati in particolari circostanze.
Essendo questi esuli tutti di rito bizantino greco (ortodosso), conservarono, tra innumerevoli difficoltà, il rito bizantino e, di conseguenza, anche il repertorio dei canti che lo accompagnano e che ne illustrano la solennità delle cerimonie liturgiche e ne mettono in luce le caratteristiche.
Si può quindi affermare che i canti tradizionali liturgici siculo-albanesi si riallacciano alla tradizione bizantina del XV secolo, tradizione che ha subito l'influsso del maestro di cappella della corte imperiale di Costantinopoli Giovanni Kukuzélis, il quale inventò dei gruppi di neumi che dovevano servire ad esprimere gli uni 11 valore ritmico, gli altri la modulazione di voce propria a ciascun segno sonetico.
Dai manoscritti musicali, conclude dopo anni di studio Padre Bartolomeo Di Salvo, si evince che la tradizione Kukuzélica era formata: parte da canti appartenenti a tradizioni più antiche; ..."
("P. LORENZO TARDO E LA MUSICA BIZANTINA" - ASSOCIAZIONE CULTURALE
"NICOLO' CHETTA", CONTESSA ENTELLINA , PALERMO) -

1 commento:

  1. Pershendetje!
    Nuk kam dhe shume njohuri per historine, por me ka bere pershtypje dicka. Greket, arbereshet e Italise, i quajne me nje cinizem te zakonshem per ta, greke shqipfoles. Une nuk kam degjuar qe te kete (ndoshta ka), kenge greke nga zonat e Italise, qe te kendojne ashtu si arbereshet, "moj e bukura More". Moreja, krahina nga ata emigruan per te shkuar ne Itali, pas renies se perandorise Bizantine, ka qene per nje shekull e gjysem e pavarur. Banoret e saq qe u larguan, sipas meje do kene qene vetem shqiptare, te cilet u debuan qe aty nga greket, me shume se nga turqit, me synim pervetesimin e trojeve, meqenese greket kane qene aleate te turqve dhe ndihmuan ne renien e Kostandinopojes.Ne Itali, duke mos qene me nen trysnine e asimilimit,ata arriten te ruajne ato thesare, qe jane pak te studiuara e qe ne nje fare menyre greket jane perpjekur t'i pervetesojne. e di qe jam jashte teme, por sa here qe degjoj per bizantin, nuk mund te mos kujtoj ate shprehjen "greke shqipfoles".
    Zef Zhupa

    RispondiElimina