(përktheu nga italishtja Brunilda Ternova)
Shumë mbiemra në Sardenjë rrjedhin nga Thesalia, Kreta, Trakia, Panonia, Noriku (1) dhe Venetoja antike. Këtë zbulim na e sjell Alberto G Areddu – sardenjas dhe profesor i lëndëve letrare -, në esenë e re re " Mbiemrat në Sardenjë dhe prejardhja e tyre Ballkanike".
Një shembull mbi të gjithë është “Tola” – shumë i përhapur, mbiemri merr formë nga dy fushat e territorit të Morese. Por, shpjegon studiuesi, gjen konfirmim edhe në fisin antik ilir të Tolenses, të cilët marrin këtë emër, sipas ballkanologëve, nga ilirishtja (dhe forma indo-evropiane) * tōlā, që do të thotë “fushë”. Gjithashtu mbiemrat si “Casta” ose “Castia” gjejnë shpjegim në një term nga zona Bonorvese (2) “càstia”, që do të thotë “rrjetë për të mbledhur kashtë”. Dhe kjo lidhet me fjalën shqipe “kashtë” (italisht: paglia). Në këtë ese shqyrtohen rreth 300 korrelacione zyrtare me zonën e Ballkanit. Dhe të paktën një e treta - pohon autori - mbështeten nga "elemente të detyrueshëm konceptualë dhe semantik".
"Në këtë libër - shpjegon Areddu - shtrohet çështja e konvergjencave, duke pasur si objekt një krahasim midis onomastikës së ishullit dhe asaj të zonës antike të Ballkanit, duke arritur në pohimin se në bazën e civilizimit Nuragic (3) ka prurje të pakundërshtueshme nga zona e Ballkanit."
Por si e shpjegoni lidhjen historike dhe gjuhësore midis zonave kaq të ndryshme dhe të largëta nga njëra-tjetra? “Ne dimë nga burimet klasike se Sardenja prehistorike ka pasur pesë themelime, ose mbivendosje të popullsisë, të mishëruara në emrin “euretés”, domethënë një bartës të inovacioneve/të risive dhe nga këta novatorë tre do të vinin nga Ballkani: Aristeo, Dedalo, Jolao".
Teza e autorit është se, nën emrin e këtyre tre personazheve, fshihet ardhja, ndoshta numerikisht e pakët, por e qëndrueshme nga ana kulturore, e njerëzve ballkanas që banonin në gadishull në një kohë kur Greqia ende nuk ishte helenizuar plotësisht.
Gjurmë të tjera? "Hipoteza që mbiemri Altana vjen nga Korsika përplaset me një idronim sardenjas (emri i një rrjedhe uji) që gjendet në mënyrë identike në zonën Trako-Ilire dhe shpjegohet nga forma Indo-Evropiani: rrjedhë e lartë uji.” Gjejmë përsëri konfirmime të tjera: "Artace, emri i një personazhi në himnin liturgjik të Santa Maria di Bonarcado - vazhdon Areddu - krahasohet me emrin e nje lumi dhe lokaliteti Thrakian, që quhet Artake: për tu vënë re se në Ogliastra ekziston një lumë sot i quajtur Artacci”.
Që nga viti 1996 studiuesi ka botuar gjashtë vëllime kushtuar aspekteve të ndryshme të leksikut sardenjas. Në vitin 2007 ai shkroi një ese për të nxjerrë në pah lidhjet me Shqipërinë në bazë të më shumë se 30 krahasimeve leksikore midis zonës së Ogliastra dhe zonave shqiptare.
(1) Norico (latinisht: Noricum) është një rajon historik, një provincë e Perandorisë Romake që korrespondon me Austrinë e sotme qendrore.
(2) Bonorva (Bonòrva ose onòrva) është një qytet italian me 3.318 banorë në provincën Sassari në Sardenjë.
(3) Qytetërimi Nuragjik, i njohur gjithashtu si Kultura Nuragjike ishte një civilizim/ kulturë e ishullit të Sardenjës (Italinë e sotme), e cila zgjati nga shekulli i 18-të pes (epoka e bronzit) deri në kolonizimin romak në 238 pes.
(publikuar në ANSA: Agjencia Kombëtare e Shtypit më 15.05.2018 https://www.ansa.it/sardegna/notizie/2018/05/15/i-cognomi-sardi-hanno-origine-balcanica_b3255a91-31fc-45bc-8741-a59a016cc41b.html )
Nessun commento:
Posta un commento