sabato 7 agosto 2021

Diktatura mediatike.

Diktatura mediatike. Natën e së premtes për te disatën herë  në muajt e fundit jam bllokuar nga Facebook me shpjegimin e përgjithshëm “postimi juaj nuk i respekton rregullat e komunitetit tonë, për këtë arsye jeni e bllokuar për 30 ditë”.  Mediat janë në pronësi të një grupi shumë të vogël elitar dhe diktatura mediatike shfaqet në një mënyrë koherente dhe të përsëritur në të gjitha platformat multimediale  në mbarë botën pasi nevojitet një fuqi e  centralizuar për ta detyruar publikun të eci në një kah e jo në një tjetër. Realiteti është se për elitën që kontrollon Facebook disa tema janë tabu: ju mund të flisni vetëm nëse jeni në favor të një linje të caktuar mendimi, por nëse jeni kundër ose ngrini dyshime për fatkeqësinë që po ndodh me viruset dhe vaksinat, viheni në qendër të çensurës, të sulmeve, të izolimit. Në shekullin e kaluar kemi përjetuar diktatura të rënda të tilla si komunizmi dhe nazizmi, të cilat ishin dhe  përdorën shplajen e trurit me ideologjitë dhe frikën me tanket. Sot kemi një diktaturë të re, më të “rafinuar” e vetëm në dukje të “padëmshme”, atë të rrjeteve sociale të tipit Facebook, Twitter, YouTube (Google) dhe të gjithë gjigantët e tjerë të Web po mbyllin faqe, fshijnë video, bllokojnë profile dhe llogari çdo ditë. Dhe  kjo situatë gjithmonë e më shumë do të përkeqsohet.  Karakteristikë skandaloze është se Facebook, kur të bllokon, të zhduk edhe provat, ose me qartë: të eliminon çdo referencë dhe çdo lidhje  kështu që nuk je në gjendje të riprodhosh saktësisht fjalët e përmbajtura në postimet dhe komentet e bëra. Çfarë përmbajtjesh kishin postimet që të çuan në çensurimin e profilit? Asgjë të veçantë natyrisht, thjesht kemi publikuar materjale, video, artikuj, studime shkencore dhe mjeksore, etj, që shkojnë  përtej versioneve zytare duke denoncuar një sistem shëndetësor të infektuar me injorancë, paaftësi dhe përfitim në kurriz të të gjith neve. Ekziston një numër i madh njerëzish që e konsiderojnë vaksinimet një përparim të madh për njerëzimin duke përqafuar fenë e re botërore: mjekësinë zyrtare. Ngadalë kaluam nga dogmat fetare në ato shkencore duke imponuar një terapi gjenetike eksperimentale me forcën e ligjit, duke zhdukur liritë civile të garantuara me kushtetutë e duke shkelur të drejtat e njeriut!  Për të mos folur për aspektin ekonomik ku nga fillimi i pandemisë 100 korporata të mëdha globale janë rritur në bursë mbi 3,000 miliardë dollarë dhe pasuria e 25 personave më të pasur shënoi një rritje prej rreth 255 miliardë dollarë vetëm në tre muaj midis marsit dhe majit 2020. (reference raporti i Oxfam https://www.oxfam.org/en/press-releases/pandemic-profits-companies-soar-billions-more-poorest-pay-price  ). 
Marrim një shembull të thjesht të një publikimi që kemi bërë: Psikopandemia dhe Antitrupat Monoklonalë. Janë proteina të prodhuara në laborator që imitojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar viruset, pra me fjalë të tjera janë monoklonalë artificialë, ose ndryshe Organizma të Modifikuara Gjenetikisht. Në Amerikë qarkullojnë  tashmë në treg, e së shpejti do të jenë në tregjet europjane dhe shqiptare, për  gjasme "përdorim emergjent" pra nuk nuk janë  aprovuar nga U.S. Food and Drug Administration.  Monoklonalet janë prodhuar duke filluar nga një lloji i vetëm i qelizës imunitare dhe ato sintetike nuk kanë "Memorje IGM", kështu që trajtimi duhet ri-përsëritur në rast nevoje. Antitrupat IGM janë armët kryesore të mbrojtjes së organizmit kundër sëmundjeve infektive, janë antitrupat e parë që prodhohen pas kontaktit me një agjent të huaj duke ruajtur "kujtesën" e një infeksioni dhe në afat të gjatë kohor njohin përsëri patogjenin, duke lëshuar përgjigjen e imunitetit të subjektit edhe pas shumë viteve.
Pra, nëse plazma hiperimmune është natyrale dhe shërben për ta përdorur atë një herë e përgjithmonë, në vend të kësaj do përdoren antitrupa sintetike monoklonale më shumë sesa një herë e çdo herë në rast nevoje.
Produktet e para OGJM që do qarkullojnë në treg  janë Bamlanivimab dhe Etesevimab i  ndërrmarrjes farmaceutike Eli Lilly që prodhon produkte farmaceutike që kanë të bëjnë me depresionin, endokrinologjinë, onkologjinë dhe kardiovaskulare. (të gjitha sëmundje këto, nga të cilat të parët tanë nuk kanë vuajtur ndonjëherë, por që janë shpikur në dy shekujt e fundit.).  Shkurtimisht: këto barna monoklonale mund të jenë antidot për Spike edhe si një serum “magjik” por ajo që prodhohet nga serumi (dhe spike) do të vazhdojë të prodhohet falë injektimit të mëtejshëm të vaksinave. Pra, kanë përgatitur një ilaç për një "patologji" të shkaktuar nga një ilaç tjetër. Njerëz të sëmurë gjith jetën brenda një rrethi vicioz ku lindin patologji të reja dhe ku kostoja mesatare e një doze është midis  1,600 $ - 2,000 $: vaksina - monoklonale – vaksina, dhe ende monoklonale. [https://go.drugbank.com/drugs/DB15718]
 Një lojë e çoroditur apo një plan i shkëlqyer djallëzor për të mbajtur klientë të sëmurë për të ardhmen (?) Fakti që vaksinat nuk janë të sigurta thuhet edhe në fletëpalosjet e vaksinave si dhe ne materjalet e  publikuara edhe nga Banka Botërore më 2 Prill 2020. [https://documents1.worldbank.org/curated/en/993371585947965984/pdf/World-COVID-19-Strategic-Preparedness-and-Response-Project.pdf?fbclid=IwAR2ZeIag-V6eX-Y5UMZEx39u-UiQlxDdUJGB8zadA_KJgUfW1nv1m1LJTz4]
Meqenëse mjekët nuk janë më mjekë të besueshëm ashtu si edhe ndërrmarrjet farmaceutike,  nuk ka kuptim që t’u japim besimin tonë dhe t’u dorëzojmë shëndetin tonë duke na injektuar sëmundje. Njeriu, duhet të zhvillojë inteligjencën dhe kapacitetin analitik dhe kritik, duhet të bëhet modeluesi i mjedisit të tij për të zhvilluar lirisht aftësitë dhe talentet e tij, nuk duhet të kthehet në një skllav për diktatorët e radhës që në çdo epokë aplikojnë inxhinieri sociale.  Nuk është rastësi që qeverisja botërore po punon për digjitalizimin e përgjithshëm të botës, si objekteve ashtu edhe të frymorëve dhe rruga për ta realizuar  kalon përmes pikërisht asaj që po përjetojmë: fatkeqësitë globale, epidemitë, kriza klimatike dhe ekonomike etj. Dhe zgjidhja magjike është: Reseti/Rishkrimi i madh me "vaksinat gjenetike" për të gjithë! Nevojitet një fushatë disinfektuese masive përundrejt tufës së kopeve të nënshtruara që i ekspozohen çdo ditë shparjes së trurit pasi po rritet një gjeneratë e re e traumatizuar deri në palcë, e privuar nga individualiteti, nga dinjiteti, nga rrënjët dhe kultura, nga dija dhe vetëdija. Qëllimi është të përshtaten dhe të përgaten për rolin e tyre të ri të ardhshëm: Shtojca organike të inteligjencës artificiale ose me një fjalë: transumanizmi!
 

Nessun commento:

Posta un commento