giovedì 24 settembre 2020

Venediku dhe "pushtimi i kontrolluar" shqiptar i vitit 1479 - nga Ecce Leo


Kah fundi i vitit 1478 M.V. (25 Janar) lufta e parë Venediko-Turke e vitit 1463/1479 përfundoi me nënshkrimin e traktatit të paqes të Kostandinopojës. Me këtë luftë Venecia humbi zotërimet e Eubes, Mores dhe një pjesë të Shqipërisë Venedikase, të kompensuar nga blerja e mbretërisë së Qipros. Por le të shohim faktet: rrethimi i kalasë së Krujës (pjesë e Shqipërisë) kishte zgjatur për më shumë se një vit kur iu dorëzua turqve më shumë nga uria sesa nga armët. Turqit si gjithmonë, nuk i mbajtën paktet e marrëveshjes së kapitullimit:  të pasurit i lidhën me zinxhirë dhe të tjerët i masakruan.  Më pas turqit i’u drejtuan kalasë së Shkodrës, nën komandën e së cilës ishin kapiteni Antonio Loredan dhe mbikëqyrësi Tomaso Malipiero (të cilëve i’u urdhërua dorëzimi i menjëherëshëm); negociatave të papërcaktuara i’u bashkangjit rrethimi duke bllokuar menjëherë edhe kanalet e furnizimit. Dhjetë mijë deve mbanin artileri, municion dhe ushqim për ushtrinë e madhe osmane. Topat me përmasa të konsiderueshme ngadalësoheshin për t'u ngarkuar, por të shtënat e tyre ishin vdekjeprurëse dhe të frikshme: gjylet e tyre peshonin rreth 361 kg. Bombardimi rifilloi me bomba ndezëse dhe artileri dhe sapo muret e kalasë u shkatërruan, vetë Sulltan Muhamedi dha urdhrin për një sulm të madh në 22 korrik. Por këmbanat në Shkodër tingëllonin si një çekiç i vazhdueshëm dhe të gjithë burrat, gratë dhe të rinjtë vraponin në mbrojtje  të kalasë në zonat e çara të mureve rrethuese, të inkurajuar nga kapiteni Antonio de Lezze dhe frati i Dominikanëve Bortolomeo d'Epiro i cili në "emër të atdheut, fesë dhe familjes" nxiste popullsinë për  mbrojtjen e kalasë.  Turqit, pasi kaluan llogoret, u ngjitën në mure dhe tashmë po vendosnin flamujt e tyre kur u zbrapsën me sakrifica të mëdha të jetëve njerëzore. Bombardimet rifilluan dhe menjëherë pas një sulmi të ri flamujt turq u valëviten në atë që ishte kthyer tani një grumbull gërmadhash ... 


Një kundërsulm i ri, i bërë nga luanët e rinj, e çoi armikun mbrapa dhe flamuri i San Marco u ngrit përsëri. Nata ra dhe në agim përsëri një sulm tjetër u krye dhe u rinovua gjatë gjithë ditës me rezultate të pasigurta. Në fund, sulltani, i lodhur nga këto fate të alternuara vendosi të përdorë të gjithë topat e tij njëhkohësisht në gjindje pa marrë parasysh nëse godiste rrethuesit apo të rrethuarit. Ishte një gabim i rëndë sepse në fund ai pothuajse ekskluzivisht përgjysmoi trupat e tij. Turqit me ushtrinë e asgjësuar vendosën të ndërpresin sulmet dhe të përdorinin taktikën e rrethimit në mënyrë që kështjella të dorëzohej nga uria. Por diplomacia arriti më herët dhe në fund Shkodra iu dha turqve me kusht që të lejonin trasportin e lirë të mallrave, të banorëve ashtu edhe të ushtarëve. Duhet të theksohet se në atë kohë Shkodra ishte tërësisht e krishterë, kështu që senati venecian i kishte shkruar Antonio da Lezze, kapiten në Shkodër, këto dispozita: "Kemi rënë dakord që secili qytetar është i lirë të qëndrojë në shtëpinë e tij ose të vijë tek ne, në tokat tona, për të jetuar nën hijen tonë (sh.p. pra nën pushtetin Venedik). Për ata që vendosin të qëndrojnë (sh.p. në Shkodër) mirënjohja dhe dashuria jonë nuk do të mungojnë dhe ne do t'i  duam gjithmonë. Të gjithë ata që duan të largohen dhe të vijnë tek ne do të mirëpriten, favorizohen dhe akomodohen nga ne me një bamirësi dhe mirësi të veçantë dhe ne gjithmonë do t'i mbrojmë ata, në mënyrë që familjet e tyre të jetojnë nën mbrojtjen tonë siç e meritonte besimi dhe qëndrueshmëria e tyre. Ajo që ka mbetur nga dispozitat (sh.p. për mirëmbajtjen dhe ekzistencën e një komunitet), para se qyteti t'i dorëzohej turqve, duhet të shpërndahet midis atyre nënshtetasve tanë më besnikë që dëshirojnë të qëndrojnë".

Qytetarëve shqiptarë të Shkodrës, Drishtit si dhe të fshatrave fqinjë që zgjodhën të mos qëndronin nën sundimin turk, Venecia u dha kështu mundësinë të largoheshin për të lëvizur nën mbrojtjen e krahëve të luanit të San Markos. Ishte si pasojë e këtij episodi që u regjistrua emigracioni maksimal shqiptar në Venecia. Burrat e aftë ishin të gjithë të regjistruar dhe sipas profesionit të tyre ata ishin shpërndarë në zonën administrative të Dukatit dhe Republikës së Venecias. Të vejave dhe jetimëve u paguhej një ndihmë mujore e cila  ndërpritej pasi të kishin mbushur moshën madhore. Regjistri i refugjatëve azhornohej çdo 5 vjet në mënyrë që të mos kishte humbje ekonomike në thesar. Me pak fjalë, Venecia ishte gjithmonë një qytet i hapur për "të huajin", por me kokën mbi shpatulla -  aftësi që qeveritarëve të sotëm u mungon.


(në foto: një kopje e pllakës përkujtimore në kishën San Maurizio në Venecia. Ushtarët venecianë në Shkodër ngjiten në kështjellë.)

https://dalvenetoalmondoblog.blogspot.com/2017/10/venezia-e-linvasione-controllata.html

Përktheu nga italishtja në shqip: Brunilda Ternova

 -------------

Venezia e "l'invasione controllata" albanese del 1479 - di Ecce Leo

Verso le fine del 1478 M.V. (25 gennaio) si concludeva, con la firma del trattato di pace di Costantinopoli, la prima guerra veneziana -turca del 1463/1479. Con questa guerra Venezia perdeva i possedimenti dell'Eubea, della Morea e di una parte dell'Albania veneta, compensate dall'acquisto del regno di Cipro. Ma  vediamo insieme i fatti: durava da oltre un anno l'assedio della fortezza di Kruja (parte dell’Albania) quando stretta più dalla fame che dalle armi la fortezza si arrese ai turchi, il quale come sempre non mantenne i patti della capitolazione, mettendo in catene i ricchi e massacrando gli altri. Dopo di che i turchi si diressero verso la fortezza di Scutari, al cui comando si trovava il capitano Antonio Loredan  e il proveditor Tomaso Malipiero (ai quali fu subito intimato la resa)  e alla indeterminata negazione fu posto l'assedio bloccando subito i canali di rifornimento. Diecimila cammelli trasportarono l'artiglieria, le munizioni da fuoco e cibarie per il numerosissimo esercito ottomano. I cannoni di notevole grandezza erano lenti nel essere caricati, ma i loro colpi erano micidiali e spaventosi: le palle di questi pesavano all'incirca 1300 libre (circa 361kg). Il bombardamento ricominciò con bombe incendiarie e a mitraglia e una volta disintegrate le mura lo stesso sultano Mohammed dette, il 22 luglio, ordine per un grande assalto. Ma le campane si Scutari suonarono a martello e tutti gli uomini, le donne e i giovani accorsero sulla breccia incoraggiati nella difesa dal capitano Antonio de Lezze e dal frate domenicano Bortolomeo d'Epiro che in "nome della patria, della religione e dell'amore per la famiglia" incitava alla difesa.  I turchi, dopo aver superato le trincee salirono sulle mura,  e già piantavano le loro bandiere quando furono respinti con grande sacrificio di vite umane. Ripresero i bombardamenti e subito dopo un nuovo assalto le bandiere dell'islam tornarono a sventolare su quello che oramai era un ammasso di rovine... Un nuovo contrattacco, fatto da giovani leoni ricacciò il nemico, e atterrate le insegne turche fu innalzata la bandiera di San Marco. Scese la notte e alle luci dell'alba l'ennesimo assalto fu condotto e rinnovato per tutto i giorno con esiti incerti. Alla fine il sultano stanco di queste alterne fortune decise di far sparare tutti assieme i sui cannoni sulla mischia senza badare se colpiva gli assedianti o gli assediati. Fu un grave errore perché alla fine decimò quasi esclusivamente le sue truppe. Fu così che i turchi con l'esercito decimato decisero di sospendere gli assalti e di temporeggiare al fine di prendere la fortezza per fame. Ma prima della resa arrivo la diplomazia e alla fine Scutari fu ceduta al turco con la condizione che il trasportabile fosse lasciato partire, e fosse lasciato il libero passaggio sia per gli abitanti che per i soldati.

E' da precisare che allora l'enclave di Scutari era tutta cristiana per cui il senato veneziano aveva scritto ad Antonio da Lezze, capitano a Scutari, le sue disposizioni: “Abbiamo convenuto che ciascun cittadino sia libero di rimanere in casa sua oppure di venire da noi, nelle nostre terre, per vivere sotto l’ombra nostra. Per quelli che decideranno di restare non mancherà comunque la nostra riconoscenza e il nostro amore e sempre li avremo per carissimi. Tutti quelli che vorranno partire e venirsene da noi, saranno da noi recolti, favoriti e accomodati con particolare carità e benignità e sempre li proteggeremo, affinché le loro famiglie possano vivere sotto la nostra protezione come ha meritato la sua fede e constantia. Quanto rimanesse di vettovaglie, prima della consegna della città ai turchi, dovranno essere distribuite fra quelli nostri fedelissimi sudditi che volessero rimaner."

Ai cittadini albanesi di Scutari e di Drivasto nonchè dei borghi vicini che scegliessero di non restare sotto il dominio turco, Venezia dava quindi la possibilità di partire per trasferirsi sotto la protezione delle ali del leone di San Marco.

Fu in conseguenza di questo episodio che si registrò il massimo di emigrazione albanese verso Venezia. gli uomini abili furono tutti registrati e secondo il loro lavoro furono distribuiti sia nel dogado che nella dominante.

Alle vedove e agli orfani venne corrisposto un assegno mensile, che cessava una volta raggiunta la maggiore età. Il registro dei profughi veniva aggiornato ogni 5 anni al fine di non aver perdite nell'erario. Insomma Venezia fu sempre una città aperta al "foresto", ma con la testa sulle spalle, cosa che oggidì manca ai nostri governanti.

(nella foto: una copia del lapideo presente nella chiesa di San Maurizio a Venezia. Soldati veneziani a Scutari, rampa d'accesso al castello.)

 

 

 


Nessun commento:

Posta un commento