martedì 23 maggio 2017

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg ushtarak dhe dashamirës i artit dhe kulturës.



Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg ushtarak dhe dashamirës i artit dhe kulturës.
Një e dhënë interesante vjen për Skënderbeun nga profesori arbëresh Matteo Mandalà, e cila është ofruar nga muzikologu italian Ivano Cavallini. Bëhet fjalë për një citim në një kod të gjysmës së dytë të shekullit të XV-të, të ruajtur në Londër, nga ana e një trombetisti venecian të quajtur Xorxi (ita: Giorgio; shq: Gjergj) i cili kishte patur nderin të performonte muzikë flaminge në oborrin mbretëror të Gjergj Kastriotit në Lezhë (në versionin anglez emri i qytetit është transkriptuar “Lesha”).
Mesa duket koncerti muzikor ka patur një sukses te jashtëzakonshëm aq sa vet muzikanti venencian kishte deklaruar se kishte marrë nga Skenderbeu një kompensim shumë të lartë ekonomik për performancën e tij, ndër më të lartat që kishte marrë deri në atë moment si artist.
Nga kjo dëshmi e rëndësishme del në pah fakti se përveçse udhëheqës, strateg dhe organizator i jetës shoqërore të shqiptarëve në mesjete, frymëzues i marrëdhënieve diplomatike, përfaqësues i vlefshëm dhe i akredituar në kancelaritë europiane e i nderuar nga Venecianët me një statujë në Bucintoro, i përjetësuar në pikturat dhe afresket e artistëve më të njohur të epokës së tij, Skëndebeu na shpalos një tjetër aspekt të ri të figurës së tij: ishte adhurues i kulturës muzikore dhe organizonte gjithashtu edhe koncerte në Lezhë. Falënderojmë profesor Matteo Mandalà për këtë informacion unik në llojin e vet!
(Përktheu nga italishtja: Brunilda Ternova)

Nessun commento:

Posta un commento