martedì 23 maggio 2017

The marketing advertisements of Albanian newspapers during the years 1912-1940.





The marketing advertisements of Albanian newspapers in the period 1912-1940. ///
Në periudhën 1912-1940 në vend numëroheshin një numër i konsiderueshëm gazetash e revistash. Zhvillimi i industrisë pas viteve ’20, konkurrenca mes kompanive apo edhe futja në treg e produkteve të reja do të kërkonte domosdoshmërisht shpërndarjen e një mesazhi me qëllim që popullata të njihej me to. Në shtypin e atyre viteve, ishin kryesisht faqet e fundit që liheshin për qëllime marketingu. Përmes shtypit, njerëz të ndryshëm bënin përshëndetje, urime, njoftime vdekjesh apo lajmërime për shërbimet që ofronin. Po ashtu, reklamonin edhe noterët apo përkthyesit si dhe shkrimtarët të cilët njoftonin për botimet e reja që bënin duke i ftuar lexuesit që të blejnë botimin me postë. Në listën e reklamuesve futeshin edhe kompanitë e transportit detar që njoftonin oraret e linjat e udhëtimeve. Kryesisht në vitet ’30, në gazeta e revista shfaqen mesazhe promocionale të mirëfillta, me imazhe, kryesisht të huaja. Praktikën e përdorimit të imazheve që shoqëroheshin me një mesazh promocional e ndiqnin kompanitë prodhuese e që tregtonin produkte kozmetike apo ushqimore. Edhe në vitet ’40 do të kishte një serë kompanish që reklamonin, e kryesisht ishin kompanitë italiane prezente në Shqipëri.

Nessun commento:

Posta un commento