Kah fundi i vitit 1478 M.V. (25 Janar) lufta e parë
Venediko-Turke e vitit 1463/1479 përfundoi me nënshkrimin e traktatit të paqes
të Kostandinopojës. Me këtë luftë Venecia humbi zotërimet e Eubes, Mores dhe
një pjesë të Shqipërisë Venedikase, të kompensuar nga blerja e mbretërisë së
Qipros. Por le të shohim faktet: rrethimi i kalasë së Krujës (pjesë e
Shqipërisë) kishte zgjatur për më shumë se një vit kur iu dorëzua turqve më
shumë nga uria sesa nga armët. Turqit si gjithmonë, nuk i mbajtën paktet e
marrëveshjes së kapitullimit:
të pasurit
i lidhën me zinxhirë dhe të tjerët i masakruan.
Më pas turqit i’u drejtuan kalasë së Shkodrës, nën komandën e së cilës
ishin kapiteni Antonio Loredan dhe mbikëqyrësi Tomaso Malipiero (të cilëve i’u
urdhërua dorëzimi i menjëherëshëm); negociatave të papërcaktuara i’u
bashkangjit rrethimi duke bllokuar menjëherë edhe kanalet e furnizimit. Dhjetë
mijë deve mbanin artileri, municion dhe ushqim për ushtrinë e madhe osmane.
Topat me përmasa të konsiderueshme ngadalësoheshin për t'u ngarkuar, por të
shtënat e tyre ishin vdekjeprurëse dhe të frikshme: gjylet e tyre peshonin
rreth 361 kg. Bombardimi rifilloi me bomba ndezëse dhe artileri dhe sapo muret
e kalasë u shkatërruan, vetë Sulltan Muhamedi dha urdhrin për një sulm të madh
në 22 korrik. Por këmbanat në Shkodër tingëllonin si një çekiç i vazhdueshëm
dhe të gjithë burrat, gratë dhe të rinjtë vraponin në mbrojtje
të kalasë në zonat e çara të mureve
rrethuese, të inkurajuar nga kapiteni Antonio de Lezze dhe frati i Dominikanëve
Bortolomeo d'Epiro i cili në "emër të atdheut, fesë dhe familjes"
nxiste popullsinë për
mbrojtjen e
kalasë.
Turqit, pasi kaluan llogoret, u
ngjitën në mure dhe tashmë po vendosnin flamujt e tyre kur u zbrapsën me
sakrifica të mëdha të jetëve njerëzore. Bombardimet rifilluan dhe menjëherë pas
një sulmi të ri flamujt turq u valëviten në atë që ishte kthyer tani një
grumbull gërmadhash ...
Një kundërsulm i ri, i bërë nga luanët e rinj, e çoi
armikun mbrapa dhe flamuri i San Marco u ngrit përsëri. Nata ra dhe në agim
përsëri një sulm tjetër u krye dhe u rinovua gjatë gjithë ditës me rezultate të
pasigurta. Në fund, sulltani, i lodhur nga këto fate të alternuara vendosi të
përdorë të gjithë topat e tij njëhkohësisht në gjindje pa marrë parasysh nëse
godiste rrethuesit apo të rrethuarit. Ishte një gabim i rëndë sepse në fund ai
pothuajse ekskluzivisht përgjysmoi trupat e tij. Turqit me ushtrinë e asgjësuar
vendosën të ndërpresin sulmet dhe të përdorinin taktikën e rrethimit në mënyrë
që kështjella të dorëzohej nga uria. Por diplomacia arriti më herët dhe në fund
Shkodra iu dha turqve me kusht që të lejonin trasportin e lirë të mallrave, të
banorëve ashtu edhe të ushtarëve. Duhet të theksohet se në atë kohë Shkodra
ishte tërësisht e krishterë, kështu që senati venecian i kishte shkruar Antonio
da Lezze, kapiten në Shkodër, këto dispozita: "Kemi rënë dakord që secili
qytetar është i lirë të qëndrojë në shtëpinë e tij ose të vijë tek ne, në tokat
tona, për të jetuar nën hijen tonë (sh.p. pra nën pushtetin Venedik). Për ata
që vendosin të qëndrojnë (sh.p. në Shkodër) mirënjohja dhe dashuria jonë nuk do
të mungojnë dhe ne do t'i duam
gjithmonë. Të gjithë ata që duan të largohen dhe të vijnë tek ne do të
mirëpriten, favorizohen dhe akomodohen nga ne me një bamirësi dhe mirësi të
veçantë dhe ne gjithmonë do t'i mbrojmë ata, në mënyrë që familjet e tyre të
jetojnë nën mbrojtjen tonë siç e meritonte besimi dhe qëndrueshmëria e tyre.
Ajo që ka mbetur nga dispozitat (sh.p. për mirëmbajtjen dhe ekzistencën e një
komunitet), para se qyteti t'i dorëzohej turqve, duhet të shpërndahet midis
atyre nënshtetasve tanë më besnikë që dëshirojnë të qëndrojnë".
Qytetarëve shqiptarë të Shkodrës, Drishtit si dhe të
fshatrave fqinjë që zgjodhën të mos qëndronin nën sundimin turk, Venecia u dha
kështu mundësinë të largoheshin për të lëvizur nën mbrojtjen e krahëve të
luanit të San Markos. Ishte si pasojë e këtij episodi që u regjistrua
emigracioni maksimal shqiptar në Venecia. Burrat e aftë ishin të gjithë të
regjistruar dhe sipas profesionit të tyre ata ishin shpërndarë në zonën
administrative të Dukatit dhe Republikës së Venecias. Të vejave dhe jetimëve u
paguhej një ndihmë mujore e cila
ndërpritej pasi të kishin mbushur moshën madhore. Regjistri i
refugjatëve azhornohej çdo 5 vjet në mënyrë që të mos kishte humbje ekonomike
në thesar. Me pak fjalë, Venecia ishte gjithmonë një qytet i hapur për "të
huajin", por me kokën mbi shpatulla -
aftësi që qeveritarëve të sotëm u mungon.
(në foto: një kopje e pllakës përkujtimore në kishën
San Maurizio në Venecia. Ushtarët venecianë në Shkodër ngjiten në kështjellë.)
https://dalvenetoalmondoblog.blogspot.com/2017/10/venezia-e-linvasione-controllata.html
Përktheu nga italishtja në shqip: Brunilda Ternova
-------------
Venezia e "l'invasione controllata"
albanese del 1479 - di Ecce Leo
Verso le fine del 1478 M.V. (25 gennaio) si
concludeva, con la firma del trattato di pace di Costantinopoli, la prima
guerra veneziana -turca del 1463/1479. Con questa guerra Venezia perdeva i
possedimenti dell'Eubea, della Morea e di una parte dell'Albania veneta,
compensate dall'acquisto del regno di Cipro. Ma
vediamo insieme i fatti: durava da oltre un anno l'assedio della
fortezza di Kruja (parte dell’Albania) quando stretta più dalla fame che dalle
armi la fortezza si arrese ai turchi, il quale come sempre non mantenne i patti
della capitolazione, mettendo in catene i ricchi e massacrando gli altri. Dopo
di che i turchi si diressero verso la fortezza di Scutari, al cui comando si
trovava il capitano Antonio Loredan e il
proveditor Tomaso Malipiero (ai quali fu subito intimato la resa) e alla indeterminata negazione fu posto
l'assedio bloccando subito i canali di rifornimento. Diecimila cammelli
trasportarono l'artiglieria, le munizioni da fuoco e cibarie per il numerosissimo
esercito ottomano. I cannoni di notevole grandezza erano lenti nel essere
caricati, ma i loro colpi erano micidiali e spaventosi: le palle di questi
pesavano all'incirca 1300 libre (circa 361kg). Il bombardamento ricominciò con
bombe incendiarie e a mitraglia e una volta disintegrate le mura lo stesso
sultano Mohammed dette, il 22 luglio, ordine per un grande assalto. Ma le
campane si Scutari suonarono a martello e tutti gli uomini, le donne e i
giovani accorsero sulla breccia incoraggiati nella difesa dal capitano Antonio
de Lezze e dal frate domenicano Bortolomeo d'Epiro che in "nome della
patria, della religione e dell'amore per la famiglia" incitava alla
difesa. I turchi, dopo aver superato le
trincee salirono sulle mura, e già
piantavano le loro bandiere quando furono respinti con grande sacrificio di
vite umane. Ripresero i bombardamenti e subito dopo un nuovo assalto le
bandiere dell'islam tornarono a sventolare su quello che oramai era un ammasso
di rovine... Un nuovo contrattacco, fatto da giovani leoni ricacciò il nemico,
e atterrate le insegne turche fu innalzata la bandiera di San Marco. Scese la
notte e alle luci dell'alba l'ennesimo assalto fu condotto e rinnovato per
tutto i giorno con esiti incerti. Alla fine il sultano stanco di queste alterne
fortune decise di far sparare tutti assieme i sui cannoni sulla mischia senza
badare se colpiva gli assedianti o gli assediati. Fu un grave errore perché
alla fine decimò quasi esclusivamente le sue truppe. Fu così che i turchi con
l'esercito decimato decisero di sospendere gli assalti e di temporeggiare al
fine di prendere la fortezza per fame. Ma prima della resa arrivo la diplomazia
e alla fine Scutari fu ceduta al turco con la condizione che il trasportabile
fosse lasciato partire, e fosse lasciato il libero passaggio sia per gli abitanti
che per i soldati.
E' da precisare che allora l'enclave di Scutari era
tutta cristiana per cui il senato veneziano aveva scritto ad Antonio da Lezze,
capitano a Scutari, le sue disposizioni: “Abbiamo convenuto che ciascun
cittadino sia libero di rimanere in casa sua oppure di venire da noi, nelle
nostre terre, per vivere sotto l’ombra nostra. Per quelli che decideranno di
restare non mancherà comunque la nostra riconoscenza e il nostro amore e sempre
li avremo per carissimi. Tutti quelli che vorranno partire e venirsene da noi,
saranno da noi recolti, favoriti e accomodati con particolare carità e
benignità e sempre li proteggeremo, affinché le loro famiglie possano vivere
sotto la nostra protezione come ha meritato la sua fede e constantia. Quanto rimanesse
di vettovaglie, prima della consegna della città ai turchi, dovranno essere
distribuite fra quelli nostri fedelissimi sudditi che volessero rimaner."
Ai cittadini albanesi di Scutari e di Drivasto
nonchè dei borghi vicini che scegliessero di non restare sotto il dominio
turco, Venezia dava quindi la possibilità di partire per trasferirsi sotto la
protezione delle ali del leone di San Marco.
Fu in conseguenza di questo episodio che si registrò
il massimo di emigrazione albanese verso Venezia. gli uomini abili furono tutti
registrati e secondo il loro lavoro furono distribuiti sia nel dogado che nella
dominante.
Alle vedove e agli orfani venne corrisposto un
assegno mensile, che cessava una volta raggiunta la maggiore età. Il registro
dei profughi veniva aggiornato ogni 5 anni al fine di non aver perdite
nell'erario. Insomma Venezia fu sempre una città aperta al "foresto",
ma con la testa sulle spalle, cosa che oggidì manca ai nostri governanti.
(nella foto: una copia del lapideo presente nella
chiesa di San Maurizio a Venezia. Soldati veneziani a Scutari, rampa d'accesso
al castello.)