lunedì 6 dicembre 2021

SHANTAZHE PSIKOLOGJIKE - Silver Nervuti


Shpimi me serumin e ri jetëshpëtues duhet të kthehet në një praktikë të konsoliduar, në një zakon tashmë.
Po e stervitin “tufen e deleve” që të familjarizohet me konceptin e “dozës periodike”, të varianteve që vijnë nga…"sa më larg që të jetë e mundur" dhe po "aq më pak të verifikueshme".
Nga Afrika? Jo, …dmth po, por jo nga Afrika e Veriut sepse ndryshe do duhej të na duhej të bllokojmë edhe barkat. Ta bejmë nga Jug-jug-jug Afrika, që më ne jug të jetë vetëm Antarktida.
Edhe pse nga Afrika e Jugut bashkeatdhetarët tanë që jetojnë atje thonë:”Bo,..Po këta çfarë dreqin thonë?”
Dhe kur njerëzve t’u bëhet zakon, do jetë njëlloj sikur po rinovojnë pasaportën apo sikur po bëjnë kolaudimin e makinës.
Jemi përballë një emergjence të vendosur në mënyrë krejt arbitrare. Tashmë, te propozojnë me nje aftësi të pacipe "lockdown"-in, "zonat e kuqe", "green pass"-in, "green- in e përforcuar, "përforcimin e blertëzuar", "sforcimin e përforcuar", por gjithmonë të maskuar.
E kuptuat tani se për çfare shërbeu mbyllja (karantina) e vitit 2020?
Për të krijuar precedentin shantazhues!
Kështu që sot, nëse nuk i nënshtrohesh rregullave të vendosura nga pushteti, të kercënojne me lockdown, me mbyllje brenda në shtëpi. Njerëzit tanimë janë të varur nga këto “argumentime”.
Sa herë e keni dëgjuar frazën: “Nëse vazhdojmë kështu do të na mbyllin brenda!”
Është kthyer në një alternativë të vlefshme dhe të pranueshme.
E megjithatë, e dimë fare mire që mbylljet nuk janë një pasojë e drejtpërdrejtë e Birusit, por një vendim politik i marrë nga një qeveri kriminale.
Llogjika e masave, pastaj e masave përforcuese, green pass dhe pastaj super green pass-it, janë tashmë në top ten të superklasifikimeve të spektakleve. Dhe pas green pass, parashikohet të vijnë mega, pastaj ultra e pastaj hiper -green pass.
E gjithë kjo farsë është e vërtetë dhe është pikërisht një strategji ushtarake. Jo rastesisht e kane quajtur “i maskuari shumë i dekoruar me pendë të shkëlqyera dhe fjalor të pasur”. I veshur me uniformë zbuluesi edhe kur shkon të vizitojë spitalet. Më thuaj “pendëshkëlqyer” ç’kërkon një "uniformë zbuluesi" në spital? Që të zvarritet nën shtretër me një shiringë ndër dhëmbë?
Vërtet po i jepni kredite një filmi vizatimor?
Betohem që është tragjikisht komike dhe komikisht tragjike, se sa talente idiote janë zbuluar me rastin e kësaj plandemie.
E dinim që kishte plot, pasi mjafton të shohesh disa lloj programesh, disa lloj këngetarësh, personazhesh.. por që t'ia tregonin kaq pafytyrësisht gjithë botës, është njëlloj si të qëllosh me armë kundër Kryqit të Kuq!
Po ç'lidhje kemi ne, që e lodhim trurin me këta "sallaksa"mononeurone?
Mua më vjen keq për ta edhe kur llomotitin me atë fjalorin e tyre që ka vetëm 12 fjalë: negacionistë (mohues), komplotistë, fashistë, dysttabanistë, infeksionistë, no- kështu, no- ashtu, no këtë, no-atë…
Hekurat e Bergamos?.. Jo, jo,.. ato u harruan…
Më vjen t'u dhuroj një copë tru, atë cope qe u mungon, që përmban edhe 280 fjalë nga fjalori, me shpjegiminpër secilën fjalë dhe me figura që t'i ngjyrosin…
Dhe me ofertën Black friday, edhe 20 fjalë bonus, qët'iu lejojnë të arrijnë të bëjnë nje bisede pa maskë (të cilën e kanë tek brryli).
Tani punët kanë mbërritur në këtë pikë: shpërblehet psikologjikisht një individ duke e bërë që të harrojë liritë që kishte.
E bën të besojë që është pasaporta e gjelbër ajo që e lejon që t'i ketë këto liri. Në këtë mënyrë është "i lidhur" me shtetin duke u shndërruar në një “subjekt”.
Mirëpo sheshet po mbushen me miliona njerëz, që këto koncepte i kanë kuptuar tashmë. Dhe i kanë kuptuar që çke me të…
Akoma sot, shohim shumë njerëz, në qytete të ndryshme, në pikë të të ftohtit që kundërshtojnë paqësisht.
Dhe shumë të tjerë, “qetësisht” tërhiqen zvarrë nga forcat e (jo)rendit, që as të pandehurit si shpërndarës droge nuk i kanë trajtuar ndonjëherë kështu!
Në të vërtetë janë të kënaqur që më në fund kanë të tjerë “kriminelë” për të tërhequr zvarrë dhe të tjerët i lenë rehat. Sepse tani të gjithë agjentët e policët janë të angazhuar të kontrollojnë nëse e kanë pass-in, apo superpass-in "kriminelët e rinj".
Të cilët mund t’ i ndalojnë me forcë dhe t’i rrasin në kuesturë. Me një arrogancë, që më në fund e shohim të përdoret nga agjentët kundër “kriminelëve” të vërtetë.
Sepse, në të vërtetë, nëse një politikan betohet mbi kushtetutë dhe e shkel me këmbe si një copë m**i, mendoni që tutorët e (jo) rendit do të veprojnë ndryshe?
Dhe profesionistët e dizinformacionit që e shohin gjithë këtë,
çfarë bëjnë?
Flasin për protestat e DLL, të sindikatave duke na bërë të besojmë se këta janë mazhoranca në këtë vend. Ndërkohë që injorojnë milionat që prej muajsh kundërshtojnë, kontestojnë duke na thënë se kemi të bëjmë me një minorancë pushtuese.
Miliona që s’ishin parë kurrë më parë, gjatë gjithë historisë njerëzore. Ndaj minorancën, po e përsëris, shko e tregoja motrës sate…
Dhe falenderojeni. Sepse më mrekullojnë kur i shoh ende, kaq të edukuar dhe të durueshëm.
Por, kini kujdes nga këta “shumë të edukuarit”, sepse nëse e humbasin durimin, më pas, e humbasin edhe edukatën!..
Dhe të mendosh që në të njëjtën kohë thonë që, antimitingjet e fundit qesharake të sindikatave me tullumbace apo ato të DDLZ nuk kanë infektuar askënd!
Punonjësit e portit të Triestes infektuan të gjithë qytetin, e mbani mend?
Po pra, se ata që ishin në Trieste dhe që vinin nga e gjithë Italia, u vendosën enkas në Trieste që të bëheshin “të infektuarit e Triestes”!
Edhe sepse kur merr pjesë në një protestë të “no green pass”, simptomat e cos19, i ke menjëherë, janë super të shpejta. Ke një llambushkë në kokë që të ndizet, në këtë mënyrë je më kollaj i identifikueshëm dhe je tashmë në artikujt e gazetës së mbrëmjes që ka shkuar të printohet në të njëjtën pasdite! Ibfektohesh dhe del në gazetë brenda ditës!
Ndërkohë që, po qe puna për sindikatat e të tjera manifestime të sajuara, ku njerëzit sillen me trenë e autobusë falas nga anë e anës, për antimiting, zona është e mbuluar nga një aureolë vaxine, nga një ylber i stërmadh që mbron gjithë “Piazza del Popolo”-n. ashtu si ajo barka në Trieste. Nuk pati infektime dhe terapia intensive ishte e boshatisur! Gjithcka tepër e besueshme!
Unë këshilloj që, të mbahen shënim emrat e atyre që thonë të tilla marrëzi, sepse herët a vonë, do duhet të japin llogari për dëmet që po i shkaktojnë popullsisë duke e fyer në inteligjencën e saj.
Kemi arritur në pikën që, sipas teorise së tyre, të imunizuarit duhet të mbrohen nga të paimunizuarit, duke i detyruar të paimunizuarit të përdorin mbrojtjen që nuk i ka mbrojtur të imunizuarit.
Nuk jua shpjegoj, pasiqë është aq idiote sa, nuk do dija ta them dy herë!
Në të kundert, nëse do të kishin përdorur një komunikim serioz dhe të drejtë për plandeminë, nuk do t’i kish besuar askush.
Njerëzit do t'i kishin injoruar dhe për çdo alarm do bënin ç’t’iu donte qejfi. Vetëm do të zemëroheshin.
Sepse, që një komunikim të kapet dhe të ngjallë reagim tek njerëzit, nevojitet që ai të jetë minimalisht në lartësine e një spoti publicitar.
Me kllounë të përditshëm, që thonë gjera qesharake, pa kuptim dhe jashtë çdo logjike, duhej te ishte gjuha e televizioneve, që eshte e vetmja gjë që njerëzit e marrin seriozisht.
Forca e kësaj plandemie është pikërisht në idiotësinë e mesazhit, në seriozitetin dhe besueshmërinë e tij të ulët.
Vetëm kështu, duke i trajtuar si femijë të paditur, qëniet njerëzore mund t'i absorbojnë instruksionet që i jep dhe të besojne gjithçka.
Dhe pas shpimit (dozës) të tretë, do të jetë gallatë e madhe, se do shohim “trevax”-ët që do të diskriminojnë “dyvax”-ët, këta të fundit do të diskriminojnë “njëvax”-ët, që do diskriminojnë “novax”-ët.
Më thoni, përse?
Ka një emergjencë shëndetësore që nuk është parë kurrë në historinë e njerëzimit dhe që nga fillimi e dimë të gjithë që, buxheti për shëndetësinë është skandaloz, vetëm 24%!
I kanë dedikuar pjesën më të vogël të shpenzimeve! Mjafton të thuhet vetëm ky fakt për ta kuptuar se për çfarë po flas!
Rrini ende atje duke numëruar pozitivët, të infektuarit dhe duke kontrolluar maskat, ku kalojnë tufa virusesh dhe që i mbajmë ende gëzueshëm tek brryli, të bindur që janë higjenike!
Mendoni që, në jetë ka të alkoolizuar, toksikë me probleme me drejtesinë, por që janë “të imunizuar”. Ata sot, konsiderohen "më të mirë" nga ti, që i ke respektuar gjithmonë normat e ligjet.
Po krijoni një Botë të përmbysur, me kokë poshtë!
Tani, me pothuaj 90% të popullsisë të imunizuar, por në fillim të sezonit dimëror, të njëjtët njerëz që ekzaltoheshim me rezultatet
e jashtëzakonshme që janë marrë nga administrimi në shkallë të gjerë i "serumit shpëtimtar", thonë që fajin për emergjencën aktuale e kanë ata që ende nuk janë shpuar!!!
Se ka nevojë urgjente për dozën e tretë. Dhe se këto medikamente janë joefikase për shkak të një "përqindjeje të vogël" që janë përgjegjës, por që megjithatë tamponohen çdo 48 orë që të lejohen të punojnë.
E kuptoni? Faji është i atyre që bëjnë tampon çdo 48 orë, mbajnë maskë dhe ruajnë distancën!
Nëse e besoni këtë, dëgjoni me vëmendje, gra: sepse një "novax" mjafton t'ju kalojë afër për t'ju lënë shtatzënë!
Pastaj pas 9 - muajsh do gdhihemi me më shumë "novaxë" të vegjël dhe do jetë problem i madh!
Megjithatë ne jemi vendi që e kemi të detyrueshme të ndezim fenerët e makinave edhe gjatë ditës, për të mbajtur një pajisje edhe në rast se harrojmë/braktisim fëmijën, nuk mund të luajmë bingo /me zara nga shtëpia me qindarka, pasi quhet kumar dhe më pas hapim bingo dhe salla me lojëra fati.
Jemi padyshim një popull pa tru, që nuk na ngrefet dhe e meritojmë të trajtohemi si debilë...

Nessun commento:

Posta un commento