sabato 8 ottobre 2022

ANU (anë) dhe EL ==> ANgEL

 Fjala ENGJËLL nuk do të thotë në thelb IMAZHI ARKETIPAL i një qenieje me krahë. Etimologjia e vetë fjalës rrjedh fjalë për fjalë nga AN, që do të thotë "parajse" ose "qiell", dhe nga fjala EL: ANG EL (si në ANGus buall) dhe EL si në hebraisht Babai/Zoti Buall i Bibles  (BI OX), i cili është gjithashtu Saturni / Satani / Korrësi i zymtë / Kronos / Cronus / Kronologjia / Koha, etj.  Krijesat e tij janë EL OHIM, të cilët janë ARCH-ENGJËJ, ARCH - që do të thotë kurbë ose hark i hënës ose harqeve të planetëve në zodiak, dhe KËNDET që nënkuptojnë shkallët e ZODIAKUT (alb: ZOD - DIA- AC = Harku i Dijes se ZOTIT)! Një busull masonike përdoret për të vizatuar harqe ose ARCHES femra dhe forma katrore EL përdoret për të vizatuar linja fallike mashkullore ose katrore. Harqet dhe katrorët janë aspekte të zodiakut në astrologji. Në Peshitta (bibla aramaike) fjala aramaike është "irin", ose "Malaki", që përkthehet si mesazher, lajmëtar, pelegrinë, të huaj, endacak, etj. Kur teksti aramaik u përkthye në hebraisht dhe më pas në greqisht në Septuagint (Bibla e 70-ve), fjala Malaki u ndryshua në greqishte “Angelous” nga e cila rrjedh “Angel”/ ENGJËLL. Ky ndryshim aksiomatik në fjalë dhe kuptim kontribuoi në dezinformimin që vazhdon ende sot. Fjala "engjëll" do të thotë "lajmëtar, i parajsës", dhe Mërkuri/ Hermes është LAJMËTARI i perëndive, ose i dërguari i qiellit, astrolog, është ai që gjen dhe lexon mesazhet e perëndive ose trupave qiellorë (astronom) dhe mund të trasmetojë  njezve mesazhet nga qielli. Pothuajse e gjithë terminologjia fetare vjen nga ASTROTEOLOGJIA dhe ASTROLOGJIA. Doktrina e Astrologjis mundëson gjetjen e MESAZHEVE të qiejve nga 7 ARKËNGJËJT ose Elohim, ANUnaki! Për të kuptuar kuptimin ESOTERIK të simbolikës së fonetikës fenikase duhet deshifruar programimi i Elitës (EL/ YLL) i cili dominon këtë botë moderne përmes simbolve dhe nenkuptimeve. Ata që adhuronin EL-in, Atin-Perëndin BUALL (TAURUS, Bi-BULL-it) ata krjuan ritualet e lashta të qytetit fenikas Byblos i Kananit dhe kjo është arsyeja pse Testamenti i Vjetër/ Biblos / Bibla / Bi BUEL është plot me rituale të lashta të sakrificës.
Simboli i Buallit është dielli edhe hëna dhe është një simbol i fuqishëm, që zgjeron aspektin e astro-teologjisë dhe vetë gjuhës. Kur hëna është në hARKun e saj, ose gjysmëhënë, ajo ka formën me dy brirë të lakuar të një bualli. Njësoj kemi Apis, Zoti Buall egjiptian që përshkruhet gjithmonë me 2 brirët që simbolizojnë pjellorinë e hënës dhe me diskun diellor mbi kokën e tij. Apis përfaqëson diell-dhe-hënë (Sol-o-mon).
Duke kombinuar ANU (anë) dhe EL na del ANgEL, ose një Anë i EL-it. Dhe çdo kënd 30 gradë në rrotën e zodiakut është një Anë i EL, një rreze e  YLLIT/ Zotit.


 

Nessun commento:

Posta un commento