Ammianus Marcellinus shkruan se kishte një besim tradicional mes Galëve se "një grusht trojanësh të ikur prej grekëve dhe të shpërndarë zunë këto vende, asokohe të pabanuar" [2]. – Traditën e ngjashme që mbizotëron në letërsinë e hershme britanike, ne do ta gjykojmë në kohën dhe detajet e duhura. Kjo legjendë, me pak fjalë, rrëfen se Bru apo Brutus, pas lundroi për tridhjetë ditë dhe tridhjetë net, zbarkoi në Totnes, ku pasi vrau Gogmagogun gjigand dhe ithtarët e tij, ai marshoi për Troynovant apo Troja e Re, tani e emërtuar Londër.
Në përgjithësi, besohet se kjo vepër letrare e supozuar ishte një krijim i Geoffrey Monmouth, por ajo u zbulua më vonë në poemat historike të Tyssilia-s, një rapsodi nga Uellsi. Sipas një poeme që i atribuohet Taliesinit, gjysmë-mitikut "Kryetari i rapsodëve të Perëndimit", reputacionin e të cilit Sir J. Morris Jones e ka ringjallur kaq shkëlqyeshëm kohët e fundit, [3] "Një racë e shumtë, e ashpër siç thuhet të kenë qenë, ishin kolonizuesit origjinalë të Ishujve të parë Britanikë. Rrënjës nga një vend në Azi, dhe qyteti Gafiz. Thuhet të kenë qenë një popullsi e shkathët, por është i panjohur rajoni i cili ishte mëma e këtyre bijve, luftëtarë aventurierë të detit. Veshur me veshjen e tyre të gjatë, kush mund njehsohej me ta?
[1] Mackenzie, D. A., Myths of Crete and Pre-Hellenic Europe, p. 326.
[2] C/. Poste, B., Britannic Researches, p. 220.
[3] Y Cymmrodcyr, xxviii.
Aftësia e tyre kishte namin se ata ishin tmerri i Evropës. "Sipas Trinisë së Uellsit, vizitori i parë i këtyre ishujve nuk ishte Bru, por misteriozi dhe i fuqishmi, njëfarë Hu: "I parë prej tre udhëheqësve të cilët themeluan koloninë, ishte Hu Ngadhënjyesi, i cili erdhi me kolonët e parë. Ata erdhën nëpër detin me mjegull nga vendi veror, i cili quhet Deffrobani, që është vendi ku sot ndodhet Kostandinopoja"[1].
Edhe pse, siç do të shihet më vonë, Hu dhe Bru ishin në dukje i njëjti dhe vetmi person, nuk duhet të supozohet se Britania mund të jetë populluar nga një grup detarësh të vetmuar e aventurierë; anije e më pas anije të tjera, duhet të kenë mbërritur në këto brigje. Emri Albion sugjeron Albania, dhe në kohën e duhur unë do të lidh me të jo vetëm me Gjigantin Alban, por edhe Zonjën Albion dhe Princin e zanave Albion me Shqipërinë, Albany-në dhe "Shën" Albanin. Shqiptari i Greqisë karakterizohet ende nga guximi, veprimtaria, forca trupore e thjeshtësia e jetesës, dhe pa dyshim që ka një lidhje mes malësorëve të Shqipërisë dhe malësorëve të Albany (shënim: Albany është emri i vjetër i Skocisë), të cilët deri pak shekuj më parë, turreshin në betejë me britmën luftarake "Albani! Albani!" Nga turqit e ditëve të sotme, shqiptarët quhen Arnautë."[2] Nëse ky emër ka ndonjë lidhje me Argonautët është jo-material, duke qenë se ekzistenca historike e Argonautëve dhe anijes është çështje fakti, jo imagjinate.
[1]- Triad 4.
[2] - "Pikëpamja se gjuha shqipe është thjesht një përzierje e gjuhës greke dhe turke, ka kohë që është zëvendësuar nga bindja se edhe e përzier pse ajo është në thelb një gjuhë e veçantë. Gjithashtu, doktrina se ajo është futur së fundi në Evropë, po ashtu është braktisur. Ka çdo arsye për të besuar se ashtu si sugjeronte Thunmann, ajo flitej qysh në agim të historisë, në vendet ku flitet pikërisht në ditët e sotme."-Latham, R. G, Varieties of Man, p. 552.
[...] Mendohet se Etruria ka trashëguar shumë nga grekët para-historikë që banonin në Shqipëri dhe që adhuronin Atin Zeus në korijet e dushqeve të shenjta të Dodonës (shënim: bëhet fjalë për para-grekët, për pellazgët, paraardhës të shqiptarëve). Etruskët dhe grekët kanë qenë pa dyshim farefis i ngushtë (shënim: përsëri bëhet fjalë për pellazgët e Epirit jo për grekët e sotëm, sepse pranohet që pellazgët ndërtuan Etrurinë. Pellazgët ishin barbarë e jo grekë, sipas autorëve të antikitetit), dhe mund të dallohet nga qyteti i tyre Albano dhe lumi i tyre Albanus, se Etruskët nderonin në mënyrë të ngjashme Shën Albanin apo Princin Albion. Kryeqyteti i Etrurisë ishte Tarkoni, i quajtur kështu sipas emrit të Zeusit etrusk, i njohur atje si Tarkoni. Në hyrjen e librit “The Cities and Cemeteries of Etruria” (Qytetet dhe varrezat e Etrurisë), Dennis vë në dukje se gjatë shekujve etruskët ishin prijësit e detit, duke rivalizuar fenikasit në këtë sipërmarrje, duke themeluar koloni në ishujt e Detit Tirren “madje edhe në bregdetin e Spanjës, ku Tarragona (në emrin e së cilës ne dallojmë atë Tarkon) duket të ketë qenë një nga vendbanimet e tyre – një traditë e konfirmuar nga fortifikimet e lashta të saja. Madje, etruskët do të ishin të gatshëm të kolonizonin të largëtit “ishuj të bekuar” në Oqeanin Atlantik, ndoshta Madeiran apo një nga ishujt Canaries, sikur kartagjenasit të mos i kishin penguar ata.” Emri Madeira, rrënja e të cilit është “deira”, mund të lërë të kuptohet një origjinë ose nga Tyre ose Troja dhe nëse emrat e vendeve kanë ndonjë domethënie, atëherë duket e mundshme se etruskët kanë arritur deri në Albionin tonë të largët.
Titulli: Archaic England, an essay in deciphering prehistory from megalithic monuments, earthworks, customs, coins, placenames, and faeric superstitions (1919)
Author: Bayley, Harold
Publisher: London : Chapman & Hall ltd.
Nessun commento:
Posta un commento