martedì 6 luglio 2021

ZOJSI I ILIRËVE...

  Marrëdhëniet e ngushta dhe intensive ndërmjet botës greke dhe asaj ilire kanë kushtëzuar një ndikim të madh dhe të ndjeshëm, edhe në fushën e kultit, në përhapjen e kultit të perëndive të panteonit grek e të tjera. [...] Prej të gjithë perëndive dhe heronjve, duke lënë anash kështu kultin e Zeusit të Dodonës, të quajtur edhe Zeusi pellazgjik , që është temë më vete, prania e kultit të Poseidonit, Apolonit, Askepit dhe Dionisit është më e madhe.
Sa i përket Zeusit dodanas e pellazgjik, të quajtur edhe Zojzi i Dodonës, këtu po përmendim kultin e priftërve dhe të priftëreshave të orakullit të famshëm të Dodonës, të cilët Homeri i quan Selloi. Për aspektet e tjera të këtij Zeusi, të cilin ilirët e kanë quajtur Zojs, edhe për Dodonën, në shkencat albanologjike kemi një literaturë të pasur, e cila kap një periudhë prej Hahnit e deri te botimet më të reja të librave shkollore...__________________
Titulli: “Ngjashmëri të hyjnive homerike dhe atyre shqiptare”, Gjurmime albanologjike: Folklor dhe etnologji, v. 12-13
Autori: Engjëll Sedaj
Botues: Instituti Albanologijik i Prishtinës, 1982


 

Nessun commento:

Posta un commento