martedì 8 febbraio 2022

PËRBINDËSHI I WUHANIT DHE E ARDHMJA E PANDEMISË

Koronaviruset janë ndër viruset tek të cilët kërkimi dhe aftësia për t’i manipuluar gjenetikisht kanë marrë përmasa të frikshme. Në SHBA 60-70% e kërkimeve shkencore financohen nga DARPA, që është instituti i kërkimeve të Pentagonit, kërkime për qëllime ushtarake. Pas ndalimit të kërkimeve mbi atë që quhet “gain of function” nga qeveria Obama, Pentagoni përmes një OJQ-je të quajtur “EcoHealth Alliance” i zhvendosi kërkimet në Kinë, në laboratorin e Wuhan-it. Kjo, edhe me ndihmën e donacioneve bujare nga NAID e drejtuar nga Anthony Fauci. Kina është praktikisht një lloj laboratori ndërkombëtar për sa i përket kërkimit mbi armët biologjike. Në laboratorin e Wuhanit bëheshin kërkime me rrezikshmëri të lartë në limitet e konvencioneve të nënshkruara për armët biologjike dhe toksikologjike. Në 2013 Kina hap laboratorin e dytë BSL4, për të cilin nuk flitet asnjëherë, në Harbin, Mançuri, 2500 km larg Wuhanit, dhe një vit më vonë krijon, po në këtë laborator, virusin e parë kimerik si pasojë e rikombinimt të virusit gripit të shpendëve me virusin e gripit të njerëzve: H5N1 – një fakt që nuk përmendet – me qëllim për tu përdorur si armë biologjike. Strategjia kineze e krijimit të një laboratori të dytë, si shëmbëllim i të parit, ka të bëjë me mënyrën duale të të menduarit kinez sipas filozofisë të Yin-Yang, apo e sistemit dyfish. Në përputhje me këtë filozofi edhe laboratorin e dytë e drejton një femër, pak a shumë me të njëjtën moshë si Shi Zheng-Li në Wuhan, gjithashtu edhe ajo shumë e aftë në fushën e manipulimit të koronaviruseve. Një tjetër çudi, për ata që nuk e dinë historinë dhe për të cilën nuk flet askush është se kur ndodhi epidemia e Wuhanit në Janar, në Shkurt kemi të njëjtën epidemi, pra me të njëjtin virus, në zonën përreth laboratorit tjetër pasqyrë, në Harbin, por jo në rajonet e tjera. Që do të thotë dy vatra të shkëputura nga njëra tjetra përtej distancës që mund të përshkojnë lakuriqët e natës. Ndërkohë që në Wuhan zhvilloheshin Lojërat Olimpike Ushtarake, në Harbin zhvilloheshin Lojërat Kombëtare të Dimrit. Interesante, apo jo?! Zhvillimi i shoqërisë në vende si Kina dhe Izraeli bëhet sipas konceptit të fuzionit civil me atë ushtarak. Në këto vende kemi modelin e shtetit në të cilin çdo qytetar është njëkohësisht edhe ushtarak, përfshirë edhe kërkimin shkencor, i cili bëhet në dy drejtime: atë mbrojtës dhe atë sulmues; për mbijetesën e shtetit. Çdo kërkues kinez është edhe një kërkues që punon për forcat e armatosura dhe që të bësh kërkime shkencore në Kinë duhet t’i bashkëngjitesh ushtrisë. Në 2015, në Kinë futet biologjia si një nga prioritetet për zhvillimin e vendit, sepse sipas udhëheqësve ushtarakë, biologjia jepte mundësitë e zhvillimit të luftërave që nuk janë luftëra. Kjo sipas konceptit të Sun Tzu, një gjeneral ushtarak i cili ka shkruar rreth 2000 vjet më parë një vepër mbi strategjitë ushtarake të quajtur Arti i Luftës, në të cilën thuhet: “Arti i luftës më i lartë është ta mundësh armikun pa luftuar!” Sipas kësaj filozofie armët biologjike mund të përdoren për të infektuar armikun dhe pastaj ndërhyn ushtria me ushtarë të vaksinuar duke e fituar betejën pa sakrifikuar asnjë ushtar, sepse armiku është i sëmurë. Tentativat e para për të bërë armë biologjike janë me SARS dhe MERS. Këto mendohet se ishin viruse me afat kohor dhe ndoshta prandaj pas dy vitesh SARS u zhduk, madje edhe tek lakuriqët e natës. Ideja ishte të krijohej një armë kimike, e cila përhapej me anën e një virusi, pra një armë toksiko–biologjike. Në kohët moderne nuk është më e nevojshme të prodhohen bomba gjigante të mbushura me gaz nervin, mjafton ta vendosësh helmin në një virus dhe e shumëfishon organizmi vetë. Proteina spike është manipuluar për të qenë një proteinë toksike. Këtu dalim nga koncepti i thjeshtë i infeksionit viral dhe futemi në kiminë toksikologjike. Pra në konvencionin e armëve jo thjesht biologjike, por armë toksikologjike të induktuara nga një armë biologjike. Përveç kësaj, proteina spike kur çlirohet në qarkullim shkon dhe depozitohet në organe të ndryshme, në hapësirat intersticiale dhe nuk dihet absolutisht koha e degradimit të kësaj proteine apo nëse është e mundur të degradohet me mekanizmat imunologjike dhe enzimatike që kemi. Disa studime kanë vënë re se proteina spike ka gjithashtu edhe një domein në sipërfaqen e saj që është i llojit prionik, që do të thotë mund të veprojë si prion. Proteina që godasin sistemin nervor duke shkaktuar sëmundje neurodegjenerative (lopa e çmendur është një prej tyre), edhe SARS godiste sistemin nervor. Neurastenia muskulore, mjegulla mendore, long covid, etj mund t’i dedikohen toksicitetit që ka kjo proteinë në sistemin nervor. Viruset me ARN sot klasifikohen për nga frekuenca e mutacioneve, e cila mund të llogaritet në simulacionet që bëhen me kompjuterë të fuqishëm të cilët përllogarisin koeficientin e mutacionit të asaj klase virale. Sipas dokumenteve të brendshme të John Hopkings Center, në simulacionet e kryera gjatë Event 201, kjo klasë koronavirusesh duhet të pësojë mutacione me një frekuencë shumë më të ulët seç po ndodh aktualisht. Duket sikur përbindëshi i Wuhan-it ka dalë jashtë kontrollit. Ajo që ne shohim sot dhe që është shqetësuese për Omikronin, është se sipas modeleve teorike ai duhej të dilte në Maj 2022. Pra virusi ka përshpejtuar dhe kjo nuk ishte parashikuar nga modeli i simulacionit. Gjithashtu, sipas disa kërkuesve, Omikroni ka absorbuar një pjesë të një koronavirusi influencal, pra është bashkuar me një virus të gripit dhe si pasojë ka në sipërfaqe edhe receptorët e tij. Është krijuar një hibrid me atë që ishte tashmë që në fillim një kimerë, duke u përzierë me një virus influencal, gjë që ka rritur infektueshmërinë e tij. A është pandemia drejt fundit? Ndoshta! Kjo varet se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim. Montagnier, shkencëtarët indianë, etj, konstatuan se tek Sars-Cov-2 ka të paktën katër inserte gjenomike të virusit të Sidës, por indianët bënë një gjë shumë më gjeniale. Ata ndërtuan modelin 3D të proteinës spike dhe vunë re se këto inserte kodojnë për peptide të cilat vendosen në formën e një tripodi, apo trekëmbëshi duke rritur afinitetin e proteinës spike për tu lidhur me receptorin ACE2. Prania e këtyre inserteve gjenomike, sipas Joseph Tritto, ka sjellë frikën e rikombinimt të këtij virusi me virusin e Sidës, sepse mund të ndodhë shkrirja e të dy viruseve në një virus të vetëm. Edhe pse gjasat që të ndodhë janë të pakta, por jo të pamundura, do të kishim një virus të ri rikombinant i cili do të ishte si virusi i Sidës që integrohet në ADN njerëzore në mënyrë permanente, por me një veti të re: atë të infektimit përmes ajrit. Kjo do të sillte një valë të re pandemie të Hiv-it, ku vetëm një numër i vogël njerëzish (ato me defekt të receptorit CCR5) nuk do të infektoheshin. Pjesa tjetër e njerëzve do të ishin të detyruar të merrnin antiviralë për gjithë jetën sepse pasi virusi e integron gjenomën e tij në ADN-në humane, ajo mbetet përgjithmonë pjesë e saj. Po sipas Tritto, ky virus ka një karakteristikë shumë të ndryshme nga të mëparshmit që është ajo e mekanizmit të furinës. Ndërmjet dy nënnjësive S1 dhe S2 të proteinës spike ndodhet vendi mbi të cilën vepron furina, enzimë e cila e ndan këtë proteinë në këto dy nënnjësi. Shi Zheng-Li ka qenë gjeniale nga pikëpamja e realizimit, sepse përmes këtij mekanizmi arriti të kontrollojë aktivizimin e të dy nënnjësive S1 dhe S2 të proteinës spike. S1 është përgjegjës për infektueshmërisë, ndërsa S2 për virulencën (vdekshmërinë). Në këtë rast kemi të vendosur në qendër një sistem që lejon zhvendosjen ose në njërin drejtim, ose në tjetrin. Përsëri sistemi dual kinez i Yin-Yang. Kjo zonë funksionon si dopio zipping, si zinxhiri i një çante. Herë favorizohet S1, herë S2. Sipas gjeneracioneve që krijohen dhe si pasojë e presionit selektiv, hapet njëri zip dhe virusi bëhet më infektues, herën tjetër, në varësi të gjeneracioneve, hapet zipi tjetër dhe virusi bëhet më virulent (ndoshta përmes aktivizimit nga një tjetër proteazë: TMPRSS2, e cila vepron mbi një zonë specifike në S2). Ky është mekanizmi i dopio zipping, gjenial, por diabolik. Një mekanizëm që funksion si lavjerrës. Nëse forma D614g me vdekshmëri të lartë në SHBA vinte si pasojë e veprimit të furinës nga ana e S2 dhe pamë se në SHBA pati shumë të vdekur, tani jemi në momentin kur furina nuk ka shkuar nga ajo anë, por nga ana e S1, infektues, por jo virulent. Ky mekanizëm funksion si lavjerrësi i një sahati dhe herën tjetër mund të ndërrojë përsëri drejtim. Deri tani nuk është arritur të frenohet virusi por është përdorur një armë ushtarake mARN kundra një virusi ushtarak, e cila funksionon sipas parimit të shkaktimit të një kovidi më të lehtë në mënyrë që mos të marrim kovidin e rëndë (për këtë do flasim në shkrimin tjetër). Kjo lloj strategjie ka anën negative se nxit formimin e varianteve rikombinante si pasojë e evolucionit natyror të viruseve. Sars-Cov-2 është kudo, ndryshon vazhdimisht dhe ne vetëm mund të shpresojmë që të shuhet vetë, ashtu siç u shua SARS apo MERS, si pasojë e akumulimit të mutacioneve apo ndoshta e ndonjë afati kohor të vendosur, për siguri, në laboratorët e Kinës, përndryshe miti biblik i Noes apo mitet e lashta babilonase e të fiseve maja mbi zerimin e njerëzimit mund të bëhen realitet

Nessun commento:

Posta un commento